Publikuar me : 05.08.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 175 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dita e sotme nisi me një gjendje alarmante për bursat botërore. Tregjet më të mëdha botërore janë mbyllur me humbje si asnjëherë tjetër që nga vitit 2008, kur kriza ekonomike globale ishte në kulmin e saj.
Bursat amerikane pësuan rënie të mëdha, Doë Jones u vlerësua me -4.31 perqind, Nasdaq -5.08 perqind dhe S&P 500 shënoi -4.78 perqind. Aksionet e bankës JP Morgan dhe Bank of America ranë respektivisht me 5 dhe 7.4 perqind.
Kjo rënie drastike sipas ekspertëve erdhi si pasoj e panikut që ka kapur tregjet, sidomos ato evropiane e japoneze, të cilat gjithashtu u mbyllën me humbje. Bursa e Milanos regjistroi humbje mbi 5 perqind, me humbje deri në 3.5 perqind u mbyllën edhe DAX e Frankfurtit dhe FTSE në Londër. Situata e bursave ka tronditur jo vetëm shoqërit e mëdha por dhe qeveritë e vendeve përkatëse.