Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kontrolli, doganat nuk mblodhen 1.8 mln dollare

Publikuar me : 22.01.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

E. Senja

Tatimet, doganat si edhe dhënia me qira apo shitja e pronave shtetërore janë sektorët, në të cilët abuzohet me shumë në drejtim të realizimit të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Departamenti i Kontrollit të të Ardhurave në Arkën e Shtetit ka përfunduar një kontroll në dhjetor të vitit të shkuar në pjesën më të madhe të degëve të doganave në Shqipëri, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si edhe në disa Drejtori Tatimore Rajonale duke kapur një dëm total prej 1.8 milionë dollarë. Ky është dëmi i kapur vetëm nga ky departament nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit të shkuar, por KLSH ka gjithsej katër departmente, të cilat kanë përfunduar tashmë analizat duke nxjerrë në pah miliarda lekë abuzime të të ardhurat, por edhe shpenzime nga buxheti i shtetit. Pjesë dërrmuese e dëmit është kapur në degët e doganave ku kampione për mosrealizimin e të ardhurave është dega e Doganës në Durrës, dëmi i të cilës përbën 77 për qind të totalit.

Në doganën e Durrësit është kapur një dëm prej rreth 143 milionë lekë. Shkeljet kanë të bëjnë kryesisht me mosmbledhje të detyrimeve ndaj subjekteve të ndryshme ku një pjesë të saj e përbën mosmbledhja e detyrimeve nga zhdoganimi i makinave apo artikujve të ndryshëm. Dogana e Durrësit është një ndër pikat më të mëdha hyrëse dhe dalëse në Shqipëri, me qarkullimin më të lartë të mallrave. Në vend të dytë për nga shuma e shkeljeve të kapura, renditet Dogana e Qafë Thanës me një vlerë 11.1 milionë lekë, më pas vjen Dega e Doganës së Kakavijës me një vlerë shkeljesh 9 milionë lekë, Qafë Thana me shkelje 8 milionë lekë, Dogana e Vlorës me 6 milionë lekë, etj. Krahas dëmit të kapur në dogana, probleme në mbledhjen e të ardhurave kanë shfaqur edhe tatimet, të cilat mundën të realizojnë vetëm 92.7 për qind të planit për 2011.

Departamenti i Kontrollit të të Ardhurave të Buxhetit të Shtetit kontrolloi 22 subjekte gjatë vitit të shkuar ku pas verifikimeve ka dhënë 139 masa administrative, nga të cilat janë zbatuar 61 të tilla. Po ashtu, KLSH ka kërkuar zhdëmtimin e të gjithë vlerës së dëmit të kapur në 339 raste, nga të cilat janë realizuar 102 kërkesa. Për sa i përket shkelësve, KLSH ka dhënë 60 masa disiplinore ndaj personave përgjegjës në nëntë institucione të kontrolluara. Masat janë të tipit: Largim nga Shërbimi Civil, pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, kalim në një nivel më të ulët, etj.

 

 

Institucionet                                         Dëmi

 

Dogana e Kapshticës                          1.3 mln lekë

Dogana Elbasan                                  2              “

Dogana e Qafë Thanës                      11.1        “

Dogana e Kakavijës                           9              “

Dogana e Durrësit                                143         “

Dogana e Vlorës                                  6              “

Dogana e Shkodrës                             8              “

Dogana e Lezhës                                 0.5          “

Dogana e Korçës                                 3              “

Tatim-Taksat Vendore Durrës          1.5          “

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit