Publikuar me : 02.10.2011 Ne :
Rajoni - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të paktën 700 persona janë arrestuar mbrëmjen e të shtunës në Nju Jork për bllokimin e trafikut në urën e Bruklinit. Ata ishin mbledhur në një manifestim kundër efekteve të krizës ekonomike. Burime të policisë kanë bërë të ditur se manifestuesit janë bllokuar pasi përbënin një kërcënim për rendin publik, pavarësisht karakterit paqësor të protestës së tyre.
Disa manifestues janë lëshuar disa orë pas arrestimit, ndërsa të tjerë pritet të dalinpara gjykatës brenda 24 orëve. Protesta ka nisur pasditen e djeshme në Liberty Plaza, ku prej dy javësh vijon kontestimi i “të indinjuarve nga Uoll Striti”, të mbledhur në një park vetëm disa metra larg bursës së Nju Jorkut, simbol i financës ndërkombëtare.
“Jemi të të gjitha racave, sekseve dhe besimeve. Jemi shumica, 99 perqind-shi dhe nuk mund të rrimë në heshtje”, kishin paralajmëruar më parë në faqen e tyre në internet aktivistët e lëvizjes “Kujdes nga Uoll Strit”.