PRISHTINE- Flamujt kuq e zi kane mbushur kryeqytetin e Kosoves, Prishtinen, me rastin e 28 Nentorit dites se Pavaresise se Shqiperise.
Megjithese 28 Nentori nuk radhitet ne mesin e festave shteterore ne Kosoven qe u shpall e pavarur ne 17 Shkurt 2008, kjo dite qe kosovaret e quajne edhe si dita e Flamurit Kombetar, vazhdon te kremtohet ne forma te ndryshme.
Mijera shqiponja dykrenare fluturojne neper rruge dhe sheshet e Prishtines, qe jane veshur me ngjyrat kombetare kuq e zi nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare, qe kane paralajmeruar dhe koncerte me grupet me te njohura.
Bashkia e Prishtines, nga ana e saj, ka planifikuar nje numer aktivitetesh festive, perfshire dhe nje program te pasur kulturo-artistik, ndersa kjo dite do te festohet deri naten vone ne te gjithe Kosoven.
Ne sheshin ku ndodhet monumenti i Gjergj Kastriot Skenderbeut, pritet qe kreret me te larte te vendit te vendosin kurora me lule, per tu zhvendosur me pas ne Prekaz, ne Kompleksin Memorial Adem Jashari, ku nderojne te gjithe shqiptaret.
Kryeministri ne detyre, Hashim Thaci dhe Presidenti ne detyre, Jakup Krasniqi do te marrin pjese dhe ne ceremonine e zbulimit te pllakes se emertimit te Aeroportit Nderkombetar te Prishtines me emrin e Heroit, Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Ne kete ceremoni eshte paralajmeruar pjesemarrja e personaliteteve te larta edhe nga Shqiperia, Maqedonia, etj.
Dita e Flamurit dhe e Pavaresise se Shqiperise, si dite e gjithe kombit, festohet tradiconalisht ne Kosove, edhe kur kjo feste ishte e ndaluar nga serbet.
Per te tretin vit e gjithe Kosova e feston e pavarur diten e Pavaresise se Shqiperise dhe per te 12-en here nga viti i lirise, 1999. Shteti me i ri evropian, Kosova, deri sot eshte njohur nga 72 vende anetare te OKB-se. (ATA)