Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Kronike - 34 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një person është plagosur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa është aksidentuar nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në Kryqëzimin e Plasës, kur një automjet me targa DV 2137 A, i drejtuar nga Artion Ceno, 30-vjeç, ka aksidentuar shtetasin Selami Berberi, 73 vjeç.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Mësohet se policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, sikundër ka nisur hetimet paraprake
për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë aksident.