|
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Sot, rezultati perfundimtar
Publikuar me : 15.05.2011 Ne :
Politike - 360 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Pavaresisht se rezultati perfundimtar ka dale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban ende peng rezultatin perfundimtar. Ky institucion permes zedhenesit Arti Lushi ben te ditur se do te duhet ende kohe deri ne daljen e te dhenave perfundimtare. KQZ shkon edhe me tej duke e cilesuar rezultatin te pakuptimte.
Aktualisht rezultati paraprak konsiderohet I pakuptimte sepse kandidatet garues u ndane me nje diference shume te vogel midis tyre. Eshte e kuptueshme qe mund te kete gabime njerezore gjate hedhjes se te dhenave paraprake sepse edhe praktika e tregoi kete ndonese ne shume pak raste. Per kete arsye KQZ duke marre ne konsiderate interesin e madh te zgjedhesve dhe te subjekteve zgjedhore, do te filloje menjehere verifikimin e tabelave te rezultateve te seciles QV dhe do te shpalle menjehere rezultatin zyrtar ne baze te Kodit Zgjedhor, theksoi Lushi.
Sipas ketij institucioni, arsyeja e voneses se publikimit eshte verifikimi i procesverbaleve te gjithe qendrave te votimit. Per me teper lihet te nenkuptohet se rezultati do te shpallet duke u bazuar tek procesverbalet e qendrave te votimit dhe jo tek tabela permbledhese e KZAZ-se duke paragjykuar rezultatin.
Ne baze te nenit 123 te Kodit Zgjedhor, KQZ e shpall rezultatin vetem pasi te kete verifikuar tabelen e seciles KZAZ me tabelen e rezultatit te cdo KQV dhe ne rast se ka mosrakordime, KQZ shpall rezultatin bazuar vetem ne rezultatin e tabelave te qendrave te votimit, deklaroi zedhenesi i KQZ-se Arti Lushi. Komisioni Qendror I Zgjedhjeve sqaron se per te pasur zgjedhje transparente ka vene ne perdorim edhe nje sistem elektronit te hedhjes se te dhenave qe sipas tyre do te mundesonte hedhjen ne kohe reale te votave.
Me qellim garantimin e nje transparence maksimale dhe informimin e publikut hap pas hapi, KQZ ngriti nje sistem per raportimin e te dhenave ne kohe reale nga cdo QV dhe kushdo arriti te perjetoje garen elektorale me te gjithe emocionin e saj ne numerimin e cdo kutie votimi, gjate transmetimit te rezultateve paraprake, deklaroi Lushi.
Verifikimi
Menjehere pas daljes se rezultatit paraprak Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur punen per verifikimin e te dhenave te hedhura per cdo qender votimi. Operatoret e sistemit qe jane vendosur ne KQZ po kontrollojne nese te dhenat e hedhura ne sistemin elektronik perputhen me ato te tabelave permbledhese te KZAZ-se si dhe me te gjitha procesverbalet per cdo kuti votimi qe eshte numeruar.
Kjo ka qene edhe arsyeja qe edhe deklarata e zedhenesit eshte shtyre disa here madje edhe mbledhja e KQZ-se e parashikuar per ne oren 18 00 eshte lene per diten e sotme. Gjithsesi gjasat per ndryshime rezultati jane pothuaj zero pasi per te hedhur nje te dhene ne sistem, behet edhe nje verifikim paraprak. Si rregull operatori pasi e shkruan rezultatin, kerkon konfirmimin e sekretarit i cili ka edhe kodin qe lejon te dhenen te futet ne sistem.
Eshte e pamundur me pas qe te behet korrigjimi i ketij rezultati nga operatori i KZAZ-se. Deri ne perfundimin e ketij verifikimi edhe media nuk ka mundur te marre tabelen permbledhese per cdo njesi e cila eshte shperndare ditet e tjera disa here ne dite duke ruajtur rezultatin perfundimtar. Rezultati fshihet edhe nga monitoret e vendosur ne korridorin e ketij institucioni.
97 ankesa ankimore ne KQZ
Ashtu sic pritej pas perfundimtar te procesit te numerimit te votave ka nisur edhe beteja e ankimimeve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per rezultatet. Deri tani ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve jane depozituar 97 kerkesa ankimore te cilat ndahen per kryetar dhe pjesa tjeter per keshilltare.
Nderkohe ne mbledhjen e djeshme nisi shqyrtimi i ankesave te partive per zgjedhjet ne disa bashki te vendit kerkesa per pavlefshmeri rezultati ne Bashkine e Policanit nga demokratet. Perfaqesuesit e mazhorances ne KQZ dhe perfaqesuesit e KZAZ-se 4 ne Çorovode I kerkuan KQZ-se qe te nise menjehere rivleresimin e fleteve te shpallura te pavlefshme, te mbikqyrura nga kamerat qe kane monitoruar procesin.
Nje tjeter kerkese e demokrateve ishte edhe zhvillimi I nje séance degjimore me anetaret e kesaj KZAZ-je per te hetuar sipas tyre rezultatin e dale duke pretenduar edhe ndryshimin e tij. Me 8 maj ne garen per bashkine e Policanit fitoi Adriatik Zotka, kandidati i Aleances per te Ardhmen me vetem 12 vota me shume se kandidati Caush Qato.
Rezultati i ngushte ndermjet dy garuesve ka nxitur demokratet qe te kerkojne edhe rivleresimin e votave te pavlefshme te cilat arrijne deri ne 78 gjithsej. Demokratet pretendojne se shumica e tyre jane ne favor te PD-se, ndaj dhe per kete arsye kerkojne rishqyrtimin e tyre me shpresen per kthimin e rezultatit perfundimtar ne favor te kandidatit demokrat.
Sipas Kodit cdo parti politike, pjesetare ose jo e nje koalicioni dhe kandidati i propozuar nga zgjedhesit kane te drejte te ankohen ne KQZ kunder vendimeve te KZAZ-se, qe cenojne interesat e tyre te ligjshem, brenda 3 diteve nga data e shpalljes se vendimit. Ne shqyrtimin e kerkesave ankimore te paraqitura, KQZ-ja shqyrton te gjithe problematiken e tyre, perfshire edhe pavlefshmerine e zgjedhjeve ne qendra te caktuara votimi, pa u kufizuar ne objektin e kerkimit te kerkeses ankimore te paraqitur nga subjekti zgjedhor.
KQZ hedh ne sistem dy here kutine tek njesia 8
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gabuar me te dhenat e hedhura ne njesine numer tete per me shume se dy dite. Njera kuti eshte hedhur dy here duke rritur artificialisht diferencen ndermjet dy kandidateve ne gare ne njesine numer 8 ne favor te Lulzim Bashes.
Nje fakt i tille pranohet edhe nga KQZ sipas se ciles gabimi ka qene njerezor. Pas rakordimeve te tabeles se rezultateve paraprake te hedhura ne sistem nga KZAZ-ja eshte konstatuar se rezultati I kutise NR 1931 ne KZAZ-ne NR. 52 eshte hedhur gabim dy here. Ky gabim I konstatuar I rezultatit edhe ne tabelen permbledhese ne kete njesi u permiresua, thuhet ne njoftimin zyrtar te KQZ-se.
Burime per Shekullin, bejne te ditur se rezultati I kesaj kutie eshte hedhur fillimisht ne sistemin e te dhenave ndersa me vone eshte ankimuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve nga KZAZ-ja. Anetaret e KQZ-se kane rene dakort qe ta konsiderojne te vlefshme rezultatin dhe per pasoje i kane nisur vendimin anetareve te KZAZ-se ku I kerkojne vlefshmerine e kutise. Operatori I sistemit e ka rihedhur kete te dhene duke sjelle edhe dublikimin e rezultatit. Gabimi eshte kapur nga vete sistemi kompjuterit diten e sotme, por gjithsesi ky gabim nuk ka reflektuar ne rezultatin perfundimtar.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 79 here.
ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”.
“Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »
|
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|