Publikuar me : 10.10.2011 Ne :
Kronike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një krim brenda familjes është shënuar ditëne sotme në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Mësohet se një 16-vjeçar ka vrarë me armë zjarri të atin. Sipas të dhënave të para, ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku pas një konflikti, adoleshenti ka rrëmbyer çiften, duke e qëlluar të atin për vdekje.
Identiteti i viktimës dhe autorit të krimit nuk janë bërë ende të ditura. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat autorin e krimit, ndëkohë që paralel me marrjen e tij në pyetje kanë nisur edhe hetimet.
Java që u mbyll shënoi një tjetër krim të këtij lloji në Pogradec, ku babai vrau të birin me sopatë.