Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kthehen azilkerkuesit e pare

Publikuar me : 28.10.2011 Ne : Kronike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli



9 azilkërkuesit e parë të rikthyer nga Belgjika kanë mbërritur në Shqipëri. Atyre u është refuzuar kërkesa për azil që kishin paraqitur pranë autoriteteve belge.

Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, po kryen hetime ndaj personave të kthyer  duke u sekuestruar dokumentacionin dhe po u merren deklarimet përkatëse.

Për këta persona pritet të ketë penalizimi duke u ndaluar udhëtimin në vendet e zonës shengen.

Pak ditë më parë janë kallëzuar nga policia dy drejtues të pushtetit lokal të qarkut Shkodër, të cilët kishin lëshuar dokumentet të falsifikuara për azilkërkuesit.

Në një vizitë pak ditë më parë në Tiranë, drejtori për Imigracionin dhe Azilin në Ministrinë e Brendshme belge, Freddy Rosemont, deklaroi se vetëm gjatë tetorit, shqiptarët kanë bërë 240 kërkesa për azil, kryesisht për probleme gjakmarrjeje.

Zyrtari belg deklaroi se janë konstatuar se afro 60 perqind e azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Belgjikës vijnë nga Qarku i Shkodrës, ndërsa 20 perqind e të tjerë vijnë nga qarku i Kukësit dhe 20 perqind nga qarku i Tiranës.

Sipas tij, çdo kërkesë azili do të trajtohet dhe shqyrtohet në mënyrë jashtëzakonisht shumë të shpejtë nga pikëpamja kohore dhe për azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria përgjigjja ndaj kërkesës së tyre është “jo”.

 

 

*   *   *

Policia e Shtetit ka kallëzuar dy drejtues të pushtetit lokal në qarkun e Shkodrës. Ramadan Likal, 45 vjeç kryetar i Bashkisë Koplik dhe Faz Shabaj, 62 vjeç, kryetar i Komunës Postribë akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” pasi “kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm se janë në hasmëri, me qëllim që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë”. Të dy këta drejtues janë zgjedhur nga Partia Demokratike.

Qytetar nga Shkodra pasi kanë marrë këto vërtetime kanë aplikuar për azil me argumentimin se janë në konflikte dhe në gjakmarrje.

Vërtetimet e lëshuara nga dy drejtuesit e pushtetit lokal sipas policisë nuk janë të mbështetura në ndonjë bazë ligjore dhe  në shumicën e rasteve janë të falsifikuara, pasi personat për të cilët ishin lëshuar këto vërtetime nuk figurojnë të jenë në hasmëri apo gjakmarrje.

Policia e Shtetit ka administruar gjithashtu dhe të gjithë dokumentet  e Sekretarit të  Shoqatës Misionarët e Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve të Shqipërisë me qendër në Shkodër pasi kjo shoqatë ka lëshuar gjithashtu vërtetime për azilkërkuesit.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioni

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 64 here.
Itali, denohen shqiptaret per shfrytezim prostitucioniDhune seksuale ndaj nje te miture, foto arkiv Dy shqiptarë janë dënuar me 6 vite burg pasi e përdhunuan dhe e nxorën në rrugë një vajzë rumune që të prostituonte. Vajza ngriti i denoncoi  shqiptarët duke i futur në burg për dhunë seksuale dhe shfrytëzim prostitucioni ndaj të miturave. Ngjarja daton rreth 2 vjet më parë në Sansepolcro, ku ajo një 17-vjeçare nga Rumania e sapombërritur në Itali, merret dhe mbyllet në një dhomë ku dy shqiptarë e mbajnë të mbyllur dhe...Lexo te gjithe artikullin »


» Voskopoje, vidhet kambanerja 300 vjecare ne kishe
» 50 italiane te tjere me diploma si Renzo Bossi
» Policia kryen disa arrestime per vepra te ndryshme penale
» Kerkohej nga Interpol Roma, arrestohet Berat
» Anetaret e Shtepise se Verdhe kunder hetimeve, hyjne ne greve urie
» Durres, kapen ne port dy te shpallur ne kerkim
» Ndalohen dy persona te shpallur ne kerkim ne portin e Durresit
» Arrestohet 22-vjecari, u vidhte njerezve vareset nga qafa
» Tragjedia e Himares, dy studente dergohen ne Austri
» Shkoder, pezullohen ekskursionet

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit