Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kontrabanda e naftes, Ina Rama Prokuroria po heton te gjitha akuzat

Publikuar me : 19.10.2010 Ne : Kuriozitete - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Kryeprokurorja e Pergjithshme Ina Rama ka deklaruar sot se Prokuroria eshte duke hetuar cdo akuze te bere per kontrabanden e naftes. Duke iu pergjigjur interesimit te medias per deshmine e ish kreut te METE-s, Dritan Prifti, Ina Rama theksoi se prokuroria do te dale me nje version zyrtar pasi te beje hetimet e nevojshme.


Zoti Dritan Prifti ka dhene deklarimet e tij ne prokurorine e Tiranes te cilat i konsiderojme te vlefshme per hetimin. Prifti eshte pyetur ne cilesine e personit qe ka te dhena apo dijeni rreth ketij fakti. Ne duhet te verifikojme dhe te hetojme nese ka ekzistuar dicka e tille. Une do ju lutesha qe te prisnit qe te dalim ne nje version zyrtar te prokurorise, tha Ina Rama.


Deklarata u be pas konferences per Mbrojtjen e Monedhes Euro, ku moren pjese me perfaqesues nga 20 vende te Europes. Konferenca e organizuar nga Ministria e Brendshme e Shqiperise dhe Zyra Shteterore Bavareze e investigimeve do te vazhdoje deri ne daten 23 Tetor.

_____


Pak dite pas deshmise se ish ministrit te METE-s, Dritan Prifti, ne Prokurorine e Tiranes, dje organi i akuzes ka therritur biznesmenin Rezart Taci.


Mesohet se Taci ka qendruar ne Prokurori per rreth 90 minuta, duke dhene shpjegime per denoncimin e Dritan Priftit per kontrabanden e naftes dhe perfshirjen ne te te numrit dy te policise, Agron Kulicajt.


Pas daljes nga Prokuroria Rezart Taci nuk beri asnje koment per mediat.



***


Ish-ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, deputeti Dritan Prifti, pak dite me pare ka dorezuar ne prokurori nje bllok shenimesh me te gjitha detajet e kontrabandes se naftes.



Kam ardhur ne prokurori per te bere detyren time si qytetar. I qendroj akuzave qe kam bere publike dhe do ti paraqes prokurorise faktet dhe dokumente per te gjithe evazionin dhe kontrabanden qe ka ndodhur. Besoj dhe shpresoj qe prokuroria kete gje ta marre parasysh, se nese do ta marri parasysh, ky do te jete nje nder hetimet e shekullit sepse ka per te dale shume llum,- tha deputeti Prifti para se te hynte ne zyren e drejtuesit te Task-Forces se prokurorise, Dritan Rreshka. Ky i fundit, se bashku me oficerin Elidon Hysenaj, kane renditur per tre ore procesverbalin e marrjes ne pyetje te deputetit Prifti me vullnetin e tij te lire dhe me cilesine e deklaruesit.



Ish-ministri Prifti, i qendroi akuzave te bera publike ne media. Duke dorezuar nje sere shenimesh me shkrim dore, mes tyre emra personash, punonjes te Ministrise se Energjetikes, punonjes te policise se Portit te Vlores, ish-titullare dhe drejtues te policise se Komisariateve te ndryshme, emra punonjesish te Policise tatimore dhe punonjes te anti-kontrabandes,-thuhet nder te tjera nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes. Gjithashtu, keto burime shtuan se deputeti Prifti, i dorezoi prokurorit Rreshka edhe disa numra dhe data te ndryshme te shkresave zyrtare qe ndodhen ne Portin e Vlores, zyrat e policise tatimore ne Fier e Vlore apo punonjesve te doganave. Sipas deklarimeve te Priftit, te gjithe keto shkresa dhe pyetja e ketyre personave te deklaruara nga ai, do te provojne kontrabanden e naftes te llojit Virgin.
Deputeti Prifti, permendi dhe tregoi edhe disa mesazhe (sms) telefonike, ku ish-vartes te institucionit te tij, te Inspektoratit te Hidrokarbureve apo punonjes me funksione te ndryshme publike e kane njoftuar se si zv/drejtori i Policise, Agron Kuliqi, i kishte kerkuar lirimin e boteve te ngarkuar me nafte virgin te cilat nuk perfundonin ne port te Vlores por ne pika te ndryshme te karburanteve ne vend,- thane burimet e Prokurorise se Pergjithshme. Sipas ketyre burimeve, te gjitha keto pretendime te deputetit Prifti do te verifikohen dhe hetohen me kujdes, per te zbardhur te verteten e akuzave publike qe ish-ministri ka drejtuar ne adrese te punonjesve te tatimeve, doganave dhe vete zv/drejtorit te Pergjithshem te Policise, Agron Kuliqi.



Nderkaq, pas tre ore pyetje-pergjigje, deputeti Prifti ka lene prokurorine, duke deklaruar se do jete i gatshem per te zbardhur te gjitha akuzat. Une sot (dje) kam bere nje deshmi per rreth tre ore dhe kam dhene listen e informacioneve qe une kisha per te dhene per kete gje. I kam premtuar prokuroreve qe prej sot e tutje kjo ceshtje eshte sekret hetimor, nuk mund te flas me detaje pervec deklaratave politike sepse ka filluar nje proces hetimor serioz ne prokurorine e Tiranes dhe duhet ta leme te bejne punen e tyre-tha Prifti duke iu pergjigjur edhe drejtorit te doganave, Flamur Gjymshika, i cili pak dite me pare tha se nuk ka pas kontrabande nafte. Deklaratat qe jane bere nga ana e Doganes mendoj se jane te pasinqerta ose te pakten jane te verifikuara keq sepse nga informacionet qe kam pasur une si Minister i Ekonomise kjo gje ka ndodhur, keshtu qe le te flase prokuroria dhe institucionet,-tha Prifti, duke i bere thirrje prokurorise te mos lekunden nga asnje lloj presioni politik.

Largimi i Priftit dhe akuzat per korrupsion
Dritan Prifti u largua nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, me 14 shtator te ketij viti duke e akuzuar kreun e Levizjes Socialiste per Integrim, z.Ilir Meta se i kishte kercenuar familjen. Pas shkarkimit nga detyra nisen edhe akuzat e ashpra ne media mes dy paleve. Prifti permendi rastin e arrestimit te Eduard Belegut. Ai u arrestua per nje aktivitet te tijin privat te vitit 2005. Une kam bindje te plote qe goditja e tij ishte nje paralajmerim per mua nga segmente te caktuara te qeverise dhe te shtetit. Ai u arrestua padrejtesisht per nje ceshtje te vjeter qe prokuroria me turp, pas nje muaji e mbylli dhe e deklaroi ate te pafajshem. Nga analiza ime kam evidentuar nje person ne kete mes qe quhet Agron Kulicaj, qe sot eshte nendrejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit. Une ne momente te caktuara kam informuar edhe kryeministrin per kontrabanden e naftes, ne te cilen jane perfshire edhe policia e doganat. Beheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej ne tregun shqiptar. Kryeministri i ka dhene porosi ministrit te Financave por edhe sot nuk ka asnje rezultat,-pat deklaruar Prifti gjate intervistave per mediat.


Dyshimet si kryhej kontrabanda e naftes duke shitur llumin e mbetur si karburant cilesor
Hetimet e prokurorise
per periudhen 2007 - 09

Hetimet e prokurorise per kontrabanden shteterore jane perqendruar ne periudhen 2007 - 09, kohe kur, sipas akuzave te deputetit Prifti, zv/drejtori Kulicaj urdheronte me telefon vartesit e tij per ti lejuar botet e mbushura me Virgin te shperndaheshin neper pika karburanti brenda territorit shqiptar. Kompania Albpetrol kryen nxjerrjen e naftes bruto nga vendburimet dhe me pas e dergon ate ne rafinerite e kompanise Armo. Kjo kompani, perpunonte me teknologjine qe ka ne dispozicion naften e nxjerre nga vendburimet dhe nga perpunimi nxirrte nje perqindje te caktuar nafte D2 qe perdoret per mjete bujqesore. Ndersa nje perqindje te caktuar nga ky perpunim, kthehej ne mbetje Virgin (llumi i mbetur nga perpunimi), qe sipas rregullit, keto mbetje te ngarkuara ne bote transportohen per ne portin e Vlores dhe me pas dergohej ne rafinerite italiane apo gjermane per perpunim-thuhet nga burimet e prokurorise. Por, ketu qendron edhe dyshimi i ngritur ne hetimet e Task-Forces, ku sipas tyre, botet qe ngarkoheshin per eksport nga rafinerite e Armo-se ne Fier, niseshin drejt portit te Vlores. Ne destinacionin e caktuar, sipas akuzes, ka pasur raste qe nga 10 botet e nisur nga rafineria e Armo-s vetem nje ka mberritur ne port, te tjeret jane shkarkuar ne pika te ndryshme te karburanteve ne vend. Neper keto pika, perziheshin dy njesi nafte e rregullt D2 dhe nje njesi nafte e cilesise se keqe (Virgin) dhe me pas shitej si nafte e mire. Nderkohe, nga ana tjeter, dokumentacioni perpilohej, ne menyre fiktive, sikur keto mjete jane derguar ne Itali dhe Gjermani per perpunim per llogari te Armo-s.



Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit pas ketyre denoncimeve dhe apelit te vazhdueshem te opozites per nisjen e hetimeve, ka regjistruar procedimin penal per dy akuza.


Gjithcka mori shkas pas deklarimeve publike te deputetit Prifti, qe akuzoi ne dy emisione televizive direkte numrin dy te Policise se Shtetit, Agron Kulicajn. Sipas ketyre burimeve mesohet se pas regjistrimit te procedimit penal, eshte kontaktuar me deputetin Prifti, i cili ka shprehur gatishmerine qe sot ne ora 13 00 te paraqitet ne zyrat e Task-Forces per te dhene shpjegime te hollesishme ne lidhje me keto akuza. Pyetja e deputetit te larguar tashme nga Levizja Socialiste per Integrim, Dritan Priftit, mesohet se do te behet me cilesine e deklaruesit apo personit qe ka dijeni per ceshtjen. Gjithashtu, pritet qe pasditen e se premtes, Prifti pervec deklarimeve te tija ne lidhje me akuzat publike, pritet te dorezoje edhe prova shkresore ku provon akuzat e ngritura ndaj Kulicajt.



Deputeti i PS-se, Taulant Balla ka deklaruar se Agron Kulicaj nuk mund te hetohet dot nga SHKB-ja, pavaresisht denoncimit direkt nga ana e ish ministrit Dritan Prifti, pasi ai e ka kunat.


Si mund te pretendojme qe kunati te hetoje kunatin- ka thene Balla, duke theksuar se kabineti qeveritar i ngjan gjithnje e me shume nje organizate kriminale.


I menjehershem ka qene reagimi i Ministrit te Transporteve, Sokol Olldashi qe theksoi se duhen hetuar akuzat e Priftit, deputetit te sapolarguar nga LSI. Po te hetohet Kulicaj por edhe Edi Rama, pasi Prifti edhe ate e ka akuzar per droge


Vetem pak kohe perpara se Prokuroria te njoftonte nisjen e hetimeve, Partia Socialiste ka riperseritur thirrjen per Prokurorine, duke i kerkuar nisjen e hetimeve per perfshirjen e numrit dy te policise Agron Kulicaj ne kontrabande nafte.

*******
Pas akuzave publike te bera nga ish kreu I METE-s, Dritan Prifti per kontrabanden e naftes nga numri dy i policise, Agron Kulicaj ka reaguar drejtori i Pergjithshem i Doganave.


Ne nje komunikim me mediat, Flamur Gjyrmishka ka theksuar se tashme nga ana e doganave eshte ngritur nje grup pune qe po merret me hetimin e akuzave.


Ai ka pohuar se aktualisht per kontrabanden ka vetem dyshime, nderkohe qe ka shtuar se per momentin nuk rezulton gje per ate periudhe kohe qe ka denocnaur ish ministri i Energjetikes, Prifti.



Nderkohe Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur hetimin ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj, i akuzuar pak dite me pare nga ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, se kryen kontrabande nafte. Edhe pse akuza e ish-ministrit ishte konkrete, asnje nga institucionet shqiptare nuk mori mundimin per ta hetuar. I vetmi institucion qe ka nisur, te pakten nje lloj hetimi, eshte ILDKP, kreu i te cilit ka urdheruar hetimin e plote pasuror te Kulicajt. Shekulli boton sot te gjitha deklaratat zyrtare te pasurise se Kulicajt, te plotesuara nga vete zv.drejtori i Policise.


Pasuria e Kulicajt
Sipas deklarimit zyrtar te bere nga vete Kulicaj, ne vitin 2005, rezulton se ai zoteron nje apartament banimi me siperfaqe 105 meter katrore ne rrugen Reshit Çollaku, te cilin e ka blere ne vitin 1999, me vlere 42.000 dollare. Nderkohe, ne banke, Kulicaj ka depozituar 41 000 euro dhe 22 mije dollare. Gjate 2005-es, ai ka shitur autoveturen e tij me vlere 8000 euro kurse ne 2000 nje apartament me siperfaqe 50 meter katrore i marre nga Ministria e Brendshme per punonjesit e saj me privatizimin ne vitin 1995. Te ardhurat vjetore te zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise deri ne muajin tetor, per vitin 2005, llogariten ne shumen 972.000 leke, ndersa shperblimet nga ministria kapin vleren 243.000 leke. Per tre muajt e tjere te vitit, Kulicaj ka marre edhe 308 mije leke nga puna si drejtor. Bashkeshortja e tij si mesuese ka perfituar gjate ketij viti 247 mije leke. Per vitin 2006, Kulicaj ka perfituar 1.822.402 leke nga Ministria e Brendshme, ndersa bashkeshortja e tij 299 mije leke. Ne vitin 2007, Kulicaj ka ushtruar detyren e re ate te Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Gjate ketij viti, paga vjetore e tij ka qene 1.277.500 leke, ndersa te ardhurat vjetore te bashkeshortes se tij kane qene 375.000 leke. Viti pasardhes ka qene teper i mire per pasurine e tij. Gjate vitit 2008, zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise ka shtuar nje milione leke te perfituar nga nje vendim gjyqesor, i cili ka ndare nje pasuri te perbashket te familjes Kulicaj dhe 7000 euro te tjera te depozituara ne nje banke. Nderkohe, nga kursimet e te ardhurave familjare, ne banke ka depozituar nje tjeter shume 7000 euro. Paga vjetore e Kulicajt, per vitin 2008, eshte 1.537.313 leke, ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij jane rritur krahasuar me vitet e tjera, duke shkuar ne 433.424 leke. Sipas deklarimit te zv.drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj, pasuria e tij eshte shtuar me 500.000 leke dhe me 2000 euro te depozituara ne dy banka te ndryshme. Te ardhurat vjetore per vitin 2009, nga paga dhe shperblimet ne Policine e Shtetit arrijne ne 1441794 leke, ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij nga puna ne Drejtorine Rajonale te Arsimit Tirane shkon ne 495 964 leke.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit