Publikuar me : 27.08.2011 Ne :
Kronike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjenden tre fëmijët e zhdukur në Korçë prej 3 ditësh. Policia i ka arritur t’i gjejë 3 fëmijët në një nga lagjet e qytetit.
Zhdukjen e fëmijëve e kishte denoncuar në polici nëna e tyre, e cila hodhi hipoteza se fëmijët mund të ishin rrëmbyer për qëllime trafikimi.
34-vjeçarja Shpresa Trimi denoncoi sot në polici zhdukjen prej tre ditësh të 3 fëmijëve të saj të mitur: S. T., 13 vjeç, M. T., 6 vjeç dhe G. T., 4 vjeç, të tre lypës në rrugët e qytetit.
Sipas policisë së Korçës, ky nuk është rasti i parë i largimit të këtyre fëmijëve nga shtëpia. Familja Trimi jeton në kushte të rënda ekonomike dhe me konflikte të vazhdueshme brenda saj.