Tirane- Nje dite pas incidentit mes kandidatit te PD-se per komunen e Dajtit, Besim Kuka me biznesmenin Ylli Hidri, pronar i linjes se autobuzeve nga Linza ne Tirane, policia i ka komunikuar ketij te fundit vetem akuzen e kanosjes serioze me arme si dhe te prishjes se rendit dhe qetesise publike.
Vete ai nuk ka pranuar te jape para hetuesve versionin e tij si dhe te sqaroje rrethanat e ngjarjes, duke pohuar se do te fliste ne prani te nje avokati. Ne te kundert ai ka kerkuar nga policia kryerjen e nje akti- ekspertimi mjeko- ligjor, ndersa burimet e policise thane se ai ka pretenduar se eshte dhunuar fizikiksht dhe eshte qelluar me sende te forta nga nje grup personash qe shoqeroheshin me kandidatin e Partise Demokratike Besim Kuka. Burime te policise se kryeqytetit thane se Hidri nuk ka ngritur pretendime ne lidhje me ushtrimin e dhunes dhe rrahjen ndaj tij nga simpatizante te kandidatit te PD-se Kuka.
Gjithsesi te aferm dhe te aferm te tij thane se ai pritet te beje nje kallezim ndaj ketyre personave ne Prokurorine e Tiranes, me akuzen e demtimeve te tjera me dashje si dhe te plagosjes se lehte me dashje me sende te forta. Si prove sipas burimeve ai pritet te perdore pikerisht aktin e ekspertimit mjeko- ligjor te marre nga ekspertet perkates pas vizites se kryer ne ambientet e komisariatit nr.4, ku ai ka qene i ndaluar.
Ne kete akt, mjeket ligjore mesohet se kane vleresuar se ai ka marre demtime serioze ne trup, si hematoma ne pjese te ndryshme te trupit te cilat duket se jane demtime te shkaktuara nga sende te forta. Nje fakt i tille sipas burimeve te policise dhe hetuesve mund te sherbeje vetem si rrethane lehtesuese per te, ndersa ai gjithsesi pritet te akuzohet per prishje te rendit dhe qetesise publike si dhe kanosje per vrajse ndaj dy personave te ndryshem mes te cileve edhe kandidati i PD-se per kryetar komune ne Dajt, Besim Kuka.
Mbremjen e te premtes ne rrugen kombetare Tirane- Dajt, prane stacionit te autobuzeve te linjes Linze- Tirane, ndodhi nje incident mes disa personave, ku pati edhe te shtena me arme. Pas mberritjes se policise ne vendin e ngjarjes, u pretendua se kandidati i PD-se ishte tentuar te vritej me arme, pas nje konflikti per ceshtje politike me Ylli Hidrin, pronar i nje linje autobusesh nga Linza ne Tirane.
Ne te kundert, per Shekullin te aferm te Hidrit thane se nje grup personash qe shoqeroheshin me kandidatin demokrat provokuan biznesmenin, duke i pohuar atij se nuk do ta kishte edhe shume kohe linjen e autobuzeve. Konflikti u acarua me perleshje fizike, ndersa per vetembrojte sipas te afermve te Hidrit ai qelloi me nje arme gjahu shotgan ne ajer. Pas ngjarjes policia shoqeroi palet ne polici dhe dje ne oret e para te mengjesit u vendos qe Hidri te arrestohej per prishje te rendit dhe kanosje serioze per vrasje.