Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Kronike - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Korçës, sot ka bërë të mundur
kapjen dhe ndalimin e shtetasit Bernard Bylykbashi
, 42 vjeç, si autor i vepres penale të “Prodhimit
dhe shitjes se narkotikëve në bashkëpunim”.
Ky shtetas së bashku me shtetasit Kundret Bylykbashi 69 vjeç, Altin Bylykbashi 37 vjeç dhe David Bylykbashi 33 vjeç, merreshin me prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.
Sipas policisë, lënda narkotike e sekuestruar peshonte 37 kg e 188 gr
, ku
prej saj,
10 kg e 331 gr u gjeten në automjetin e shtetasit Bernard Bylykbashi, me targe PIZ 9280, i cili po udhëtonte nga fshati Boboshticë ne drejtim të fshatit të Dardhës.