Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Krishtlindjet, Bamir Topi e Sali Berisha “perplasje axhendash” sot ne Kishe

Publikuar me : 25.12.2011 Ne : Politike - 36 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Axhenda e vizitave në institucionet fetare me rastin e Krishtlindjeve, ka përplasur axhendat e Presidentit Bamir Topi me atë të kryeministrit Sali Berisha. Sipas njoftimeve të zyrave të shtypit të dy institucioneve, krerët më të lartë të shtetit,Topi dhe Berisha, do të vizitojnë në të njëjtën orë selinë e shenjtë të Kishës katolike.  “Nesër  datë  25.12.2011 ora 12:45, Kryeministri Berisha do të bëjë urimin e tij për Krishtlindje  tek Kisha Ortodokse dhe në orën 13:00 do të jetë tek Kisha Katolike”, thuhet në njoftimin  zyrës së shtypit të Kryeministrisë.

Edhe në njoftimin e institucionit të Presidencës, ora e takimit të kreut të shtetit përputhet me atë të shefit të mazhorancës. “Gjithashtu ju njoftojmë se ditën e dielë, më 25 dhjetor 2011, në orën 12.30, me rastin e Krishtlindjeve, Presidenti i Republikës do të vizitojë Selinë e Kryepiskopatës së Hirshme të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; në orën 13.00 Selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës dhe në orën 13.30 Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë”, bëhet e ditur nga njoftimi i zyrës së shtypit të kryeministrisë.

Urimet e zakonshme për paqe dhe prosperitet, dy krerët e shtetit do t’i zhvillojnë në të njëjtin vend dhe në orare të njëjta, ndonëse që prej 3 vitesh marrëdhëniet e kreut të shtetit dhe të kryeministrit janë tepër të acaruara. Ish nënkryetari i PD, Bamir Topi në intervistën e dhënë dy ditë më parë e cilësoi absurde gjuhën e përdorur nga kryeministri Berisha pas ngjarjeve të 21 janarit.  Kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do të ketë më rikthim të miqësisë së dikurshme Topi- Berisha, pas fjalëve fyese të këtij të fundit për trazirat e 21 janarit ku u cilësua nga shefi i mazhorancës si pjesëtar celulash apo “horr bulevardi”.

“Natyrisht që kam një memorie jashtëzakonisht të fortë dhe nuk harroj kollaj. Duhet të kuptoni që edhe në një bisedë tek e tek, jashtë publikut, jashtë kamerave njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm, apo jo. Është thënë dhe është stërthënë: ‘Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen’. Gjuha ka 77 muskuj që njeriu të përdor arsyen…”, theksoi Topi. Ndryshimet kushtetuese, sipas Topit, ishin moment i prishjes së marrëdhënieve ndërmjet dy politikanëve që solli edhe një  luftë mediatike dhe ligjore ndërmjet dy institucioneve.

“Momenti i ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, me sa duket ai është momenti kur filloi një ftohje, e cila natyrisht erdhi, sepse faktorët politikë shqiptarë, qoftë përfaqësuesit e mazhorancës, por edhe të opozitës, iu futën një ndryshimi brusk në Kushtetutë, pa u konsultuar në asnjë moment me Kryetarin e Shtetit. Sollën edhe një atakim të drejtpërdrejtë të kompetencave të Presidentit, aq sa edhe për një moment u diskutua mundësia e kundërfirmosjes së dekreteve të Presidentit”, deklaroi Topi.

Kriza ndërmjet kryeministrit Berisha dhe Presidentit Bamir Topi është reflektuar  në kthimin e mjaft nismave ligjore të cilat janë kthyer mbrapsht nga Topi , duke e detyruar mazhorancën që të përdorë forcën e kartonit. Ligji për Plehrat, ligji për pronat si dhe ligji i Akcizave janë vetëm tre prej ligjeve që kreu i shtetit ka refuzuar dekretimin e ligjeve,  nisma të qeverisë. Si hakmarrje, mazhoranca në Komisionin e Ligjeve rrëzoi disa prej dekreteve të Presidentit Bamir Topi për në Gjykatën Kushtetuese dhe për Gjykatën e  Lartë, duke vendosur në vështirësi vendimmarrjen në këto dy institucione tepër të rëndësishme të gjyqësorit.

Pas mbarimit të mandatit, mbetet për tu parë nëse presidenti Topi dhe kryeministri Berisha do të vijojnë betejën politike brenda Partisë Demokratike, apo kreu i shtetit do të krijojë një parti të re. Sipas statutit të PD, presidenti Bamir Topi është automatikisht anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Pandeli Majko

Deputeti Socialist Pandeli Majko ka zgjedhur një urim ndryshe për Krishtlindje duke përfshirë edhe veten e tij. “Për të gjithë besimtarët shqiptarë të krishterë, ju uroj gëzuar krishtlindjet, mbarësi në familjet tuaja dhe pak më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Një qiri do ja ndez edhe vetes këtë radhë..”, thuhet në faqen e rrjetit social Facebook. Deputeti i PS, ka vendosur t’i japë fund karrierës politike në Shqipëri për të nisur një karrierë të re në organizmat ndërkombëtarë. Ai ka konkurruar në një vend pune në kupolën e Kombeve të Bashkuara për postin e zv/sekretarit të Ban Ki Mun.

Rrjetet sociale

Komunikimi i politikanëve shqiptarëve me simpatizantët e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale të komunikimit si Facebook apo Twitter është bërë tashmë e zakonshme. Pjesa më e madhe e deputetëve por edhe drejtues të lartë të institucioneve shtetërore kanë hapur faqe zyrtare duke uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për Krishtlindje.

Aktivitetet

Numrin më të madh të aktiviteteve e ka zhvilluar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Festimet Kuvendi i nisi me një kokteil për deputetët pas përfundimit të seancës së fundit , ndërsa këto ditë janë zhvilluar aktivitete dhe ndarë dhurata për fëmijët e deputetëve apo të punonjësve të administratës. Deputetë të majtë dhe të djathtë kanë ulur fëmijët e tyre në karriget e parlamentit , aty ku zhvillohen debatet e ashpra dhe në jo pak raste përdorur edhe fjalori tepër i ulët.

Urimi i Presidentit

Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës së Krishtlindjes, të shpreh urimet e mia më të mira e të përzemërta për Ju dhe, përmes Jush, për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë kudo jetojnë e punojnë!  Nën kambanat e kishës, dritën e qirinjve dhe lutjet e besimtarëve, ky kremtim i shenjtë përjetohet çdo herë, si burimi i një jete më të ndritshme e më të lehtë, që mbart frytet shpirtërore të dashurisë, gëzimit, paqes, durimit, mirëdashjes, besimit, zemërbutësisë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit