Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kosova pret me gure Boris Tadic, Vetevendosje do te bllokoje doganat me 14 janar

Publikuar me : 09.01.2012 Ne : Politike - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në rrjetin Facebook mijëra qytetarë nga Shqipëria i janë përgjigjur ftesës së Vetëvendosjes për 14 janarin 

Ardit Rada

Çfarë do të ndodhë më 14 janar?

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mobilizimin e aktivistëve të saj dhe shqiptarëve nga të gjitha trevat për të organizuar bllokimin e paralajmëruar të dy pikave doganore Dheu i Bardhë dhe Merdare. Këto dy pika doganore janë të vetmet përmes së cilave kryhet transporti i mallrave nga Serbia drejt Kosovës. Vetëvendosje ka parashikuar që më datë 14 janar në orën 13:00 protestuesit do të mblidhen në secilën pikë doganore. Pushtimi i këtyre dy pikave doganore është parashikuar të jetë paqësor duke synuar të pengojnë kalimin e të gjitha mjeteve të pajisura me dokumente serbe dhe duke imponuar kështu reciprocitetin. Sipas Vetëvendosjes kjo ka një domethënie të madhe pasi protestuesit do të zëvendësojnë të shtunën e 14 janari policinë e Kosovës. Kjo e fundit sipas lëvizjes është akuzuar se nuk po kryen punën e saj në vazhdim. Nga ana tjetër, protesta e cila bart rreziqet e përplasjes së dhunshme mes aktivistëve dhe forcave të EULEX është parashikuar që në çdo rast të reagohet paqësisht. Njoftimi i Vetëvendosjes u është shpërndarë rreth 22 mijë anëtarëve të saj në të gjithë Kosovën si dhe simpatizantëve nga treva të tjera. Qëllimi i pushtimit të Dheut të Bardhe dhe Merdares është ndërgjegjësimi i qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtareve që të kuptojnë se Kosova e dëshiron reciprocitetin dhe nuk e pranon të kundërtën.

 

Arsyet e pushtimit

 

Sipas organizatorëve të aksioneve në pikat doganore, ky bllokim është në mbrojtje të prodhimit të vendit i cili sot është i paktë dhe me pak perspektivë për shkak të uzurpimit të tregut nga Serbia. Për ato pak ditë sa vazhdoi zbatimi i reciprocitetit tregtar me Serbinë, sipas Vetëvendosjes prodhuesit e vendit filluan të marrin frymë më lirshëm. “Shitjet e tyre u rritën, rrjedhimisht u rrit prodhimi, dhe për pasojë u rrit edhe numri i personave të punësuar. Pa prodhim nuk ka zhvillim as ekonomik e as shoqëror.  Në Republikë, pushteti nuk sundon mbi popullin, por populli sundon e qeveria qeveris dhe ekzekuton. Republika është interesi i përgjithshëm. “ – thekson në deklaratë Vetëvendosja.

 

Mijëra protestues edhe nga Shqipëria ?

Të paktën dy mijë persona nga Shqipëria i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për pjesëmarrje në bllokimet e pikave doganore të Kosovës. Njoftimi i shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje përmes rrjetit social Facebook ka bashkuar mijëra shqiptarë të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre të shtunën e 14 janarit. Lëvizja në fjalë njoftoi dje se dhjetëra autobusë janë të gatshëm të nisen nga Tirana mëngjesin e datës 14 dhe të kthehen sërish pasditen e së dielës. “Nisja me autobusë nga Tirana drejt pikave kufitare me Serbinë bëhet në datën 14 janar, në ora 7:00 të mëngjesit, në sheshin “Skënderbej”, para Pallatit të Kulturës.” – theksohet në njoftimin e VV. Udhëtimi dhe akomodimi në çadra i vënë në dispozicion falas për qytetarët e Shqipërisë synon grumbullimin e sa më shumë protestuesve për tu përballur me makinat serbe si dhe forcat e sigurisë në Merdare dhe në Dheun e Bardhë. Lëvizja Vetëvendosje tha dje se ky bllokim është në mbrojtje të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. I menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve të Tiranës të cilët kanë shpërndarë zyrtarisht thirrjen për bashkim në Dheun e Bardhë dhe në Merdare. Përmes një njoftimi për shtyp duke përcjellë edhe ftesën e Vetëvendosjes, Qendra Studim-Kritikë-Veprim ka konfirmuar pjesëmarrjen e dhjetëra studentëve si dhe ka bërë thirrje të mëtejshme për bashkim.

 

Tadiç pritet me gurë në Deçan. Presidenti serb: Kosova, toka jonë!

Pavarësisht se vizita e presidentit serb Boris Tadiç ishte parashikuar të kishte karakter fetar, ai nuk ka mundur ta përmbajë veten duke lëshuar deklarata të forta politike ditët e Krishtlindjeve ortodokse. I ndodhur në Manastirin e Deçanit, Tadiç tha se Kosova është toka e Serbisë ndërkohë që shtoi se Serbia as që ka ndërmend të largojë institucionet paralele në veri të Kosovës. Tadiç tha dënoi dje dhunën e shënuar të premten ndaj eskortës së tij e cila u qëllua me gurë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe banorë të Deçanit. Rruga e Boris Tadiç u pengua disa herë ndërsa policia e Kosovës njoftoi edhe një udhëtim të mundshëm të tij me helikopter. Ndërkohë, peshkopi serb Teodosije u uroi besimtarëve që Nata e Kërshëndellave të jetë festa e paqes dhe e dashurisë. Duke iu referuar akteve të dhunës, Teodosije uroi që “Jezusi të çrrënjosë nga çdo e keqe shpirtrat e popujve”.
Ndërkohë, aktivistë të Vetëvendosjes kanë gjuajtur të shtunën me gurë edhe automjetin në të cilin ndodhej ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç. Sipas agjencisë serbe të lajmeve “FoNet”, Bogdanoviç ishte duke u kthyer nga manastiri i Deçanit kur automjeti i tij është goditur nga disa banorë të cilët i kishin zënë rrugën. Lajmi i cili u konfirmua edhe portalet kosovare në internet bën të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga sulmi. Ndërkohë, eskortat e veçuara ku udhëtonin zyrtarët e lartë serb janë penguar edhe në dyert e manastirit ku një grup prej 30 personash pas përleshjeve me forcat policore kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të marra. Policia njoftoi se të ndaluarit prej saj janë liruar ndërsa aktivistët kanë tentuar që përveç Tadiçit dhe Bogdanoviçit të bllokojnë dhe rrugën e ambasadorit rus në Kosovë, Aleksandër Konuzin i cili ka tentuar të ndërrojë destinacion dhe të shkojë në Pejë duke braktisur Deçanin. Konuzin ka qenë mjaft i ashpër kohët e fundit edhe me deklaratat e tij si dhe me ndërhyrjen në veri ku pak ditë para Vitit të Ri qeveria ruse dërgoi mbi 20 kamionë me ndihma për serbët e veriut.

Serbia e nis e para

Duket se praktika e bllokimit ka nisur fillimisht nga autoritetet doganore të Serbisë të cilat vazhdojnë t’u shkaktojnë probleme qytetarëve kosovarë në pikat kufitare të Merdarës dhe atë te Dheu i Bardhë, në rajonin e Gjilanit. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelanit, në bazë të kontakteve që kanë me autoritetet serbe, arsye për krijimin e një kolone të gjatë në pritje të shtetasve kosovarë ditën e djeshme është procesi i regjistrimit të të dhënave. Kelani bëri me dije se këto kolona në pikat kufitare, Merdare dhe te Dheu i Bardhë, arrijnë deri në katër kilometra. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha gjithashtu se në bazë të kontakteve që kanë me autoritetet në Serbi, ata kanë thënë se janë duke bërë të pamundurën për të evituar këto probleme, mirëpo gjendja ka vazhduar të mbetet e njëjtë deri mbrëmjen e djeshme.

 




Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit