Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Konfirmimi i paaftesise

Publikuar me : 29.12.2011 Ne : Kuriozitete - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bardha Barjaba*

Ndoshta kandidati për kryebashkiak Lulzim Basha e quajti një fjalë goje premtimin e tij për të hapur 30 mijë vende pune në Tiranë. Një premtim që ndoshta do të harrohej.  Por ajo që premtoi kandidati Basha tashmë po sfidon hapur Kryetarin e  bashkisë Basha. Kjo sfidë tregon se premtimi i mësipërm, përvecse një show elektoral, ishte edhe një detyrë e vështrë për kryetarin dhe administratën e Bashkisë së Tiranë. Nuk ndjehem e lumtur kur konstatoj këtë fakt. Por kam përpara projektin e buxhetit të Bashkisë së Tianës dhe si këshilltare bashkiake e kryeqytetit, përvecse jo e lumtur, jam edhe kritike. Madje, më duhet të jem e rreptë, duke konstatuar sesi fshihet pas fjalëve dhe premtimeve të bukura, mungesa totale e vizionit të administratës për politikat e hapjes së vendeve të punës.

Dëshiroj të bëj më parë një parantezë. Kur premtimi për 30 mijë vendet e punës u artikulua publikisht nga kandidati i atëhershëm, pavarësisht skepticizmit të natyrshëm që vinte nga mungesa e instrumentave ligjorë dhe burimeve financiare, personalisht dëshiroja që ky premtim të mbahej. Përmbi skepticizmin tim, madje përmbi pikëpamjet dhe pozicionet politike, mendoja se nëse kandidati fitonte dhe ky premtim mbahej, 30 mijë familje të kryeqytetit do të jetonin më mirë. Baballarët dhe nënat e fëmijëvë ose fëmijët e prindërve të moshuar do të provonin shijen dhe gëzimin që të jep puna. Për më tepër, cilësia e jetës së tyre do të përmirësohej.

Kandidati Basha fitoi me mënyrat që i dimë të gjithë. Por unë me shpresë prisja të gjeja në projektin e buxhetit të Bashkisë, konkretizimin e këtij premtimi.Poedhe garancinë se këto vende pune do të hapeshin. Por tani që në vend të kandidatit Basha i duhet të flasë Kryetarit Lulzim Basha puna ndryshon. Konkretisht, në zërin Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, projekt-buxheti parashikon të alokojë rreth dy përqind të fondeve, po aq sa parashikon edhe për zërin Kujdesi social. Kjo ëshë një shifër kurajoze, aq më tepër që paraqitet si një novacion i politikave dhe programeve bashkiake. Alokimi i  112 milion e 760 mijë lekë në mbështetje të programeve për hapjen e vendeve të punës janë një inisiativë për tu përgëzuar. Këto janë afërssht të barabarta me shumën që alokon në mënyrë të përvitshme qeveria në Programin   e Nxitjes së Punësimit,  një program publik i cili zbatohet nga Ministria e Punës dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

Por për tu përgëzuar është vetëm guximi, i cili, nëse shkojmë më thellë, kthehet në të kundërtën e vet. Është për të ardhur keq që administrata e Bashkisë dhe hartuesit e këtij projekti nuk kanë të qartë nocionin e politikave të punësimit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kjo sepse buxheti i programuar për tu alokuar për këtë politikë,  parashikon financimin e një programi, që vështirë t’i gjenden pika takimi me politikat për hapjen e vendeve të punës. Konkretisht, projekti parashikon që buxheti për Zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës do të financojë inisiativën më të re për Tiranën, “SmartCity”. Aktivitetet konkrete që përfshihen nën këtë projekt përfshijnë aktivitete që shumë pak, për të mos thënë aspak, kanë të bëjnë me  hapjen e vendeve të punës. Ato përfshijnë investimin për disa përmirësime në teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit të Bashkisë, të cilat mund t’i bashkangjiten cilitdo programi të saj. Por jo atij për krijimin e vendeve të punës.

Për këtë, specialistët e Bashkisë duhej të kishin konsultuar praktikat dhe  modelet për hapjen e vendeve të punës dhe vetëm atëherë mund të ishin sugjeruar alokimin e fondeve për këto qëllime. Shpallja me bujë e programeve publike për të cilat qytetarët kanë ndjeshëmri të lartë, por edhe nevoja emergjente, mund të krijojë një entusiazëm të përkohshëm. Që shpejt kthehet në zhgënjim. Është e qartë se vizioni dhe programet për destinimin e këtyre fondeve, praktikisht mungojnë. Kjo do të ishte gjysma e së keqes. Gjysma tjetër ka të bëjë me atë se cfarë fshihet pas praktikës “Programo fonde, qoftë edhe pa pasur gati programet përkatëse”. Mungesa e garancive për shndërrimin eficient të financimeve publike në shërbime e produkte për qytetarët, është me tëpër se mungesë vizioni. Ajo quhet paaftësi.

 

*Anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit