Publikuar me : 11.08.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 119 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në lidhje me situatën e tensionuar ekonomike në zonën e euros, komisioneri për Financat, Oli Rehn deklaroi se BE po punon natë e ditë për mbajtjen e situatës nën kontroll.
Ai u shpreh se Spanja dhe Italia nuk do të kenë nevojë për një plan shpëtimi dhe bëri thirrje për qetësi. Por apeloi gjithashtu për ngritjen e Fondit të Stabilitetit prej 440 miliard euro, gjë e cila kundërshtohet nga Gjermania.
Rehn tha se tregjet nuk reaguan ashtu siç pritej ndaj marrëveshjes së 21 korrikut kur udhëheqësit e BE-së vendosën të shpëtojnë ekonomitë e Greqisë dhe disa vendeve të tjera nga kriza e borxheve. Rehn tha se tashmë bëhet fjalë për një situatë mbarëbotërore që kërkon ndërhyrje të nivelit të G20 apo G7.