Kryeministri Berisha ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave.org ka bere te ditur se mediat kane zbuluar planet pregatitore ushtarake te qeverise pasi nja dy gazeta (qe u befshin gazep) kane publikuar foto te ministrit Sokol Olldashi duke qelluar me automatik MP5, e cila perdoret nga Garda e Republikes.
Sipas ketyre mediave, jo vetem Olldashi por edhe kryekuvendarja Topalli e paska shkrepur armen si burrat duke thene E kam fiksim me gjujt nje here me kete lloj arme.
Kryekomandanti i Forcave te Armatosura Gjeneral-Kolonel Sali Berisha theksoi se mbrojtja e Kryeministrise eshte detyre mbi detyrat. Armiku i brendeshem dhe i jashtem nuk luftohet me deklarata e me llafe por me plumbat e ligjit.
Berisha ka pergezuar kapitenin Olldashi per rezultatet e shkelqiera ne qitje dhe e ka uruar tu befte pushka Top por jo Bamir.
Te gjithe pa asnje perjashtim duhet te jemi te stervitur, kalitur dhe te pregatitur ndaj pucisteve te Edvinit, Bamirit dhe Ines theksoi KryeKomandanti Berisha.
Per kete qellim, zbori ushtarak do te rikthehet serish si detyrim ligjor i te gjithe popullit shqiptar
KryeKomandanti Berisha ka urdheruar qe te gjithe ministrat te sterviten dite-nate ne poligonin e Zall-Herrit. Disiplinat e stervitjes do te jene vrapi, kercimi trehapesh, qitje me arme (bresheri dhe tek e tek), pritje bombash Molotov dhe sidomos ne grushtim ku toger Palokja ka deshmuar se ka nevoje per stervitje itensive.
Kjo stervitje do te udhehiqet nga ish-koloneli i forcave komando Fatos Hoxha pasi ai e njeh kete zanat pasi ka punuar dikur ne Zall-Herr.
Cdo zyre ministrie do te pajiset me krevat, cante shpine, maska anti-gaz, arme dhe armatim. Ne cdo tarace ministrie te kete jo me pak se nje kunderajror.
Ne bagazhet e makinave ministrore te kete gjithmone ushqim per disa dite dhe armatim te lehte. Zyrtaret te mbajne gjithmone te veshur jeleket antiplumb.
Per cdo levizje te ministrave dhe te kryekuvendares duhet vene ne dijeni Shtabi i Pergjithshem i Kryeministrise.
Keto udhera hyjne ne fuqi menjehere dhe per kete aresye ato zbatohen dhe nuk diskutohen.