Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ksamil, gati operacioni "Bojaxhi" nr. 2

Publikuar me : 19.10.2010 Ne : Kronike - 166 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kryetari i Komunes, Vesel Kocia, paralajmeron prishjet e radhes. Protestojne disa banore Kocia projektoi godinat qe me pas u prishen


Ne Ksamil prej javesh ishte shtuar ankthi i banoreve pas fjaleve te perhapura per nje tjeter operacion Bojaxhi si ai i majit dhe se fundi eshte konfirmuar nje operacion i tille i pritshem.

Kete e ka pohuar nje deklarate e kryetarit te komunes Vesel Kocia, pjese e nje thirrjeje qe komuna u beri banoreve per te mos iu bashkuar disa protestave qe po zhvillohen se fundi ne Ksamil, ku ne qender te akuzave, si e perfshire me prishjen biblike te mbi 200 ndertimeve kater muaj me pare, eshte vene komuna dhe kryetari i saj.


Vec njoftimit, duke folur dhe vete per protesten, Kocia tha se se shpejti do te kete nje tjeter operacion kundrejt gjithe atyre ndertimeve qe binin ndesh me planin urbanistik te miratuar per Ksamilin. Modalitetet e operacionit te pritshem nuk jane bere ende te ditura, por kryekomunari Kocia eshte mjaftuar ta konfirmoje aksionin e pritshem, ku ka vene theksin dhe te rrethimet e banesave, qe do te jene objekt i prishjeve.


Protesta


Edhe pse kreu i komunes se Ksamilit, Vesel Kocia, kontestoi deri diku operacionin Bojaxhi, duke u rreshtuar ne krah te banoreve ato dite ku nga germadhat ende dilte pluhur, shume zera nga radha e viktimave jave me pas thane se listat e prishjeve jane hartuar ne komune dhe nga vete dora e Kocise.


Por keto mbeten hamendje te paprovuara, ndoshta te nxitura dhe nga gjendja emocionale e momentit ku te demtuarit kerkonin medoemos nje kurban te atyshem. Ndersa ne protesten e djeshme u bene publike disa pyetesore te hartuar prej Albert Hoxhallit, i cili eshte vene ne krye te nje shoqate se sapoformuar per te demtuarit nga operacioni Bojaxhi.


Ne pyetesore, pyetjes se cili ua kishte bere projektin e shtepise qe me pas u ishte prishur, shume banore i pergjigjeshin Vesel Kocia apo Bledi, emri i inxhinierit te komunes. Kocia, i cili dhe ai ne profesion eshte inxhinier urbanist, kundrejt akuzes direkte qe i eshte bere, u pergjigj duke thene se asnjehere nuk kishte bere dicka qe te ishte e kundraligjshme. Ai tha se kishte bere projekte, por vetem si inxhinier urbanistike ne Sarande ku ka punuar vite me pare.


Ndersa nje banore e vjeter e Ksamilit tregoi godinen e saj ne Gentplan, ku per ngritjen e saj ka marre aprovimin e Kocise, por qe me pas i eshte rrafshuar, ndersa - sic tha - Kryetari i Komunes nuk i pergjigjej me per aprovimin qe i kishte dhene vete me gojen e tij. Po ashtu, te tjere banore ne proteste thane se Komuna dhe kryetari i saj jane shkaktare kryesore te asaj qe ndodhi ne maj te ketij viti ne Ksamil.


Perse policet ndertimore te Komunes na lane te ndertonim nese ishim kunder ligjit?!, Perse komuna na dha uje e drita e po ashtu na merrte detyrimet per to, nese ishim te jashteligjshem?! ishin keto disa nga ankesat e banoreve ne proteste.


Ne fund te saj, udheheqesi i protestes, Alber Hoxhalli, i cili tregoi dhe nje dokument qe, sipas tij, i ishte falsifikuar nga komuna, tha se do bente padi ndaj kryetarit Vesel Kocia me akuzen per shperdorim detyre e abuzime me postin.


Reagimi


Kryetari i Komunes Ksamil, Vesel Kocia, e ka quajtur protesten e disa banoreve si te deshtuar, duke e gjykuar nga numri i vogel i pjesemarrjes ne krahasim me numrin e madh te ndertimeve te prishura 4 muaj me pare. Madje sipas tij, protesta eshte e kompromentuar dhe nga koha kur zhvillohet, 4 muaj pas operacionit Bojaxhi. Ai e quajti kete levizje si te sajuar nga qarqe te majta me afrimin e zgjedhjeve lokale, sipas tij, per te hedhur balte mbi komunen dhe e quajti udheheqesin e saj, Albert Hoxhalli si trafikant trojesh e emigrantesh.


Ndersa njerezit qe protestonin i quajti te mjere, per shkak se, sipas tij, ishin te manipuluar politikisht. Ne anen tjeter, kembenguljes se gazetareve per tiu pergjigjur akuzave konkrete, sic eshte autoresia e tij mbi projektet e shtepive qe me pas jane prishur, Kocia u mjaftua ti trajtoje si politike, duke shprehur njeheresh dhe nervozizem ndaj gazetareve per menyren se si po i drejtohej pyetja.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit