Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Komunistet nderojne ish-komunistet!

Publikuar me : 26.07.2008 Ne : Kulture - 326 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Duket se nuk do te kishte kuptim 65-vjetori i batalionit partizan te Berzeshtes ne Rrethin e Librazhdit pa dy "ikonat" martire te regjimit komunist, Vilson Blloshmit dhe Genci Lekes. Krenaria jubilare e nderimit te Luftes Nacionalçlirimtare ne 65-vjetorin e krijimit te formacionit partizan ka nisur ne qender te fshatit te Berzeshtes, rreth 20 kilometra larg qytetit te Librazhdit. Pikerisht tek nje rrap disa shekullor, ku 65 vjet me pare djemte e kesaj krahine do te ngrinin te paren çete partizane qe me pas do t‘i bashkohej Brigades se 17 Sulmuese. Ishin niperit dhe pasuesit e familjeve te ketyre luftetareve qe do te perkujtonin me krenari dhe respekt vlerat dhe gjakun e te reneve 65 vjet me pare. Ishte iniciative e kreut te Komunes se Qukesit Imer Blloshmi, ku ben pjese edhe ky fshat, qe jubileu i kesaj çete te perkujtohej dhe te nderohej me krenari te ligjshme. Ndaj per kete qellim, ne sheshin e pjerret te ketij fshati, rreth 200 pjesemarres do te perjetonin dy oret e festes sa me nostalgji per rinine e atyre viteve qe e lidhi jeten e saj me luften aq dhe me krenarine se nga cili brez vinin dhe çfare misioni kishin ne keto vite te demokracise. "Nderojme gjakun e 22 djemve te Berzeshtes qe rane per liri e demokraci, jashte ndikimeve politike, por ne te njejten kohe perulemi para dy figurave te zones sone, Blloshmi dhe Leka, te cilet u martirizuan per fjalen e lire dhe jeten demokratike", do te shprehej kreu i kesaj komune. Rralle do te ndodhte qe mes krenarise se tepruar per ata qe rane per lirine e Atdheut te nderoheshin edhe dy te pushkatuar te regjimit te eger komunist, siç ishte rasti i dy poeteve nga Berzeshta, Genci Leka dhe Vilson Blloshmi qe u ekzekutuan ne menyren me barbare nga regjimi qe perendoi. Te pranishmit, te gjithe pa perjashtim, kane nderuar me te njejten monedhe respekti dhe obligimi jetesor si te renet ne lufte, ashtu edhe heronjte Blloshmi dhe Leka, qe diktatura komuniste ua preu jeten ne mes, vetem se ishin perpara kohes qe jetonin dhe mendimet e principet e tyre nuk perputheshin me direktivat e regjimit te Enver Hoxhes. "Une respektoj ata qe derdhen gjakun per liri, por ndihem mire qe ne kete feste partizane nderohet edhe vellai im bashke me shokun e tij te idealeve", ka pohuar Manushaqe Leka, motra e heroit te demokracise, Genci Leka. Jo thjesht per dekor, takimi jubilar ka marre ngjyra festive nga pjesemarrja e motrave kengetare Irma dhe Eranda Libohova.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit