Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
KQZ pranon kerkesen per referendum kunder importit te plehrave

Publikuar me : 23.12.2011 Ne : Politike - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Denis Dedej

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka hapur dje rrugën fillimit të procedurave për zhvillimin e një referendumi popullor kundër importit të plehrave. Mesditën e djeshme KQZ ka pranuar kërkesën e Aleancës kundër importit të plehrave, por nga ana tjetër ka rënduar procedurat që duhet të ndiqen për marrjen e firmave. Krahas firmosjes së formularit tip “F-01” që është miratuar nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve, të gjithë firmëtarët duhet që të lënë një kopje të kartës së identitetit ose të pasaportës për t’ia bashkëngjitur fletës për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum. Një kërkesë e tillë është kundërshtuar nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridjan Salianji dhe përfaqësuesit e Aleancës kundër importit të plehrave. Ndërsa ideja për shtimin e dokumentacionit që duhet të dorëzohet për të miratuar referendumin popullor ka ardhur nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti. Ky i fundit ka hedhur hije dyshimi mbi vërtetësinë e firmave që do të dorëzohen.

“Ligji për referendumin në mbështetje të kërkesës depozitohen në KQZ. Mbledhja e firmave rrugëve, lokale apo diku është krejtësisht e papranueshme. Gjërat duhet zhvillohen sa më mirë, por kjo duhet të jetë çështje e rregullave. KQZ kur vjen formulari duhet të verifikojë firmat dhe dokumentacionin. Ne s’kemi asnjë akt se si referendumi duhet të zhvillohet. Duhet një qëndrim i qartë për këtë gjë. Unë dua të parandaloj gjërat që të mos nisim procesin dhe pastaj të rregullojmë gjërat”,- deklaroi Kosovrasti. Për përfaqësuesin socialist, çështja e referendumit ndodhet në fazën paraprake dhe KQZ është e detyruar të zbatojë Kushtetutën. Sipas tij, kjo është një drejtë e nismëtarëve dhe modalitetet se si do të nënshkruhet, ku do të verifikojnë, janë primare. “Pra në mënyrë shumë praktike, para se të garantojmë anën procedurale duhet të garantojmë zbatimin e Kushtetutës. Nuk mund të vijnë 50 mijë zgjedhës që të nënshkruajnë në KQZ apo përpara noterit, por nënshkruesi lë të dhënat tek fleta tip me të dhënat personale dhe KQZ do t’i verifikojë”, – vlerësoi Salianji.

Pas dëgjimi të pretendimeve, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, vendosi shtyrjen e seancës për 40 minuta, pasi siç tha ai, anëtarët duhet të konsultohen mbi vendimmarrjen që duhet të marrin. Mbledhja ka vijuar në orën 1:30 për të dhënë vendimin. “Nga konsulenca që zhvilluam kemi këtë propozim. Mendojmë që në kohë të fletës tip të vendosim qarkun, rrethin, bashkinë ose komunën. Në mënyrë që njerëzit të plotësohen nga e njëjta zonë dhe të mos përzihen. Emri, atësia dhe mbiemri i nënshkruesit do të shkruhen me germa kapitale. Personat të jenë zgjedhës. Numri i identitetit të shkruhet qartë dhe fletët t’i bashkëngjitet fotokopja e kartës së identitetit sipas radhës së nënshkruesve”, – bëri të ditur Ristani. Por anëtari i KQZ-së, Artan Laze, kundërshtoi këtë propozim duke kërkuar që verifikimi të bëhet sipas nënshkrimit të çdo shtetasi shqiptar. Nga ana tjetër, ai sqaroi se nuk ka qenë pjesë e grupit të konsultimit. Përfaqësuesi i PS-së deklaroi se t’i kërkohet çdo personi të lërë një kopje të mjetit të identifikimit do të thotë t’i vesh barrierë të madhe procesit.

Edhe anëtarët e aleancës kundër importit të plehrave kundërshtuan këtë propozim. Përfaqësuesi i tyre, Blendi Kajsiu, theksoi se është e pamundur nga ana financiare, logjistike dhe organizative që të mblidhen 50 mijë fletë fotokopjeje. Kjo, sipas tij, është një dekurajim që iu bëhet qytetarëve. Këto pretendime nuk u morën parasysh nga KQZ. Me 5 vota pro, ky institucion vendosi fillimin e procedurave për mbledhjen e firmave sipas kërkesave të vendosura prej tyre.

 

 

Batutat në mbledhjen e djeshme të KQZ

Arben Ristani: Ekziston fakti që të mblidhen firma që nuk janë të vërteta. Nënshkrimet depozitohen në KQZ. Një nga këto firma mund të verifikohen nga laboratori kriminalistikes nëse rezultojnë firma të hedhura nga e njëjta dorë apo jo.

Lavdosh Feruni: Nuk jemi në çështje kriminale. Nuk janë kriminelë të gjithë.

Eridjan Salianji: Të nxjerrësh procedura penguese është një mënyrë e kulturuar për të mos e dhënë formularin. Ju keni detyrimin që brenda 20 ditëve duhet të jepni formularin.

Arben Ristani: Gri sallatë gri.

Eridjan Salianji: Sallatën e ke përpara ti.

Arben Ristani: Kush tha që kërkojmë të rregullojmë disa procedura?

Eridjan Salianji: Ju thatë që për të verifikuar firmat duhet të bëhet një akt nënligjor.

Arben Ristani: Mos ke pi që në mëngjes?

Eridjan Salianji: Ashtu të duke ty, mendjen tek pija e ke, faqoren me alkool që ke në xhep të duket sikur e kanë edhe të tjerët.

 

Ç’duhet të përmbajë fleta e nënshkrimit

Emri, atësia dhe mbiemri i zgjedhësit që nënshkruan në fletë, të jenë sipas dokumentit të identitetit dhe të shkruhen me germa kapitale, lehtësisht të dallueshme

Numrat e dokumentit të identitetit të shkruhen qartë, lehtësisht të dallueshme

Personat që nënshkruajnë të fletën tip duhet të jenë zgjedhës në momentin e paraqitjes së kërkesës

Plotësimi i fletës duhet të bëhet pa korrigjime

Fotokopje e kartës së identitetit

 

Çfarë kërkohet të shfuqizohet

Neni 22/ Rrjeti i integruar i impianteve të trajtimit të mbetjeve

3. Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim, kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se:

a) një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve;

b) importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të mbetjeve.

 

Neni 49/ Importi i mbetjeve jo të rrezikshme

1. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji.

2. Importimi i mbetjeve sipas pikës 1, të këtij ligji, është i mundur vetëm me autorizim të Këshillit të Ministrave.

3. Kërkesa për autorizimin e importit paraqitet në ministri.

4. Autorizimi i importit të mbetjeve jo të rrezikshme lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi.

5. Këshilli i Ministrave, kur shqyrton kërkesën për importin e mbetjeve jo të rrezikshme, merr në konsideratë arsyet e importimit të këtyre mbetjeve. Kërkuesi i autorizimit të importit të mbetjeve jo të rrezikshme duhet të provojë se janë shfrytëzuar të gjitha mbetjet, sipas e llojit dhe kodit, të kërkuar në vend.

6. Autorizimi për importin e mbetjeve jo të rrezikshme është i vlefshëm për një periudhë kohe deri një vit dhe i nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregulloret e miratuara në zbatim të këtij ligji, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret.

7. Në autorizimin e importimit të mbetjeve përcaktohen:

a) lloji i mbetjeve për importin e të cilave lëshohet;

b) standardet që lidhen me ambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre;

c)  kërkesat për monitorimin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.

8. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton listën e mbetjeve që lejohen të importohen dhe rregullat për zbatimin e këtij neni.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit