Perfaqesuesit e mazhorances jane gjendur ne veshtiresi dje kur ne nje nga fletet e votimit kandidati Lulzim Basha ishte cilesuar vrases. Fleta me etiketimin vrases eshte gjendur ne kutine numer 1963, e cila i perket njesise numer nente. Flete qe kane pasur shenime qe nuk jane ne perputhje me specifikimet qe jep Kodi kane qene te shumta ne kete proces, por shenimi i gjendur ne njesine numer 9 eshte edhe me i vecanti.
E quani te vlefshme kete fleten ketu ku votuesi shikohet qartesisht qe ka votuar per kandidatin e mazhorances Basha.. , ironizoi avokati i Partise Socialiste, Eno Bushi.
Perfaqesuesit e djathte nuk kane humbur kohe. Po per nje vote tjeter qe ishte aty dhe ne krah te emrit te Rames ka vene nje shenje kryq te thyer ?- u shpreh Oerd Bylykbashi. Pas ketyre debateve u vendos qe kjo flete te quhet e pavlefshme.
Ne 4 maj, ne diten e fundit te fushates, kandidati demokrat per bashkine e kryeqytetit u quajt per here te pare publikisht vrases ne Fakultetin e Inxhinierise nga nje pedagoge, Flora Hanelli.
Incidenti ndodhi ndersa Basha ishte duke thene qe do zgjidhim problemet e Tiranes, se do tu rrime problemeve ne koke etj. Ne kete moment pedagogia eshte ngritur dhe ka thene Ne krye ke qene, pse nuk i ke zgjidhur problemet? Pse nuk kemi rend, pse nuk kemi qetesi, ke qene minister i brendshem...
Studentet kane nisur te duartrokasin. Dy persona shoqerues te kandidatit te PD-se kane tentuar ti prese fjalen pedagoges, por ajo ka vijuar duke e quajtur Ti je vrases dhe maskara.
Kandidati per kryetar bashkie filloi te fliste per te ardhmen. Nje njeri qe nuk i njohim asgje nga e shkuara, na flet per te ardhmen. Miklonte perfaqesuesit e fakultetit dhe ata njerez qe ishin te tij duke thene se i ka patur partnere dhe do ti kete ne punet publike. Kjo tek shpura e tij krijoi ovacion ndersa ata studente qe ishin, ulen koken. E neveritshme per mua. Per ti dhene ketij nje sfond rinie perdorin fakultetin. Ndaj vendosa tia them dy fjale. Ato qe askush nuk guxon tua thote publikishtAta tentuan te me nxirrnin jashte zvarre dhe une u mbajta fort pas karrigeve. Me pas me vijne dy studente, qe une nuk u njoh kush ishin, u thane atyre te hiqnin duart nga mua. Filluan te levizin dhe studentet e tjere. Kjo shkaktoi panikun e tyre, dhe me pas u terhoqen. Me vone filluan ulerimat e perkrahesve te tyre dhe ishte e kote qe te rrija aty. Une braktisa sallen. Studentet e mi me duartrokiten dhe me pas filluan te iknin dhe ata, - deshmoi znj.Hanelli asokohe ne nje interviste per Shekullin.