Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Komisioni i Venecias Kolegji Zgjedhor, probleme me kushtetuten

Publikuar me : 17.12.2011 Ne : Politike - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Luis Tanushi

Komisioni i Venecias miratoi dje rekomandimet për ligjin dhe praktikën elektorale në Shqipëri. Në një mbledhje që ka zgjatur rreth dy orë, delegacioni shqiptar në Venecia, i përbërë nga Jozefina Topalli, Ilir Rusmali dhe Damian Gjiknuri dhanë pëlqimin për rekomandimet e raportit lidhur me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku përfshihet edhe riformatimi i KQZ-së. Fillimisht, Komisioni i Venecias ftoi që të diskutonte kryetarin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Ilir Rusmali mbi projekt opinionin e përbashkët nga Komisioni i Venecias dhe OSBE / ODIHR.

Mësohet se rekomandimet e ekspertëve të këtij komisioni, bashkë me rekomandimet e raportit final të OSBE/ODHR-it do të jenë në qendër të reformës për sistemin zgjedhor. Riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rregullimi i procesit të numërimit dhe i ankimimit do të jenë pikat kryesore të axhendës së grupit të punës për ndryshimin e Kodit Elektoral. Miratimi i propozimeve, vjen vetëm pak ditë pas ngritjes së grupit të punës për reformën parlamentare.

Por një nga pikat kryesore të raportit të Komisionit të Venecias është çështja e Kolegjit Zgjedhor. Ai është një institucion i perceptuar në formën e një Gjykate Apeli, por që realisht nuk ka lidhje me sistemin gjyqësor pasi nuk varet nga hierarkia gjyqësore si Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Për më tepër anëtarët e tij zgjidhen nga partitë politike dhe për pasojë nuk japin llogari as në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Kolegji Zgjedhor

Komisioni i Venecias shpreh dyshime për formën e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor. Sipas saj, përcaktimi se vendimet e Kolegjit janë të formës së prerë, rrezikon që kjo pikë e Kodit të bjerë ndesh me Kushtetutën që për nga hierarkia e burimeve të së drejtës, ka përparësi. “Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i formës së prerë. Asnjë ankesë mund të bëhet kundër tij. Kjo dispozitë mund të ngrejë shqetësime kushtetutshmërinë”, thuhet në opinion.

Ekspertët kërkojnë një sqarim më të mirë të përzgjedhjes së gjyqtarëve të Kolegjit, veçanërisht të refuzimit të gjyqtarëve nga subjektet politike në momentin e hedhjes së shortit. Mungesa arsyes së përjashtimeve të gjyqtarëve, sipas opinionit rrit mungesën e transparencës dhe rrezikun e arbitraritetit. Ekspertët shkojnë edhe më tej, duke deklaruar se kjo praktikë shkon deri në ndikim politik në përbërjen e Kolegjit Zgjedhor dhe është e papajtueshme me parimin e pavarësisë së gjyqësorit. Komisioni i Venecias dhe OSBE / ODIHR rekomandon rishqyrtimin e mundësisë për partitë parlamentare për të refuzuar një gjyqtar për Kolegjin Zgjedhor pa asnjë motivim.

Mund të lejohet votimi i emigrantëve

Një pikë tjetër e raportit të miratuar dje nga Komisioni i Venecias lidhet me listat zgjedhore, ku sugjerohet qartësimi i së drejtës së votimit, duke tërhequr vëmendjen për një tendencë në rritje për të zgjeruar të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale të qytetarëve, të cilët kanë qenë banorë vetëm për një periudhë të caktuar.

Në opinionin e saj, Komisioni i Venecias kërkon përfshirjen e votimit jashtë vendit, një zgjedhje politike që sipas tyre nuk është kundër standardeve ndërkombëtare apo Evropiane. Por, edhe në këtë pikë, për shkak të politizimit tepër të madh, kërkohet kujdes për shkak të rreziqeve që mund të vijnë.

Rekomandimi: KQZ dhe komisionet e votimit të mos jenë politike

Raporti i Komisionit të Venecias që i është dorëzuar dje autoriteteve shqiptare analizon zgjedhjet e 8 majit dhe problemet që u hasën për shkak të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas ekspertëve të venecias, zgjedhjet lokale të 8 majit u karakterizuan nga polarizimi i madh dhe mungesa e besimit në mesin e dy partive kryesore politike. Për këtë arsye kërkohet ndryshimi i qëndrimit dhe praktikave të ndjekura deri tani nga grupimet kryesore politike dhe liderët e tyre duke cilësuar me rëndësi jetike paanshmërinë e administratës zgjedhore. Ndonëse jo në një të ardhme të afërt, ekspertët kërkojnë rishikimin e përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të komisioneve të dyta dhe të treta, duke shmangur përbërjen politike dhe përfshirjen në propozimin e anëtarëve të institucioneve të tjera që gëzojnë një shkallë të caktuar të besimit në mesin e qytetarëve, me kusht arritjen e një konsensusi të gjerë.

“Komisioni i Venecias dhe OSBE / ODIHR rekomandon rishqyrtimin e sistemit aktual të formimit të komisioneve zgjedhore, në mënyrë për të ngushtuar fushën e partiake e mundur dhe politizimi i administratës zgjedhore që i vë interesat partiake mbi interesat e votuesve. Dominimi i rolit të përfaqësuesve të partive politike në komisionet zgjedhore në të gjitha nivelet, mund të plotësohet duke emëruar, përveç përfaqësuesve të partive, zyrtarët e zgjedhur nga radhët e përfaqësuesve të gjyqësorit, shoqërisë civile apo të administratorëve profesionale të zgjedhjeve, pa përkatësi partiake”, theksohet në raportin e miratuar dje.

Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen skeptikë për mundësinë e realizimit të kësaj reforme për shkak të “situatës jashtëzakonisht të vështirë për të identifikuar individë apo organe që konsiderohen të paanshëm dhe të cilëve mund t’ju besohet detyra e emërimit të anëtarëve ‘neutralë’ të KQZ-së. Një tjetër sugjerim i Komisionit të Venecias lidhet me emërimin e anëtarëve të qendrave të votimit, ku në shumë raste janë tërhequr nga partitë politike në momentin e fundit.

Financimet e partive të jenë online

Komisioni i Venecias kërkon deklarimin paraprak të fondeve që partitë politike do të përdorin për zgjedhje. Sipas ekspertëve, është e domosdoshme që subjektet të regjistrojnë në një regjistër të gjithë të ardhurat e tyre nga fondet jopublike dhe publikimin e tyre online në faqen e KQZ-së. “Komisioni i Venecias dhe OSBE / ODIHR rekomandon përfshirjen në dispozitat e Kodit zgjedhor, detyrimin e garuesve të publikojnë (për shembull, në faqen e tyre ose nëpërmjet KQZ) shpenzimet e tyre javore në periudhën e fushatës.

Kjo do të çojë në kontrollin publik dhe nga media mbi shpenzimet”,- thuhet në pikën 88 të raportit. Problematike, sipas tij, është edhe financimi me fonde publike të partive, të cilat janë parlamente. Kjo formë trajtimi, sipas Venecias cenon garën e barabartë. Për këtë kërkohen ndryshime në Kod për një balancim më të mirë të mënyrës së financimit nga fondet publike.

Si do numërohen votat “e gabuara”

Një vend të rëndësishëm në opinionin e Venecias zë edhe procesi i numërimit të fletëve të votimit si dhe i fletëve të kontestuara. Komisioni i Venecias dhe OSBE / ODIHR rekomandon që Kodi të adresojë saktësisht problemin e votave të hedhura në kutinë e gabuar. Ekspertët kërkojnë një procedure më të qartë për përfshirjen e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara.

“Për shembull, fletët e votimit të tilla mund të vendoset në një grumbull të veçantë në tavolinë e numërimit dhe të numërohen pas përfundimit të numërimit të gjitha kutitë e votimit nga një qendër votimi”,- rekomandon Venecia. Komisioni rekomandon vlerësimin e të gjitha votave të kontestuara tërësisht dhe ndryshimin e Kodit për të garantuar se vetëm këto vota, që janë objektivisht të qarta, nuk konsiderohen si të pavlefshme. Opinioni kërkon shkurtimin e kohës së publikimit të rezultatit, edhe pse e sheh të pamundur nëse nuk rritet numri i grupeve të numërimit të votave.

Sugjerimet

Rregullat e sigurimit të emërimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore në kohën e duhur dhe parandalimin e largimit të tyre përveç kur është e motivuar siç duhet, si dhe refuzimin e një gjyqtari për Kolegjin Zgjedhor pa asnjë motivim

Ndryshimi dhe qartësimi i procedurave të numërimit të votave, sidomos në lidhje me fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara

Financimi i fushatës, si dhe veçoritë e zgjedhjeve në Tiranë

Ndërhyrja në dispozita që kanë të bëjnë me eksesin në media gjatë fushatës

Eliminimi i boshllëqeve të tjera dhe paqartësive, për shembull lidhur me zbatimin e pragut zgjedhor në zgjedhjet lokale, kërkesat gjinore, ankimet dhe apelimet

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit