Nenprefekti i Kucoves ka akuzuar nje shtetas se i ka ofruar 100 000 leke per te zene nje vend pune ne kompanine Albpetrol. Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se te henen, rreth ores 14 30 u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Bardhyl Afiz Avdo, 53 vjec, banues ne lagjen 4 Shtatori ne qytetin e Ures Vajgurore.
Arrestimi i tij u be pasi te dielen rreth ores 10 00, ka shkuar ne zyren e nenprefektit Fadil Marra per ti kerkuar ndihme qe te punesohej ne Ndermarrjen e Albpetrolit. Pas takimit me Marren, punekerkuesi Bardhyl Avdo i ka dorezuar atij nje zarf brenda te cilit kishte vendosur nje shume prej 100 mije leke te reja duke i thene zyrtarit se i kishte nga nje mik.
Pas marrjes se zarfit dhe konstatimit se brenda ne zarf nuk ndodheshin dokumente por shuma prej 100 mije leke, nenprefekti Marra ka njoftuar menjehere Strukturat e Policise te Komisariatit te qytetit te Kucoves, te cilat brenda nje kohe te shkurter kane realizuar kapjen ne flagrance te shtetasit Bardhyl Avdo. Ai akuzohet per korrupsion aktiv te personave qe ushtrojne funksion publik.
Fier, naftetaret ne proteste per largimet dhe pagat
Naftetaret e kompanise Albpetrol sh a brenda nje jave jane hedhur dy here ne proteste per te drejtat e tyre. Mengjesin e se henes, mbi 60 naftetare i jane drejtuar godines se drejtorise se pergjithshme te kompanise. Me thirrje dhe pankarta ne duar ata kane kerkuar rishikim te reformes, si dhe pagat e prapambetura. Fillimisht grupi i protestuesve eshte perqendruar ne nje rruge prane godines se Albpetrolit dhe me pas i eshte drejtuar portes kryesore.
Grupi i protestuesve gjithashtu ka kerkuar takim te menjehershem me drejtuesit e kompanise, te cilet ashtu si dhe ne protesten e javes se kaluar nuk kane marre takim me naftetaret. Protestuesit kerkojne rishikim te reformes qe po aplikohet ne sektorin e naftes. Sipas tyre, personat e prekur prej saj po goditen politikisht dhe per ta nuk po respektohen kriteret.
Ata jane shprehur se nuk behet fjale se po dalim nga puna pasi do privatizohet kompania, por ne po goditemi politikisht. Emrat tane ne listen e te shkurtuarve po i vendosin partiaket ne Fier e Patos, te cilet po kerkojne me ngulm daljen tone nga puna,- akuzojne naftetaret protestues.
Mes naftetareve te prekur nga reforma ne muajin qershor ka pasur edhe nga ata qe jane paralajmeruar se fundmi per nje gje te tille. Por naftetaret, edhe pse te dale ne reforme, nuk jane paguar ende prej kompanise ku kane qene te punesuar.
Na nxoren nga puna dhe na mbajten edhe parate,- keshtu kane akuzuar naftetaret. Protesta e se henes ka zgjatur per me teper se tre ore dhe eshte dashur nderhyrja e policise qe te largohej turma e protestuesve nga porta kryesore e kompanise.
Policia private qe ruan Albpetrol-in ka kerkuar ndihmen e policise se rendit. Naftetaret jane larguar, por sipas tyre do te vijojne reagimin me forma me te ashpra. Pritet qe brenda ketij viti te largohen nga puna afro 1600 naftetare.
PROCESI
Patrik Henri refuzon te paraqitet ne gjyqin e Gerdecit
TIRANE- Pronari dhe administratori i kompanise Southern Ammunition Company Inc (SAC) Patrik Henri, qe se bashku me kompanine Albademil te Mihal Delijorgjit kane ngritur fabriken e ferrit ne Gerdec, bashke me kater ish-vartesit e tij amerikane, nuk paraqitet ne procesin gjyqesor ndaj 28 te pandehurve qe po zhvillohet ketu e 13 muaj nga Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet.
Ka qene vete kryesuesi i treshes gjykuese, gjyqtari Ridvan Hado, i cili ka njoftuar palet ne proces se eshte ekzekutuar leter-porosia e derguar ne SHBA per njoftimin e Henrit dhe kater ish-vartesve te tij per tu paraqitur ne gjykate paraditen e djeshme.
Por, edhe pse jane njoftuar nga autoritet e drejtesise amerikane per seancen e djeshme gjyqesore, deshmitaret Patrik Henri, Rodni Teilor, Devid Houell, Uilliam Hart dhe Sidni Mekintur nuk kane preferuar te paraqiten.
Mosparaqitja e tyre beri qe kryetari i trupes gjykuese gjyqtari Hado me kerkese te prokuroreve te ceshtjes te perserite fletethirrjet me ane te leter-porosise duke i ftuar te paraqiten me 12 nentor 2010 prane kesaj gjykate.
Nderkohe, pervec pese amerikaneve, ne seancen e djeshme nuk kane preferuar te paraqiten edhe deshmitaret shqiptare dhe te fundit te organit te akuzes, shtetasit Andi Belliu, Kol Dedgjonaj dhe Flamur Hadushi. Me kerkese te prokurorise, togat e zeza vendosen perseritjen e flete-thirrjeve per tre keta shtetas, duke i ftuar te paraqiten te premten ne seancen e radhes gjyqesore.
Nderkaq, ne seancen e djeshme gjyqesore, vetem pak minuta para shtyrjes se seances gjyqesore, ishin avokatet e te pandehurve Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinarit, qe kerkuan nga gjykata ti vendose ne dispozicion nga nje kopje te vendimeve te ndermjetme te te gjitha seancave gjyqesore si dhe procesverbalet e shtyrjes se seances ku jane pezulluar afatet e paraburgimit ketyre dy te pandehurve te arrestuar. Ndersa te pranishem ne sallen e gjyqit pervec avokateve mbrojtes, ishin edhe te pandehurit Ylli Pinari, Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci.
Ngjarja per te cilen po gjykohen 28 te pandehurit e ketij procesi, ka ndodhur me 15 mars 2008 ne ish-repartin e tankeve ne Gerdec te pershtatur ne fabrike demontimi, ku si pasoje e shperthimit te rreth 700 kg tritoleve u vrane 26 persona dhe mbeten te plagosur e gjymtuar mbi 300 te tjere. F.Vezaj