Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kryeministri merr nen vartesi kater institucione te reja

Publikuar me : 05.01.2012 Ne : Politike - 45 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga Denis Dedej

Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012 për të zgjeruar kompetencat e tij. Si çdo të mërkurë, kreu i qeverisë është shfaqur në orën 11:00 duke drejtuar mbledhjen e Këshillit të Ministrave, nga ku komentoi situatën politike dhe sfidat që do të përballet vendi gjatë vitit që sapo ka nisur. Por, në përfundim të mbledhjes, në faqen zyrtare të kryeministrisë janë renditur disa vendime për ndryshimin e kompetencave të disa prej institucioneve që janë në varësi të Këshillit të Ministrave.

Nëse më parë këto institucione vareshin nga Këshilli i Ministrave dhe vendimet në lidhje me to duhet të merreshin në mënyrë kolegjiale nga të gjithë ministrat, tashmë do të jetë kryeministri ai që do të kontrollojë këto sektorë të administratës shtetërore. Shumë prej këtyre drejtorive që më parë krijoheshin pranë Këshillit të Ministrave do të jenë nën strukturën e Kryeministrisë.

Vendimi i parë i miratuar dje ka të bëjë Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar “sekret shtetëror”, e cila ishte në varësi të Këshillit të Ministrave. Përmes projektligjit që do t’i dërgohet Kuvendit për miratim, kjo drejtori do të në kalojë në varësi të kryeministrit Berisha. “Për të organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar krijohet Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), institucion në varësi të kryeministrit. Drejtori i saj emërohet nga Kryeministri”,- do të jetë ndryshimi që do të miratohet.

Kjo drejtori është e rëndësishme në administratën publike pasi merret me mbikëqyrjen e rregullave të sigurimit fizik, ushtarak dhe elektronik të informacionit të klasifikuar, si dhe të anës teknike të marrjes, përpunimit, administrimit dhe arkivimit të tyre. Gjithashtu, DSIK harton procedura për parimet e klasifikimit dhe të shenjëzimit, trajnimit dhe edukimit profesional dhe harton udhëzime për klasifikimin e deklasifikimin.

Të njëjtën rrugë kreu i ekzekutivit ka zgjedhur dhe për të ndryshuar varësinë e Komisionit të Prokurimit Publik, që më parë ishte person juridik publik, në varësi të Këshillit të Ministrave dhe që financohej nga buxheti i shtetit. Tashmë ajo do të kalojë në vartësi të kryeministrit. Një prej institucioneve më të kritikuara nga opozita ai i Institutit të Statistikave do të kalojë nën administrimin e kryeministrit Berisha. INSTAT, i cili është institucioni kryesor për organizimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare në vendin tonë do të kalojë në varësi të kryeministrit Berisha. Më parë, ky institucion administrohej nga Këshilli i Ministrave.

Listës së shtrimit të kompetencave të kryeministrit i shtohet edhe Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit. AKTI ka për detyrë mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe të projekteve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në shkallë vendi. Ndryshe nga tre vendimet e tjera, ky i fundit do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

 Institucionet që kalojnë në varësi të kryeministri

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit

Komisioni i Prokurimit Publik

Instituti i Statistikave

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Presidenti, Berisha Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 65 here.
Presidenti, Berisha  Negociatat me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuaraKryeministri, Sali Berisha Në mbledhjen e mbrëmjes së sotme, kryesia e Partisë Demokratike mandaton kryeministrin Berisha dhe dy personalitete të tjera për fillimin e negociatave me partitë e tjera për presidentin. Berisha ka theksuar se do të ketë negociata, në të cilat do të përfshihet edhe opozita. Nisur nga marrëveshjet e së kaluarës me liderit e së majtës, kryeministri i cilësoi si të suksesshme ato me Nanon, ndërsa tërësisht të dështuara ato me Ramën, si...Lexo te gjithe artikullin »


» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave
» Presidenti, Berisha Negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Presidenti, Berisha negociata me opoziten, marreveshjet me Nanon te suksesshme, me Ramen te deshtuara
» Arvizu dhe Topi se bashku ne Elbasan homazhe ne nder te viktimave te 21 majit
» Volfart Miratoni reforme zgjedhore, drafti eshte i shkelqyer
» DASH Ligji “nuk ka fuqi” ndaj zyrtareve te larte
» DASH Ndaj zyrtareve te larte, ligji “nuk ka fuqi”
» DASH Ndaj zyrtareve te larte nuk zbatohet ligji
» Raporti i DASH Zyrtaret e larte nuk jane ndeshkuar per korrupsion
» Berisha takon Sekretarin e Pergjithshem te KE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit