Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Komuna e Parisit, 3 vjedhje brenda 24 oreve

Publikuar me : 08.09.2011 Ne : Kronike - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Lindita Çela

Rruga Komuna e Parisit, një nga rrugët më të njohura dhe më të populluara në kryeqytet është bërë ditët e fundit, pre e vjedhjeve të përsëritura në brendësi të zonës, mes pallateve. Së paku tre vjedhje në dy ditët e fundit kanë alarmuar banorët e zonës duke e bërë situatën të frikshme sidomos për vajzat dhe gratë që lëvizin në zonë për nevoja të vogla shtëpiake. Në dy raste janë grabitur celularët dhe në një rast dje është grabitur çanta e dorës e një gruaje.

“Ishim duke blerë bukë, kur pamë që një vajzë disa metra larg nesh po “përleshej” me një djalë të ri. Menduam se ishte ndonjë grindje adoleshentësh sepse për momentin vajza nuk po thoshte asgjë veç pasthirmave. Më pas djali u shkëput duke e shtyrë dhe vrapoI duke u futur mes pallateve. Vajza u ngrit në këmbë duke klithur “celulari, bjer celularin” e më pas ja dha të qarës. Nuk e ndiqte dot atë maskarain, se ai u tregua shumë i shpejtë, kjo ishte me taka..”

Ky është rrëfimi i një gruaje banore në kompleksin Dulaku përballë Euromax, ndërkohë që vetëm pak minuta pas këtij rëfimi, patëm rastin të shihnim një skenë grabitjeje “live”. Pak metra më tutje zonës ku gruaja na tregoi këtë histori, disa djem të rinj ngrihen vrikth nga një tavolinë lokali e vendosur afër rrugës në afërsi të kompleksit Kristal. Disa metra para tyre syri na zë një djalë që u fut me shpejtësi mes pallateve. Dy djemve të ngritur nga tryeza iu deshën disa sekonda sat ë kalonin rrethimin e lulishtes dhe njëri prej tyre vrapoi në drejtim të grabitësit, kurse tjetri u kthye mbrapsht pas disa metrave, duke sharë dhe turfulluar. Pyetjeve të njerëzve përreth se çfarë ndodhi ai ju përgjigj: “Mori celularin nga tavolina që ia q.. robtë”.

Kur ishim duke hedhur në komjuter këto rradhë pasdite vonë, na telefonuan sërish në redaksi nga e njëjta zonë përballë pallateve që ndodhen në trekëndshin mes Universitetit të Nju Jorkut, supermarketit Euromaks dhe qendrës Kristal. Sërish vjedhje. Sërish një grua kalimtare viktimë. I kishin marrë çantën e dorës.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente të policisë. Në zonë jetojnë me shumicë edhe familje prokurorësh dhe punonjësish të policisë. Rruga njihet për një nivel të mirë jetese, dhe ndoshta kjo ka joshur hajdutët e rrugës që janë shtuar së tepërmi në kryeqytet muajt e fundit. 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 26 here.
Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urieShtëpia e Verdhë, foto arkiv Anëtarët e familjes Katuçi në Gurrë të Matit kanë hyrë në grevë urie kundër hetimit për akuzat e ish-senatorit, Dik Marty për transplant organesh njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë”. Kryetari i komunës Gurrë, Mustafa Celami konfirmoi lajmin, teksa shton se ka negociuar me ta për të shmangur grevën, pasi janë përfshirë të 15 anëtarët e çdo moshe. Të nxitur nga ky veprim ekstrem i familjes Katuçi, në kërkim të të drejtave të...Lexo te gjithe artikullin »


» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet
» Mal i Zi, vdes ne aksident shqiptari
» Tragjedia e Himares, Policia Shkak shpejtesia
» Greqi, kapen 112 kanabis, vinte nga Shqiperia
» Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence
» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit