Publikuar me : 31.01.2012 Ne :
Kronike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një shpërthim tritoli ka dëmtuar automjetin e një personi mëngjesin e sotëm në Krujë.
Burime për “Shekullin” bëjnë të ditur se automjeti me targa AA 985 BD është dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse që i ishte vënë nga persona ende të paidentifikuar.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se automjeti ishte në pronësi të një 25-vjeçari me iniciale E.Gj.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.