Publikuar me : 08.07.2011 Ne :
Rajoni - 155 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Banka Qendrore Evropiane është kundër çdo shtyrjeje të borxhit lidhur me situatën në Greqi, qoftë kjo një shtyrje e përkohshme.
Në një konferencë shtypi presidenti i BQE-së Zhan Klaud-Triket tha se në rast vonesash të pjesshme ose totale të Greqisë, BQE mund të mos i konsiderojë më obligacionet greke garanci të mjaftueshme në këmbim të kredive të dhëna nga bankat e eurozonës.
Triket theksoi gjithashtu se ishte përgjegjësia e qeverive të diskutonin me investitorët privatë për pjesëmarrjen e tyre në planin e ndihmave të reja për Athinën. Kjo deklaratë vjen një ditë pasi BQE rriti normat e interesit me 1.5 perqind si një zgjidhje ndaj uljes së inflacionit të euros në 17 vendet e eurozonës.