Publikuar me : 21.09.2011 Ne :
Kronike - 78 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Forcat e komisariatit numër 2 të kryeqytetit vunë në pranga ditën e sotme dy shtetas nën akuzën e vjedhjes bë bashkëpunim.
Julian Alcani i vitlindjes 1995 dhe Egli Luka i vitlindjes 1994, akuzohen për mbi 20 vjedhje të kryera në Tiranë dhe Lezhë.
Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se të dy të ndaluarit kanë vjedhur kryesisht banesa, dyqane dhe pika të llotarive sportive.
Arrestimi mësohet të jetë kryer mbrëmjen e djeshme pranë rrugës “A.Z.Çajupi”, gjatë kohës që dy të ndaluarit po tentonin të vidhnin një pikë Eurolloto. /D.Biçaku