Publikuar me : 22.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Bisedimet e qeverisë greke me bankat private në Greqi, për ristrukturimin vullnetar të borxheve kanë pasur përparime. Disa qeveritar janë shprehur optimist në deklaratat e fundit për mediat.
Kryeministri Lucas Papademos me anë të një komunikate për mediat e cilësoi zhvillimin e këshillimeve “të konsiderueshme”. Negociatorët e bankave folën në Athinë për “debat produktiv”.
Kusht për një paketë të dytë ndihme për Greqinë është që kreditorët privatë të heqin dorë nga 50 perqind e kërkesave të tyre.