Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Krahasimi i Rames Cilin do te preferoja mes Fatosit dhe Saliut

Publikuar me : 11.11.2011 Ne : Politike - 48 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Episodet e mëposhtme janë shkëputur nga faqe të ndryshme të librit Kurban me autor kreun e opozitës Edi Rama. Fragmentet e përzgjedhura nga redaksia politike e Shekullit, zbardhin jo vetëm opinione të tij, por janë edhe dëshmi për ngjarje konkrete, të lidhura kryesisht me ambjentin politik. Më poshtë, pjesët:

 

Nano quante veten “më rrugaçi i politikanëve dhe më politikani i rrugaçëve…” (Faqe 171)

“….Për Fatosin nuk kam thënë ende që, në kohë të patrazuara miqësie, ishte shumë njerëzor, kalorësiak dhe inteligjent në çdo bisedë sado të vështirë. Orët e tij të mira shkuan duke u pakësuar në vite për t’ia lënë vendin një zdërhalljeje të pafundme në pellgun e vanitetit, por në ato orë kam mundur t’i admiroj mprehtësinë e të menduarit e zhdërvjelltësinë e të vepruarit, si edhe një qetësi relaksuese në ndjekjen me vëmendje të bashkëbiseduesit kur dëgjonte gjëra që s’i dinte. Kultura e tij ishte një raft i vogël librash të lexuar brenda një dhome të madhe diturish të grumbulluara me të dëgjuar, ngjarjesh, rrengjesh e anekdotash të mbledhura në valixhen e një përvoje jetësore, ku prej viteve të burgut ishte shtuar edhe një nevojë e çuditshme për të ngatërruar si me kast se kur duhej të ishte serioz e kur garip. Kjo e bënte, siç e pat thënë vetë njëherë çakërrqejf, e sjell këtu dashamirësisht, “më rrugaçin e politikanëve dhe më politikanin e rrugaçëve…”.

 

Olldashi për Berishën: “Lëre pse e nxeh, se do na mbajë këtu gjithë ditën” (Faqe 174)

“… Zgjidhja e kompromisit që propozova përballë murit shurdh të qeverisë në një tryezë ku debati rrodhi në përroin psikik të Saliut, që ia mori me të shara këngës së tij të dashurisë për Enverin, ishte që konkursi i ri të bëhej për guaskën e zbrazët të Piramidës dhe t’u kërkohej arkitektëve të huaj një tjetër martesë e godinës historike me një formë të re arkitektonike, duke akomoduar kështu edhe jetën parlamentare edhe jetën publike e qytetare dhe mbi të gjitha duke ruajtur proporcionet aq delikate të asaj zone. Po me murin s’fiitet, me injorancën e veshur me pushtet aq më pak, kështu përpjekja për kompromis u shua në hirin e zjarrit që ndezi aty me drurët e malit të akuzave të tij bariu i qeverisë dhe të cilit i fryu me fyellin e saj të vicklave baresha e parlamentit, çka mua më solli ndërmend Konicën “A kini në mos filozofi pak mend për të kuptuar që fjalët tuaja janë fjalë gomari?” ndërsa Sokoli, Olldashi, ministri i Punëve Publike, që më kishte qëlluar afër, më tha nëpër dhëmbë: “Lëre, pse e nxeh, apo që të na mbajë këtu gjithë ditën?”. Hapi rrugë të marrit, me një fjalë…”

 

Zëdhënësja e Berishës: “Dua të bëj karrierë, ky është një m..për të ngrënë’ (Faqe 150)

“… Kjo është historia e dhimbshme politike e kujtdo që ka mundur të bëjë karrierë në atë parti duke siguruar një vend për fytyrën në posterat elektoralë të PD-së dhe në fotografitë e qeverive të Saliut, ky është edhe mësimi që kjo komedi njerëzore e luajtur seriozisht, mbushur me akte kamikazësh që në publik s’e kanë për gjë të recitojnë çdo poshtërsi ndërsa në privat të thonë “kështu e ka politika!” i jep çdo të riu e të reje që kapërcen pragun e oborrit të bajraktarit, si një vajzë e re, fjala vjen, familja e së cilës ka lidhje jo edhe fare të largëta gjaku nga ana e baballarëve dhe sidomos miqësie nga ana e nënave me familjen time, e cila recitonte pa pushim nga selia e Partisë Demokratike të gjitha perversitetet e diktuara nga Saliu me celular për të përgojuar pikërisht familjen time, babanë, djalin, nënën e tij, nënën time, mua pa diskutim. Dhe kur Endri Fuga, drejtori im i komunikimit, që e kishte pasur në klasë në gjimnaz, i pataksur ngaqë mori vesh një ditë prej meje pikërisht këto lidhje, e pyeti “Si ka mundësi që ti pranon të shash publikisht me atë zhargon vulgar rruge një familje që ka lidhje me familjen tënde?” ajo iu përgjigj: “Unë dua të bëj karrierë Endri dhe ky është një mut për t’u ngrënë aty te ne, nëse do që Doktori të të japë dorën, ja si Gerti, Bogdani, që e hëngri të gjithin dhe pastaj u bë deputet!”

 

Ankesa për vëllanë e Bodes që kujdesej për breshkat në zyrën e Ramës (Faqe 183-184)

“….Dikush një ditë më pyeti se pse duhet të luftonte ai kur ishte i papunë dhe “bukën time”, kështu tha, e ha vëllai i Ridvan Bodes në bashki. As e dija që vëllai i ofiqarit të lartë të Saliut, me të cilin s’kam asnjë njohje e për të cilin nuk ushqej së largu asnjë respekt, përderisa ia njoh karrierën politike të filluar si anëtar i shoqatës së vullnetarëve të Enverit kur Shqipëria ishte ngritur më këmbë për të rrëzuar monumentin e diktatorit komunist, më pas si ministër të piramidave dhe, së fundmi, si ministër të një kolapsi financiar që po i afrohet vendit tonë në këto kohë si një furtunë e pashmangshme alla greke, ndërkohë që ky birboja vazhdon jo vetëm t’i bindet me përulësinë e një skllavi politikës antikombëtare të Saliut me financat dhe ekonominë e vendit, po edhe të bëjë avokatin e kësaj politike me vetësigurinë e një provinciali kokorroç. “E di ti, e di”, më tha ankuesi në fjalë, “që e ke aty vëllain e Ridvanit, se të ushqen breshkat në zyrë!”

Histori më vete ajo e dy breshkave që ndanë me mua zyrën e kryetarit të bashkisë, ngase një mik i huaj, artist, jo mjek në fakt, më pat thënë se prania e breshkës në mjedisin ku rri është një ndihmë e vyer për një astmatik dhe për mua, që vuaj qysh në fëmijëri nga astma bronkiale, po edhe më tërheqin besëtytnitë e çuditshme të kësaj natyre, ky m’u bë sebepi i kësaj bashkëjetese me dy breshkat që i mora me vete në makinë një natë teksa mundoheshin të kapërcenin rrezikun e rrugës para Pallatit të Brigadave, po burrin e urtë rreth të pesëdhjetave a diçka më shumë që hynte në zyrën time për t’u sjellë ushqimin, punonjës në Kopshtin Zoologjik, të cilit i dija vetëm emrin e ia çmoja një mirësjellje të pashtirur, si mund ta largoja nga puna pse kishte vëlla ministrin e Saliut? Madje në kohën e kësaj ankese i vëllai s’qe as ministër…”

 

Krahasimi mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës, sipas Edi Ramës (Faqet 247-250)

“….E kam të vështirë ta gjej brenda familjes sonë politike ndonjë kritik më të ashpër se sa veten për qeverisjen e trishtueshme të Fatos Nanos pas katharsisit të shpifur. Por e kam të pamundur të gjej arsye për të mos e parë e shprehur kontrastin që në fakt ekziston, gjithnjë e më i madh, mes dy keqqeverisjesh thelbësisht të ndryshme, mes arrogancës mendjelehtë të asaj keqqeverisjeje dhe harbutërisë dorërëndë të keqqeverisjes së Saliut, mes organizimit të çorganizuar të asaj keqqeverisjeje dhe çorganizimit të organizuar të keqqeverisjes së Saliut, mes pasojave jo të vogla të asaj keqqeverisjeje dhe dëmeve të pallogaritshme të keqqeverisjes së Saliut.

E, më e rëndësishmja, mes lirisë që, sidoqoftë, krijonte frymëmarrje edhe vetë brenda qeverisë e jo më jashtë saj gjatë keqqeverisjes së Fatosit, dhe mungesës asfiksuese të lirisë, jo në qeveri që as bëhet fjalë, po edhe shumëkund jashtë saj, përgjatë keqqeverisjes së Saliut që po mbyt Shqipërinë në borxhe, varfëri, papunësi, padituri, batakçillëk. Qeveria e Fatosit mblidhte urrejtje ngaqë s’dinte t’i bënte gjërat siç duhej, por s’mbillte urrejtje, sepse Fatosin e trullos mllefi hakmarrës po s’di të urrejë, ndërsa qeveria e Saliut mbledh urrejtje ngaqë i bën gjërat siç nuk duhet, po s’resht ndërkohë së mbjelli urrejtje, sepse të urrejë është gjëja që Saliu di të bëjë më mirë.

E gjithë historia e tij është një histori urrejtjeje, aspak e ngritur mbi ideologjinë, po vetëm mbi instinktin e zotërimit të pushtetit mbi të tjerët, jo duke i frymëzuar njerëzit ta ndjekin në rrugën e një të ardhmeje më të mirë, po duke i yshtur, me agjitacion vulgar e shpërblime korruptive, të urrejnë këdo që atij ia zë rrugën në ushtrimin e pushtetit dhe duke e sprovuar kësisoj shumë keq Shqipërinë njëzet vjet me radhë pas përmbysjes së komunizmit. (…)

Fatosi i frikej ligjit, Saliu e tremb ligjin. Fatosi ishte shtetndjekës edhe pse s’ishte shtetndërtues, Saliu shtetin e lidh pas vetes siç lidheshin të vrarët pas karrove të kondotierëve triumfatorë, sepse është shtetshkatërrues. Politikat e Fatosit s’dilnin jashtë hijes së shtetit edhe kur ceknin kufirin me antishtetin, politikat e Saliut shtetin e kthejnë në hije të tijën, sepse Saliu është antishteti që paraprin. E majta e Fatosit s’ishte e majtë, po hibrid mes së majtës e muhabetit për muhabet, siç ishte vetë Fatosi, e djathta e Saliut s’është e djathtë, po pjellë e flirtit mes komunizmit e bajraktarizmit, siç është Saliu vetë. Fatosi ishte në fund shiu, Saliu ishte qysh në fillim breshëri. Shqipërisë Fatosi ia punoi keq edhe për të keqen e vet, Saliu po ia punon si mosozot më keq, se veç oreksit të vet s’ka asnjë shtysë tjetër për të ndenjur në pushtet…”

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 79 here.
Volfart  Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyerambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Volfart, ka zhvilluar sot një takim me liderin e opozitës, Edi Rama. Në përfundim të takim të zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste, ambasadori i OSBE-së u shpreh se drafti i reformës zgjedhore “është i shkëlqyer” dhe tani nevojitet “hapi politik”. “Në bisedën time me kryetarin e Partisë Socialiste, unë e përgëzova për punën e mirë të bërë nga bashkëkryetari Socialist...Lexo te gjithe artikullin »


» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se
» Pr/ligji per akcizen, Tahiri Votimi, nul ligjor
» Grate dhe vajzat, me urdher ne takimin e LGI
» KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore
» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit