Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kreret e Policise "harrojne" masakren e 7 gushtit

Publikuar me : 07.08.2010 Ne : Kronike - 144 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pervjetori i vrasjes se kater policeve, Xhani, Duckollari, Feskaj dhe Dizdari shtyhet per te henen


Drejtuesit e Policise se Shtetit nuk ndodhen ne Tirane, per te perkujtuar 4 Deshmoret


Dyert jane te hapura ne shtepine e Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Sajmir Duckollarit dhe Kastriot Feskajt. Por asnje funksionar i shtetit, nuk ka kaluar ende pragun ne kete pervjetor, per te ndare dhimbjen e maskres se 6 gushtit.


Zyra e protokollit ka harruar te postoje edhe informacionin mbi nje ceremoni qe pritet te organizohet te henen. Drejtuesit e Policise nuk jane ne Tirane. Kjo ka sherbyer si sebep per ndryshimin e dates se ceremonise perkujtimore te masakres se ekzekutimit te kater djemve te skuadres speciale ne Durres nga Dritan Dajti. Ceremonia e rastit eshte shtyre per te henen.


Si do zakoni dyert e shtepive jane te hapura. Rrofshi dhe e kujtofshi,- jane fjalet e pakta ngushelluese qe mund te thote cdo kush qe kalon pragun e shtepise se deshmoreve te atedheut.


Jane mbledhur dje per te ndare dhimbjen e per te kujtuar qe Sajmiri, Fatosi, Altini e Kastrioti nuk jane me. Ndersa shteti ka vendosur qe heronjte e tij ti nderoje nje dite tjeter. Te pakten kete ben me dije nje shkrese zyrtare e firmosur nga Dretjori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Ceremonia do te zhvillohet te henen dhe te vetmit zyrtare qe do te marrin pjese jane nendrejtoret e polise se shtetit.


Jane ata qe do te zhvillojne vizita nderi ne kater familjet e deshmoreve nderkohe qe asksuh nuk ka lajmeruar zyrtarisht per ceremonine qe pritet te zhvillohet. Te pakten kete thote nje prej familjareve te oficereve te rene ne krye te detyres.


Jane njohur me ceremonine qe do te organizoje shtetit privatisht nderkohe qe referuar shkreses se protokollit te ceremonise vihet re mungesa e drejtuesve te Ministrise se Brendshme apo edhe e drejtorit Burgaj. Ne krye te listes se ceremonise perkujtimore te kesaj masakre, si drejtuesi me i larte i shtetit do te jete zv/drejotri i Policise se Shtetit, Agron Kuliqi.


Ne heshtje te plote familjaret kujtojne diten qe nje vite me pare humben njerezit e tyre te afert.

Ne familjen familjen Duckollari, prej nje vit mungon Sajmiri


Nuk ka nje qosheze mure qe ne shtepine e Islam Duckollarit te mos jete e mbulur nga fotografite. Ne cdo cep te hedhesh syte do te shohesh djalin e beshem me sy te kalter qe te veshtron dhe te fal dashuri. Nuk ka cep te shtepise qe mund ti shpetosh syve te qeshur te Sajmirit e duket se Drita, e ema, eshte kujdesur qe cdo hap qe te hedhe neper shtepi te ndjeje prezencen e Sajmirit.


Ndaj me shume se sa nje banese e vockel ne rrugen Konferenza e Pezes, ne Tirane, shtepia e Islamit eshte nje muze fotografish. Por qe nga 6 gushti i vitit 2009, buza nene Drites si ka qeshur me. Fotografite jane gjithcka qe ka mbetur nga Sajmiri e me hijen e tyre do te rriten dhe femijet e tij.


Drita eshte kujdesur qe ne cdo moment Iliri dhe Adrioni i vogel te kene prane babain e tyre. Dua babin e madh,- thote Iliri qe si ka mbushur ende 5 vitet dhe kjo fraze e voglushit sa nuk ia plas zemren Drites. Iliri kerkon me insistim foton e zbadhur te babait, dhe here pas here pyet se kur te zbres nga qielli. Askush ne shtepine Duckollari nuk di ti shpjegoje Ilirit qe fotografite do te jene te vetmet kujtime qe do te kete nga babi i tij.


Drita rikujton ore e cast ditet dhe fjalet e te birit, qe kurre nuk do te hyje nga ajo dere dhe ta pyese se si ishte zgjuar ne mengjes. Nuk ka mundur te shoh te birin ne diten e fundit te jetes se tij. Nje telefonate rreth ores 9 te mengjesit, e 6 gushtit te kaluar, qe hera e fundit qe foli me te birin.


Çdo mengjes vinte dhe me pyeste se si kisha fjetur dhe a isha mire me shendet. E kishte zakon kete por ate dite nuk erdhi.


Ishte me pushime dhe me mori vetem ne telefon rreth ores 9 te mengjesit dhe me me pyeti se si isha zgjuar dhe se po shkonte me sherbim. Kjo ishte hera e fundit qe fola me te dhe me pas degjoja lajmet per gjemen qe me kishte rene,- rrefen Drita Duckollari.


E prej asaj dite ende nuk i jane thare syte packa se dy djemte qe ka lene Sajmiri jane vete jeta per te. Ju gezohet niperve te mbetur jetim por ata nuk jane Sajmiri, vrasha e te cilit ka thare syte dhe zemren e nje nene.

Babai Sajmir Duckollarit rrefen perjetimin e tij per humbjne e te birit, nje vit pas tragjedise Durresit


Islam Duckollari Jam krenar qe im bir nuk braktisi shoket


Te pret ne shtepi si do zakoni, ndersa dhimbja ia copton shpirtin. Islami eshte oficer i vjeter dhe e di fort mire cdo te thote te jeshe baba deshmori, ndaj shtrengon dhembet sa here qe nga shpirti perpiqet ti dale ndodnje fjale qe rrefen dhimbjen e nje babi qe humbi te birin ne diten me te bukur te jetes se tij. Perpiqet te tregohet i forte e per kete therret ne ndihme eksperiencen e vite te tera te rregullores ushtarake.


Por mjafton qe ne dhome te shfaqet Iliri, djali i vogel i Sajmirit e perballe tij nuk eshte me ai ushtaraku i rrepte qe kontrollon gjithcka, por nje baba qe pervec dhimbjes se humbjes se te birit i rendon mbi supe dhe amaneti i rritjes se dy femijeve. Per gazeten Shekulli, Islam Duckollari rrefen amenetet e te birit dhe pse ndihet krenar qe Sajmiri nuk braktisi shoket. Sa i perket Dritan Dajtit, kurre nuk do tia degjoje emrin, apo te flase per te.


Z. Islam, A i keni ndjekur hetimet dhe procesin gjyqesor per vrasjes se djalit tuaj?


Jo, dhe nuk dua as te degjoj emrin ketij njeriut. Kjo eshte nje pune e drejtesise dhe e shtetit dhe eshte ne nderin e shtetit te kujdeset per djemte qe japin jeten ne emer te tij. Ajo qe une di eshte se si sot nje vit, une nuk kam djalin ne shtepi dhe cfare do qe te ndodh asgje nuk do te ma ktheje Sajmirin ne jete.


A dinit me detaje profilin e punes qe kryente Sajmiri?


Ekzaktesisht se cilat ishin operacionet e punes se tij jo sepse Sajmiri asnjehere nuk fliste me detaje per punen e tij pavarsisht se une isha ushtarak. Mbaj mend se vetem nje here me ka marre ne telefon per ceshtje pune. Ka qene ne Leskovik dhe me pyeti se cfare quhej saksi ne kete zone. I thashe se quhet vazo lulesh. Ky ka qene i vetmi komunikim per punen. Por di kete qe sa here nuk e therrisnin ne ndodnje aksion nuk ndihej fort mire, pasi kete profesion Sajmiri e adhuronte.


Po per detajet e aksionit te zhvilluar me 6 gusht , ky pervec Sajmirit mbeten te vrare dhe tre koleget e tij, a jeni interesuar ndonjehere?


Jo. Sepse cfare do lloje gjeje qe te kete ndodhur kjo nuk do te ma kthej tim bir me ne jete. Sajmiri ishte specializuar per kryerjen e operacioneve te rendesise se vecante packa se pozicioni i tij ishte filmimi por une jam krenar per tim bire. Ai nuk ka braktisur shoket dhe eshte bashkuar me to per te perfunduar misionin qe u ishte ngarkuar, packa se ra ne krye te detyres. Sajmiri nuk e ka ditur se kush ishte personi qe duhet te arrestonin ate ditee. Po keshtu as shoket e tij.


Por Sajmiri eshte i fundit qe eshte ekzekutuar ate dite. Ai edhe mund te ishte larguar por nuk e ka bere kete veprim dhe une jam krenar qe dezertoi apo tradhetoi shoket packa se ndeshmerine ndaj punes se tij e pagoi me jete. Ate dite Sajmiri ishte me lejen e zakonshme deri me 15 gusht.


E kane telefonuar ne mengjes ku e kane therritur per te marre pjese ne nje aksion te konsideruar sekret. Sot mund te ngereshe shume pikepyetje por e verteta eshte se sot djalin tim nuk ma ktheen njeri ne shtepi ndaj une nuk jam interesuar asnjehere se si shkoi ky aksion dhe pse arrestimi i nje personi ne kerkim nga drejtesia pati nje bilanc kaq tragjik. Kjo nuk eshte detyra e nje prindi qe ka humbur djalin e tij.


Bashke me ju dhe tre familje te tjera kane humbur djemte e tyre te vrare nga Dritan Dajti, a ju ka bashkuar kjo dhimbje?


Ate dite qe eshte zhvilluar ceremonia e varrimit te djemve tane une kam bere nje fotografi dhe e kam zmadhuar. Nuk i ndaje nga djali im packa se na bashkoi dhimbja e madhe, Por atdheu nuk ekziston pa heronjte e tij. Keto jane djmete per te cilet do u flitet brezave, jane shtylla kurizore e nje populli.


Ka Shqiperia njerez qe japin gjak dhe kthehen frymezim per brezat qe do te vijne. Ndaj ndihem krenar qe im bir nuk braktisi detyren dhe shoket e tij. Me autorin e kesaj masakre drejtesia mund te beje cte doje, mua nuk me intereson sepse Sajmri nuk me kthehet me. Por shteti duhet te ruaj dinjitetin e tij.


Ju sot mbani te veshur nje uniforme ne emer te se ciles u ekzekutua djali juaj. A ndiheni pishman perse e keni ushqyer Sajmirin ndjek kete rruge...


Jo, Te qenurit polic ishte pasioni i Sajmirit. Per te detyra qe kryente ishte nje pasion qe jo vetem une por askush tjeter nuk mund ta shkepuste ndaj edhe pse sot nuk kam tim bir nuk ka nje dite te vetme qe te behem pishman per detyren qe ai ka kryer dhe per rrugen qe ka ndjekur. Me dhemb shpirti per tim bir por jam krenar qe ra ne krye te detyres, ne emer te nje uniforme qe Sajmiri i besonte.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit