Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 41 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga policia e Korçës bëjnë të ditur se një sherr i nisur në Facebook, për foto dhe komente, përfundoi në një përgjakje me fraktura dhe dëmtime serioze për një 19-vjeçar.
Personat e përfshirë në sherr janë Dritan Osmanaj 26 vjeç dhe R.Mici, 19 vjeç, banues në Pogradec dhe student në Korçë. Pas shkëmbimit të batutave të para në Facebook, kanë nisur dhe ofendimet mes dy të rinjve.
Më pas Osmanaj takoi 19-vjeçarin Mici dhe e ka rrahur atë. Ai e ka qëlluar me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime serioze në pjesë të ndryshme të trupit. Pas verifikimit të fakteve, policia ka arrestuar 26-vjeçarin Osmanaj.
Mici është shtuar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.