Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kancelarja gjermane Angela Merkel edhe një herë reagon për krizën në Greqi, duke theksuar se programi i shpëtimit që u përzgjodh për vendin, nuk duket se po funksionon.
Kjo deklaratë është publikuar ditën e sotme për pesë gazeta të mëdha europiane.
Duke e cilësuar Greqinë si “rast të veçantë”, Merkel reagon duke thënë se situata duhet të qetësohet, sikundër të rifitohet besimi i tregjeve.
“Vendet me borxh të ekzagjeruar, duhet të reformohen më shumë” dhe se “nuk ka kuptim të premtojmë gjithmonë e më shumë para nëse nuk luftojmë shkaqet e krizës”- ka cituar ajo.