Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Politike - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Radhë në kufirin Bjellorusi - Poloni
Bjellorusia është një vend Evropian që po shkon drejtë izolimit për shkak të sanksioneve që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë ndaj regjimit autoritar të Alexander Lukashenkos. Por çuditërisht, ky vend qëndron në krye sa i takon marrjes së vizave Shengen për numër popullsie.
428 mijë viza të tipit-C (afat-shkurtër) janë marrë nga qytetarët e këtij vendi gjatë vitit 2010, thuhet në të dhënat e publikuar nga BE. Turqia e cila ka një popullsi shtatë herë më të madhe se ajo, numëron 522 mijë viza Shengen.
Në mediat bjelloruse, sot, është publikuar një artikull nga George Plaschinsky, analist për marrëdhëniet me BE-në. Në shkrimin e tij ai ngre një pikë pyetje të fortë duke thënë; Përse shumë vende jo-demokratike kanë të drejtë të hyjnë në zonën Shengen për 90 pa marrë një vizë? Ai përmend vende si Guatemala, Nikaragua, Venezuela, duke shtuar se këto vende janë më pak demokratike dhe më të varfra se Bjellorusia. Ai gjithashtu krahason vendin e tij me Shqipërinë. “Nëse vende si Shqipëria mund të udhëtojnë pa vizë në Evropë, pse Bjellorusët nuk munden?”, shprehet Plaschinsky.