Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Kronike - 30 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjykata e rrethit Gjyqësor në Korçë, ka dhënë masën e dënimit për babanë tutor me 15 vite burg.
Bëhet fjalë për shtetasin Pëllumb Mullaj, i cili akuzohej pasi shfrytëzonte dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç për ushtrim prostitucioni.
Duke iu referuar policisë, babai i çonte vajzat tek klientët në moshë të madhe kundrejt një pagese të caktuar. Shfrytëzimi, kishte nisur pas divorcit me gruan e tij. Mullaj kishte nisur shfrytëzimin e minoreneve që në vitin 2004, kur vajzat kanë qenë në moshën 8 dhe 10 vjeç dhe ka vazhduar deri në vitin 2006.