Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Krimi ne familje, burri masakron ish-te shoqen me thike

Publikuar me : 14.09.2011 Ne : Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto nga vendi i ngjarjes


Dashamir Biçaku

“Nuk dua të dal e gjallë nga kjo shtëpi pa marrë fëmijët e mi”. Ky ishte betimi i Servete Karoshit (Çejkri), e cila prej gati dy vitesh jetonte e divorcuar nga bashkëshorti i saj, Haki Karoshi, por me një urdhër mbrojtjeje të Gjykatës së Tiranës. Që prej kohës së divorcit e deri dje, kur Hakiu, sipas policisë masakroi ish-gruan e tij, Servetja duhet të ishte e mbrojtur nga gjykata. Por burimet e policisë thanë se ajo kishte marrë disa thika në fyt dhe në trup duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat i shkaktuan vdekjen. Pas ngjarjes, autori i dyshuar i krimit, u vetëdorëzua në komisariatin e Policisë nr.4, ku edhe iu tha se kishte vrarë ish-gruan, e cila ndodhej në shtëpinë e tij në zonën e njohur me emrin Shkozë nr.1. Policia shkoi në shtëpinë e burrit dhe gjeti Servete Karoshin në dhomën që i kishte dhënë gjykata me vendimin e saj, i cili duhet ti garantonte edhe mbrojtjen nga burri.

Shkak për nisjen e konfliktit mes tyre, sipas policisë, ka qenë thyerja e një vazoje lulesh, çka ka bërë që më pas mes Hakiut dhe Servetes të nisë përleshja që përfundoi me vrasjen e gruas 32 vjeçare, nënë e dy fëmijëve. Policia konstatoi se Haki Karoshi dhe Servete Karoshi (Çejkri), kanë qenë të ndarë dhe jetonin në të njëjtën shtëpi. Ish- bashkëshortja e Hakiut, jetonte një dhomë katin e parë të shtëpisë. Në të njëjtën shtëpi, jetonin edhe dy fëmijët e saj, që kishte pasur nga martesa me Hakiun, një djalë 10 vjeç dhe një vajzë pesë vjeçe. Që prej asaj kohe në familjen Karoshi thuajse asnjë herë nuk kishte rënë qetësia, ndërsa herë pas here oficerët dhe efektivët e komisariatit nr.4, herë pas here ishin të detyruar të mbërrinin në komisariatin nr.4 të policisë për të vënë qetësinë në familjen Karoshi. Burimet e policisë thonë se thuajse në të gjithë rastet gruaja, lajmëronte policinë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj nga pjesëtarët e familjes së ish- bashkëshortit.

Vitin e kaluar policia e kishte arrestuar një herë më parë Haki Karoshin pasi kishte plagosur lehtë Muharrem Çejkrin, babanë e Servetes. Familja e gruas kishte shkuar në shtëpi për të sqaruar një nga incidentet dhe ishte përballur me dhunën e burrit. Vetë Servetja iu kishte thënë të njohurve të saj se nuk do të dilte nga ajo shtëpi e gjallë, pa marrë fëmijët e saj. Në të kundërt do të pranonte ta vrisnin nëse nuk do të merrte dot fëmijët. Ekspertët kriminalistë të policisë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, morën dëshmi të disa personave në vendin e ngjarjes mes të cilëve babain e autorit të dyshuar të krimit, Arif Karoshin, nënën e tij Hume Karoshin, si dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Policia shoqëroi në ambientet e saj, pas dorëzimit të Haki Karoshit pjesëtarët e tij të familjes të cilët janë pyetur nga policia mbi shkakun e mundshëm të krimit dhe rrethanat e vrasjes.

 

 

Hakiu nuk e linte Serveten të takonte fëmijët

Edhe pse një vendim i Gjykatës së Tiranës urdhëronte që dy fëmijët e Haki Karoshit dhe Servete Karoshit (Çejkrit), duhet të takoheshin me nënën e tyre çdo të shtunë dhe të diel, policia herë pas here ishte njoftuar se gruaja nuk mund t’i takonte dot fëmijët e saj. Madje në mënyrë të herë pas hershme kishin vënë re se djali i çiftit, nuk pranonte të takohej me të ëmën. Madje ai e ofendonte dhe e fyente nënën e tij. Një grua afër të 40-ve e cila banon në Shkozë dhe punonte në fabrikën e këpucëve në Shkozë me Serveten, tregon se të hënën Hakiu i kishte prerë rrugën gruas së tij të mos takohej me fëmijët. Sipas saj, Servetja ishte nisur për të takuar fëmijët e saj në shkollën e Shkozës rreth orës 14:00, të pasdites. “Kishte përgatitur për t’iu dhënë fëmijëve nga 10 mijë lekë të vjetra. E di që Hakiu nuk e linte t’i takonte fëmijët dhe madje shpesh herë e kërcënonte për të mos i takuar. Di që fëmijët i kishte mësuar të mos e takonin të ëmën. Madje djali i madh herë pas here e shante dhe e ofendonte atë”,- thitë kolegia e Servetes.

 

Fqinjët: Servetes i sajuan një lidhje jashtëmartesore

Disa fqinjë të familjes Karoshi tregojnë se dy vite më parë motrat e Hakiut, i kishin gjetur Servetes një fletë të vogël në të cilën ishte vizatuar një trëndafil. Kjo fletë mësohet se është përdorur më pas për të kryer divorcin mes tyre, duke e argumentuar ndarjen për motive tradhtie. Por kolegët e punës së Servetes thonë se letra ishte bërë prej tyre dhe se gruaja nuk kishte asnjë marrëdhënie jashtëmartesore. “Ajo shkonte në punë dhe kthehej nga puna, nga fabrika e këpucëve me motrat e Hakiut. Pastaj gjatë gjithë kohës, ajo qëndronte në shtëpi dhe merrej me punë të shtëpisë. Asnjëherë nuk ka pasur kohë të merrej me këto punë”,- tregon një kolegia e viktimës. Një fakt të tillë e pohon edhe një fqinje, e cila tregon se kjo histori është e sajuar nga të afërmit e Hakiut. Sipas  tyre vetëm pak kohë pas ndarjes, Hakiu, u martua me një grua tjetër, nga Dibra, çka sipas tyre provon se ata e kishin përgatitur gjithçka.

 

Babai i vrasësit: Nusja më goditi me dërrasë

Arif Karoshi, babai i Haki Karoshit, autorit të dyshuar të krimit tha se historia e konfliktit mes të birit dhe bashkëshortes së tij, ka nisur pasi gruaja kishte pasur një lidhje tjetër. “Vajzat e mia i gjetën një letër të vizatuar me disa trëndafila që ia kishte çuar i dashuri i saj. Madje në letër i kishte shkruar disa fjalë”,- tregon plaku 65- vjeçar, ndërsa duket e çuditshme mënyra se si i ndërton faktet. Pas divorcit tregon se i kishte kërkuar krushkut të tij, Muharrem Çejkrit, që të merrte të bijën dhe ai do i paguante pesë milionë lekë të vjetra, për të bërë një shtëpi pranë të atit. “Ajo donte vetëm 20 milionë lekë. Po unë aq para nuk i kisha. I pata dërguar pesë herë njerëz por ai nuk pranonte”,- thotë Arifi. Ai tregon se dje në mëngjes po qëndronte në oborr ndërsa i biri nuk kishte shkuar në punë në ndërtim dhe po rregullonte ca tuba uji. Servetja, sipas tij, i doli përpara dhe e goditi me një dërrasë. “Unë ngrita dorën dhe më ra të fikë, ndërsa Hakiu e kishte futur në dhomën e saj dhe e kishte rrahur”,- thotë plaku. Ky version është i ndryshëm nga ai i dhënë nga policia se konflikti kishte ndodhur për shkak të thyerjes së një vazoje luleje.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit