Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kontrabanda, hetohet pasuria e Agron Kulicajt

Publikuar me : 06.10.2010 Ne : Politike - 163 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

ILDKP nis hetimin ndaj Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise. Prifti Kulicaj te pergjigjet edhe per zhdukjen e Eduard Belegut


TIRANE - Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka nisur hetimin ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj, i akuzuar pak dite me pare nga ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, se kryen kontrabande nafte.


Edhe pse akuza e ish-ministrit ishte konkrete, asnje nga institucionet shqiptare nuk mori mundimin per ta hetuar. I vetmi institucion qe ka nisur, te pakten nje lloj hetimi, eshte ILDKP, kreu i te cilit ka urdheruar hetimin e plote pasuror te Kulicajt. Shekulli boton sot te gjitha deklaratat zyrtare te pasurise se Kulicajt, te plotesuara nga vete zv.drejtori i Policise.


Pasuria e Kulicajt


Sipas deklarimit zyrtar te bere nga vete Kulicaj, ne vitin 2005, rezulton se ai zoteron nje apartament banimi me siperfaqe 105 meter katrore ne rrugen Reshit Çollaku, te cilin e ka blere ne vitin 1999, me vlere 42.000 dollare.


Nderkohe, ne banke, Kulicaj ka depozituar 41 000 euro dhe 22 mije dollare. Gjate 2005-es, ai ka shitur autoveturen e tij me vlere 8000 euro kurse ne 2000 nje apartament me siperfaqe 50 meter katrore i marre nga Ministria e Brendshme per punonjesit e saj me privatizimin ne vitin 1995.


Te ardhurat vjetore te zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise deri ne muajin tetor, per vitin 2005, llogariten ne shumen 972.000 leke, ndersa shperblimet nga ministria kapin vleren 243.000 leke. Per tre muajt e tjere te vitit, Kulicaj ka marre edhe 308 mije leke nga puna si drejtor.


Bashkeshortja e tij si mesuese ka perfituar gjate ketij viti 247 mije leke. Per vitin 2006, Kulicaj ka perfituar 1.822.402 leke nga Ministria e Brendshme, ndersa bashkeshortja e tij 299 mije leke. Ne vitin 2007, Kulicaj ka ushtruar detyren e re ate te Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit. Gjate ketij viti, paga vjetore e tij ka qene 1.277.500 leke, ndersa te ardhurat vjetore te bashkeshortes se tij kane qene 375.000 leke. Viti pasardhes ka qene teper i mire per pasurine e tij.


Gjate vitit 2008, zevendesdrejtori i Pergjithshem i Policise ka shtuar nje milione leke te perfituar nga nje vendim gjyqesor, i cili ka ndare nje pasuri te perbashket te familjes Kulicaj dhe 7000 euro te tjera te depozituara ne nje banke. Nderkohe, nga kursimet e te ardhurave familjare, ne banke ka depozituar nje tjeter shume 7000 euro.


Paga vjetore e Kulicajt, per vitin 2008, eshte 1.537.313 leke, ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij jane rritur krahasuar me vitet e tjera, duke shkuar ne 433.424 leke. Sipas deklarimit te zv.drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit, Agron Kulicaj, pasuria e tij eshte shtuar me 500.000 leke dhe me 2000 euro te depozituara ne dy banka te ndryshme. Te ardhurat vjetore per vitin 2009, nga paga dhe shperblimet ne Policine e Shtetit arrijne ne 1441794 leke, ndersa te ardhurat e bashkeshortes se tij nga puna ne Drejtorine Rajonale te Arsimit Tirane shkon ne 495 964 leke.


Akuzat e Priftit


Ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, pak dite pas largimit, akuzoi policine, doganat dhe tatimet se jane te gjitha te implikuara ne kontrabande nafte. Per kete kontrabande, ai permendi me emer zv.drejtorin e policise, Agron Kulicaj.


Por, Prifti ka shkuar edhe me tej, duke e akuzuar Kulicajn edhe per zhdukjen e ish-keshilltarit te tij, Eduard Belegu. Agron Kulicaj eshte nje person, per te cilin une dyshoj per shume mekate, disa prej te cilave ia kam thene Berishes me kohe. Kurse keshilltari im, Eduard Belegu, eshte arrestuar me buje, pa shkak te perligjur, dhe per te me kercenuar mua si minister.


Tani Belegu eshte zhdukur dhe Agron Kulicaj duhet te thote ku eshte Belegu, - ka deklaruar Dritan Prifti. Ndersa Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, ka deklaruar ne 28 shtator se po hetohet per akuzat e bera ne adrese te zevendesdrejtorit te Policise, Agron Kulicaj. Por, punonjesit e policise qe po kryejne hetimin thane se nuk jane duke hetuar zv.drejtorin e tyre, por fenomenin ne teresi.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit