Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kriteret e Perendimit dhe kriteret e Berishes

Publikuar me : 25.05.2011 Ne : Politike - 157 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dy komisioneret me te rendesishem te Bashkimit Evropian, Baronesha Ashton dhe Komisioneri per Zgjerim, Stefan Fyle, dolen dje mbasdite me nje deklarate te perbashket, ne te cilen konsideronin shqetesues interpretimin qe KQZ i beri rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane, dhe i benin thirrje Kolegjit Zgjedhor per nje gjykim te ndershem dhe te paanshem.


Ky eshte dhe qendrimi me i avancuar dhe me i detajuar qe Bashkimi Evropian ka mbajtur ndaj detajeve te procesit zgjedhor ne Shqiperi, duke shpresuar se diferenca e vogel e rezultatit ne Tirane duhet perdorur si shans per te konsoliduar sistemin.
Por ne te vertete kriteret e Perendimit dhe kriteret e Berishes jane krejt te ndryshme, dhe ky qendrim i tyre shume parimor dhe i lavderueshem, do te kaloje pa efekt ne Tirane.


Nuk do te funksionoje pikesepari pasi Bashkimi Evropian e bazon shpresen e tij tek sistemi, atje ku duhet te qendroje forca e nje shteti ligjor, ndersa Berisha e bazon fuqine e pushtetit te tij tek personat.


Ne rastin shqetesues te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nuk ka funksionuar ligji, por personaliteti i kryetarit te KQZ qe ndermori gjithe ate procedure me qetesi. Shume vete e mistifikojne Arben Ristanin dhe tri te tjeret qe ka ne krah. Çfare nuk kemi degjuar keto dite per te. Dikush e super-vlereson si nje skifter te Berishes, dikush tjeter si mafioz, dikush si mashtrues, dikush si hajdut, dikush si njeri me pengje nga e kaluara etj. Ka plot detaje te verteta ne keto paranoja, por njerezit qe e njohin mir, mund te thone pa frike dy cilesi te tij qe jane shume te vyera per Sali Berishen Eshte i palexuar dhe pa asnje ndjeshmeri ndaj opinionit publik.


Rralle ndeshen ne keto nivele njerez qe ndoshta skane lexuar asnje liber, qe nuk lexojne kurre gazeta dhe nuk shikojne lajme. Ne jeten e tij te perditshme ai eshte nje njeri qe vrapon pas argetimit, pareve dhe posteve te rehatshme per tia siguruar keto. Ai me pak se cdo qytetar nen-mesatar shqiptar, degjon lajme, kupton kush eshte Baronesha Ashton, apo perpiqet te marre me mend cdo te thote nje deklarate e ashper e Komisionerit Fyle. Te gjitha keto i duken nje gjuhe e huaj pa kuptim.


Ai eshte i shqetesuar vetem per detyren e radhes dhe brenda vetes eshte i bindur se nuk ka bere asnje faj perderisa ka zbatuar nje urdher. Ky karakter eshte nje siguri e madhe per Berishen, pasi neutralizon gjithe presionin perendimor, presionin e medies dhe opinionit publik per arsyen e vetme se keto zhurma nuk arrijne kurre ne veshet e ketij. Si ky jane se paku dhe dy anetaret e tjere te KQZ, dy partiake, njeri nga Tropoja dhe nje nga Shkodra, qe kane gjetur nje vend pune me rroge me te mire se ckane pasur me pare dhe me me pak impenjim.


I vetmi prej tyre qe vjen nga nje pervoje ligjore ne KQZ eshte Zguri, i cili eshte brenda logjikes se rreshtimit politik. Ky konfigurim eshte kriteri me te cilin Berisha ia del te behet faktor ne krize, dhe te detyroje Perendimin ti kerkoj favor per te negociuar anulimin e skandalit te KQZ. Pa Ristanin dhe anonimet e tij Berisha do ishte sot teresisht jashte vemendjes se Perendimit dhe te shqiptareve si nje humbes i madh. Tani eshte ne qender te vemendjes si nje grabites i madh.


E njejta histori po perseritet dhe me Kolegjin Zgjedhor. Per hir te se vertetes, edhe pse shume njerez jane kritik me te, ne traditen e tij nga viti 2003 Kolegji Zgjedhor ka ruajtur nje standard te pranueshem gjykimi, perjashto ceshtjen e debatueshme te zgjedhjeve te vitit 2009. Dhe vereni praktiken me te cilen Berisha ka nisur te punoje me ta. U ka cuar nga tre- kater survejues te veshur si police nga pas, ne shtepi, ne pune, ne rruge, kudo qe te jene, me qellim qe ata te ndjehen te terrorizuar dhe nen kontrollin e plote te tij.


Nderkohe u skanon hallet, problemet, te metat, meritat dhe i kapitalizon ato. Ne fund secili prej tyre para se te gjykoje me ndershmeri dhe ne menyre te pavarur sic kerkon Baronesha Ashton apo Kiomisioneri Fyle, do te gjykojne si te shpetojne nga Berisha dhe nga sistemi i tij qe kane mbi shpine.


Nuk duam ti paragjykojme, por njerez jane, edhe mund te thyhen. Ne keto kushte presioni nderkombetar, dhe sidomos qendrimet e ashpra te Bashkimit Evropian apo ODIHR, zhvleresohen nga nje sistem krejt i ndryshem prej tyre nga sistemi politik i Sali Berishes, i cili nuk bazohet tek institucionet dhe shteti ligjor, por tek kontrolli mbi individin dhe perdorimin e tij ne funksion te qellimeve te veta politike.


Ne kete sistem Sali Berisa eshte i pakonkurrueshem. Baronesha Ashton eshte vertet e shqetesuar nga KQZ-ja, por KQZ-ja nuk eshte aspak e shqetesuar prej saj, se as nuk e di fare kush eshte ajo. Baronesha Ashton po ashtu eshte e prirur te besoje se Kolegji Zgjedhor do jete i ndershem dhe i pavarur, por ai qysh tani eshte i burgosur dhe i survejuar si ne regjimin e kaluar.


Shqiperia gjendet sot para nje shansi te madh dhe nje rreziku te madh. Shansi eshte qe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane marre seriozisht faktin qe Sali Berisha ka futur duart ne zgjedhje dhe duhet te ndalet; rreziku eshte se ata mendojne qe ai mund te ndalet nga persosja e sistemit dhe shteti ligjor. Ne te vertete ai thjesht nuk ndalet, pasi nuk i ka asnje borxh shtetit ligjor, sistemit dhe vlerave perendimore. Nuk eshte prej tyre ne pushtet.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit