Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ku jane burrat?

Publikuar me : 22.12.2011 Ne : Kuriozitete - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Kristi Pinderi

OKB tregon zyrtarisht se gratë në Shqipëri ose nuk paguhen për punën e tyre, ose paguhen shumë pak. Në Shqipëri shqetësimi është si të “fusim” 30 për qind deputete në Kuvend, por jo si të përfshijmë në skemën e zhvillimit mbi 57 për qind të shoqërisë shqiptare që janë motrat apo fëmijët tanë nga 18 vjeç, e deri te nënat apo gjyshet tona 68 vjeç!

Një studim i fundit i financuar nga Kombet e Bashkuara në lidhje me si e shpenzojnë kohën shqiptarët, sugjeron një detaj ende të dhimbshëm për realitetin shqiptar: gratë në Shqipëri, nënat, motrat, vajzat, apo bashkëshortet tona punojnë shumë më tepër se burrat!

Zyra e shtypit e njësisë “UN Women” ishte e kujdesshme kur njoftonte me njëfarë ndrojtjeje se një ndër zbulimet më shqetësuese nga ky studim nuk duhet të jetë vetëm fakti se ne shqiptarët shpenzojmë 9 orë për gjumë, 5 të tjera për kafe e pak fare nga koha e mbetur për punë, por gjetja dramatike, sipas së cilës, puna më e madhe në jetët, familjet e brenda shtëpive tona vazhdon të kryhet nga gratë, e se përgjithësisht, gratë nuk paguhen, ose paguhen shumë më pak se burrat për punën që bëjnë.

Forma thuajse diplomatike për ta paraqitur që në krye të njoftimit për shtyp këtë gjetje të studimit në fjalë, ishte: “Në Shqipëri, femrat shpenzojnë më shumë kohë se sa meshkujt në kryerjen e aktiviteteve të punës së papaguar.”

Nëse vërtet ka një krizë të familjes në Shqipëri, na duhet të gjejmë arsyet jo tek statistikat e divorceve nëpër gjykatat e vendit. Ka shumë mundësi që, nëse ne të gjithë, ulim sot kokat dhe mendojmë me sinqeritet, të paktën një herë do të kuptojmë se në shtëpi, me siguri kemi dikë në këto momente që ose po gatuan për ne, ose po pastron, ose po kujdeset për fëmijët apo më të moshuarit e shtëpisë, zakonisht prindërit pensionistë të burrave, ose po mendon të na gëzojë, qoftë duke gatuar gjellën tonë të preferuar, qoftë duke hekurosur me shumë kujdes ndonjë këmishë, apo plaçkë që do na duhet ta përdorim nesër! Ky nuk është një pohim patetik, apo një pohim i dëshpëruar në mbrojtje të të drejtave të grave! Për fat të keq, ky është tashmë edhe një konstatim zyrtar i OKB që shpjegon më tej se “95 perqind e femrave të moshës 15-64 vjeç përkundër vetëm 37 perqind e meshkujve 15-64 vjeç janë të përfshirë në punët e shtëpisë, kujdesin për fëmijët, përgatitjen e ushqimit, blerjet dhe aktivitete të tjera të lidhura me punën e papaguar gjatë ditëve të javës.”

Nga ana tjetër, po ky burim, ndoshta më zyrtari nga çdo burim tjetër na tregon se: Meshkujt shpenzojnë shumë më shumë kohë në punë te paguar se femrat, si për sa i përket numrit të orëve dhe minutave, ashtu edhe në terma përqindjeje të personave që kryejnë punë të papaguar në një ditë mesatare. Vetëm 32 perqind e femrave shpenzojnë kohë për punë të paguar krahasuar me 56 perqind të meshkujve.

Është e trishtueshme kur në një shoqëri nënat që kanë hyrë në moshën e tretë vazhdojnë të punojnë njësoj si në kohën kur ishin 18, e se për këtë punë, qoftë kjo edhe brenda familjes ose nuk shpërblehen, ose u konsiderohet si një angazhim që u duhet ta bëjnë se kështu jemi mësuar ne!

Mjafton të shikosh intensitetin e filmave propagandistikë në Arkivin Qendror të Filmit në lidhje me “emancipimin e gruas” për të kuptuar se edhe në një shoqëri apo regjim diktatorial që nuk pyeste fare për të drejtat e njeriut në përgjithësi, të paktën në një aspekt, atë të “emancipimit” të çdo individi në shoqëri, nuk guxonte të çedonte: duam apo nuk duam ne, gruan dhe femrën shqiptare po ai regjim e bëri pjesë të rëndësishme të sistemit të vet ekonomik! Mirëpo sot, një prej problemeve kryesore, për të cilën duhet të shqetësohemi, nuk është detyrimisht pjesëmarrja në nivelin 30 për qind të grave në vendimmarrje. Në një kohë krize si e jona, duhet të shqetësohemi që të gjejmë bashkërisht përgjigje për këto pyetje:

Si mund të arrihet rritje ekonomike për vendin në një kohë kur më shumë se gjysmën e potencialit fizik, intelektual, por edhe moral të shoqërisë sonë ne e paguajmë në mënyrë të papërfillshme, ose nuk e paguajmë fare?

Si mund të ndreqim informalitetin në një vend, ku më shumë se gjysma e energjisë së prodhuar ose nuk vlerësohet mbi bazën e “çmimit real të tregut”, ose anashkalohet, ose përçudnohet në nivelet më maksimale të egoizmit të organizuar shoqëror?

Si ka mundësi që shumë prej intelektualeve femra të shoqërisë sonë, mësuese, eksperte të ligjit, ekonomisë, të çështjeve sociale, edukatore të fëmijëve tanë apo profesioniste në zanate të lira, u duhet të punojnë sot ose si “bebisitera”, ose si shitëse butikësh?

Si mund të jemi një vend i shëndetshëm, qoftë moralisht, por mbi të gjitha ekonomikisht, teksa nuk dimë si të shpërblejmë mbi bazën e tregut të lirë të punës, në një ekonomi të lirë, të paktën 57 për qind të popullsisë sonë?

Së fundmi, OKB përmes institucioneve të saj në Shqipëri i njoftonte me xhentilesë gazetarët edhe për një gjetje tjetër në këtë studim që mat mënyrën si ne të gjithë shpenzojmë ditët tona. Shkruante me kujdes, gati-gati sikur nuk donte të shqetësonte askënd: Të pasurit e fëmijëve më të vegjël se 7 vjeç ka një ndikim shumë të madh në mënyrën e përdorimit të kohës për femrat. Ato bëjnë shumë më shumë punë të papaguar krahasuar me ato që kanë fëmijët më të rritur. Për meshkujt, të pasurit, apo jo fëmijë përbën një diferencë të papërfillshme…

E lemë për një moment përllogaritjen teorike matematikore në lidhje me ekonominë në rastet kur femra, shumicë në shoqërinë tonë, nuk bën pjesë në skemën financiare dhe të zhvillimit në vend. Le të mendojmë për fare pak sekonda në këtë moment vetëm në aspektin e ngushtë familjar: Sa i shëndetshëm mund të jetë ai fëmijë që deri në moshën 7-vjeçare rritet ekskluzivisht nga një nënë e shfrytëzuar që duhet të kujdeset për gjithçka, teksa pranë saj ka një mashkull, i cili ose është larg, ose është jashtë “me punë”…?!

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit