Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Kronike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një konflikt i lindur motive të dobëta ka çuar në përdorimin e armës, nga e cila të dy kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë, ku Ilir Nika, 27 vjeç, dhe Bari Bregu, 36 vjeç, pas një grindjeje me njëri-tjetrin janë plagosur me pistoletë.
Bregu është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por ka përfunduar në prangat e policisë vetëm gjysmë ore pas ngjarjes.
Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak, ku janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje.