Gazeta e njohur franceze Le Monde boton nje shkrim per raportin e Dick Marty dhe ve ne dyshim hipotezen e trafikut te organeve.
Nje raport i hartuar nga senatori zviceran Dick Marty per trajtimin cnjerezor te personave dhe trafikun ilegal te organeve njerezore ne Kosove, u adoptua te marten me 25 janar ne Keshillin e Europes dhe u diskutua ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara me 16 shkurt.
Efekti i nxehte mediatik qe shkaktoi ky lajm, shkoi deri atje sa u duk sikur te gjitheve u vinte keq pse kishin njohur nje shtet te rrezikshem dhe deshtak dhe te gjithe pane se ky raport dukej se po shmangej nga kerkimi i se vertetes dhe i drejtesise per te cilin ai ishte hartuar.
Ne fillim kerkimi i se vertetes.
Ketu nuk eshte fjala per te mbrojtur nje lider politik, Hashim Thacin, as te mohosh se ka pasur kampe te burgosurish ngritur prej UÇK-se, Ushtrise Çlirimtare te Kosoves dhe as trajtimet jo njerezore dhe ekzekutimet e hamendesuara qe jane praktikuar atje.
Proceset e Gjykates Penale te Hages per ish-Jugosllavine kane vertetuar tashme realitetin e krimeve te tilla dhe misioni Eulex ka hapur nje dosje per te pakten dy kampe te tille te UÇK-se ne Shqiperi. Nese raporti i Dik Martit eshte nje ndihmese ne kete drejtim, ne vetem se mund ta falenderojme ate.
Por per fat te keq na duhet te konstatojme se, qe kur eshte bere publik, ky raport ka sherbyer per te tjera qellime, dmth te relativizoje krimet e kryera nga regjimi i Miloshevicit; te kriminalizoje UÇK-ne ne teresine e saj ; te deligjitimoje pavaresine e Kosoves dhe te ngadalesoje procesin e njohjes se saj ne vijim ; ta rendoje dialogun qe do te hapet mes Serbise dhe Kosoves dhe te diskreditoje institucionet nderkombetare
Z. Marti mbrohet duke thene se nuk eshte ky qellimi i tij. Le ti besojme per nje cast.
Sipas tij-ne nje interviste dhene nje medieje shqiptare Albinfo.ch-, raporti i tij eshte interpretuar keq. Nuk eshte UÇK-ja si e tille qe eshte kriminalizuar ose kritikuar(...), nuk eshte kriminalizuar nje popullsi e tere, (...). Une besoj se pjesa me e madhe e kosovareve kane qene viktima dhe u eshte dashur te paguajne nje cmim te rende., (...) une nuk them se z. Thaci eshte drejtperdrejt i implikuar ne nje trafik organesh, por them se persona afer tij jane implikuar, (...), kurre nuk e kam kontestuar pavaresine e Kosoves si te tille,etj..
Si ti kuptojme atehere kontradiktat mes vetepermbajtjes se treguar ketu dhe radikalitetit te komenteve qe kane shoqeruar dhe mbeshtetur kete raport? Mos duhet te shikojme ketu nje kthim prapa ose nje pedalim ne te kundert dhe me destinacion opinionin shqiptar, atje ku pasojat e argumenteve te pamjaftueshme mund te nxisin interpretime tendencioze?
Nje hetim i ri ?
Nese kerkimi i se vertetes vuan nga kjo mungese qartesie, kerkimi i drejtesise a mund te kryhet qe me pare me perpjekjet e z. Marti? Asgje nuk eshte me pak a me shume e sigurte.
Duke perzier e ngaterruar krimet e luftes me krimet politike dhe antinjerezore dhe duke perqendruar vemendjen te trafiku i organeve, raporti ngjall indinjaten per nje afere nga me sensacionalet, por dhe me te brishtat sa u takon provave.
Keto zhurma vijne nga ish-prokurorja e TPI-se, Karla del Ponte, e cila, megjithese deklaronte se hetimet e saj nuk kishin mundur te arrinin deri ne fund, ajo deklaronte me 2008 nje trafik me permasa te medha ne te mallkuaren shtepi te verdhe, ndersa dy vjet me pas, hetimi i zotit Marti qe flet vetem per disa dhjetera raste dhe lokalizon heqjen e organeve ne nje tjeter lokalitet.
Keshtu, rrefimi per kete trafik eshte modifikuar ne menyre te ndjeshme. Por, pavaresisht ndryshimeve te dallueshme te bera prej autorit qe trashegoi kete afere, raporti nuk sjell asnje element prove te re ose percaktuese.
Hetimi i z. Marti kerkon nje hetim te ri per te gjetur provat. Nderkaq, nese kjo dosje nuk ka qene e mbeshtetur me pare e aq me pak mund te mbeshtetet tani, ajo do te coje ne te vertete ne nje impas juridik.
Kjo ceshtje nuk do te vihet atehere perpara ceshtjeve te tjera qe jane ne skene, si ceshtja e te zhdukurve prej konfliktit mes Serbise dhe Kosoves (le te kujtojme se viktimat e UÇK-se jane ne pjesen me te madhe shqiptare dhe se jane ende 1823 te zhdukur, te cilet ne pjesen me te madhe jane zhdukur prej regjimit te Miloshevicit) se, per kunderpeshe, kjo ceshtje mund te bjere ne harrese duke diskredituar keshtu edhe angazhimin e Europes per ti gjetur ata.
Me tej akoma, propozimi per te krijuar nje Gjykate te Krimeve kunder Njerezimit ad hoc, vendosur jashte Kosoves te le nje shije jo te mire. Z. Marti ne fakt thote se misioni europian qe eshte ne vend, Eulex, eshte i paafte te coje deri ne fund nje hetim serioz.
Megjithate pasazhet me solide te raportit te tij mbeshteten mbi rezultatet e hetimit te Eulex-it dhe rezoluta e Keshillit te Europes i jep Eulex-it mbeshtetjen e saj.
Misioni europian, me ane te zedhenesit, ka afirmuar vullnetin e tij dhe aftesine per te drejtuar procesin juridik.
Mbrojtja e deshmitareve nuk kerkon krijimin e nje organizmi juridik, por forcimin e sherbimit te mbrojtjes se deshmitareve, i krijuar tashme nga Eulex dhe angazhimi i shteteve europiane per te marre ne mbrojtje deshmitaret ne rast nevoje
Raporti i Martit trajton nje teme themelore ate te te zhdukurve, por perqendrimi mbi akuzat per trafik organesh dhe denigrimi i Eulex-it, sic ben autori i ketij denoncimi, e shperbejne kauzen qe ai pretendon te mbroje. Kjo kauze qe kushtezon ndertimin e Kosoves si nje shtet te vertete te se drejtes duhet te mbrohet. Ndryshe dhe seriozisht.
Antoine Garapon, Joel Hubrecht, Georges-Marie Chenu, Pierre Hassner, anetare te komitetit « Kosova » Pergatiti ne shqip Ilir Yzeiri, bashkepunetor i TV5 Monde dhe Le monde