Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kujt i bie rruga nga Kuta e vogel?

Publikuar me : 05.07.2011 Ne : Kulture - 158 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Fragment statuje i Panit, perëndisë së barinjve, maleve dhe gjuetisë, dashnor i nimfave


Ditëve të shtuna e të diela kur të gjithë shkojnë në plazh, prof. Muçaj shkon në vendet arkeologjike. Origjina e tij është prej asaj zone që e quan zemra e Toskërisë. Arkeolog për periudhat e antikitetit të vonë dhe mesjetës, prof. Skënder Muçaj, ka rrahur mirë territorin nga Shkumbini në Borsh. Vitet e fundit, pika e tij e eksplorimit është Bylisi. Nuk do të ndalet shumë te Bylisi, pasi disa herë e ka shtruar problemin e ekspeditave pa para. Është kthyer nga një inspektim në zonat që janë si rreze të këtij Parku Arkeologjik e që rezultojnë jashtë kontrollit. Kuta është ai vend ku prof. Muçaj kthehet pas 25 vitesh.

 

Sa është trajtuar zona e Kutës nga arkeologët?

Nuk është trajtuar shumë. Neritan Ceka flet për disa gjetje, një mbishkrim, një reliev varri. Por nuk është botuar gjë. Gjatë kohëve të ndryshme janë gjetur varre të shek. III para Krishtit, monedha që nuk na janë dorëzuar. Është gjetur ndër të tjera një monedhë e Athinës e shek. IV para Krishtit, që do të thotë se vendi hynte në rrugët e zhvillimit, në rrugën kryesore nga Apolonia në drejtim të jugut, duke ndjekur Luginën e Vjosës.

 

Çfarë interesi ka ky vend?

Kisha qenë për herë të fundit më 1986. Kuta sot është një fshat i zakonshëm i ndërtuar në një fushë në breg të Vjosës. Është një fushë pjellore dhe e madhe, ka kushte shumë të mira për bujqësi. Nga mesjeta dhe në kohën e pushtimit osman ka qenë nga fshatrat më të mëdhenj jo vetëm për Mallakastrën, po për gjithë Shqipërinë, me afro 510 familje. Dikur, si rezultat i njoftimeve, kisha identifikuar 3 vendbanime, një termë romake dhe një tjetër ku dukeshin gjurmët helenistike-romake dhe antikitetit të vonë. Në pamje kishte formën e një kishe të stërmadhe, 130 m të gjatë. Shkova të verifikoj si ishte situata. U detyrova të shohë edhe gjëra të tjera që kishin dalë gjatë kësaj kohe.

Parimi është që nëntoka jonë ka pasuri arkeologjike, diku paleolit, mexolit, diku bronz, hekur, periudhë helenistike-romake, antikitet i vonë, mesjetë e periudhë otomane. Nga gjithë këto pak kanë dalë mbi sipërfaqe.

 

Çfarë problemesh vutë re?

Fshatarët hapin gropa të thella për të mbjellë ullinj në një territor ku dihej që ka varre antikë. Midis këtyre ne mundëm të verifikojmë, gropa të hapura njëherë dhe të mbuluara, gjurmë të kërkimeve klandestine. Verifikuam së fundi varre dhe banesa të shek. II para Krishtit. Përkon me periudhën e pushtimit romak kur u shkatërruan qytete si Amantia, Bylisi, Rabia, të gjitha këto të fortifikuara dhe popullsia doli nga fortifikimi e u vendos në territore fshatare. Janë gjurmë që plotësojnë atë pjesë që nuk e njohim. Dhe duhet dhënë një përgjigje ku shkoi kjo popullsi.

Në zonën rrotull po edhe në fshat ka plot që interesohen për arkeologji, njerëz që kanë fituar një farë niveli jetese dhe interesohen për tokën arkeologjike të gjejnë diçka. Kjo panoramë nuk është gjë tjetër veçse tregues se në Shqipëri janë ndërprerë marrëdhëniet midis institucioneve qendrore dhe terrenit.

 

Çfarë bënë Instituti i Arkeologjisë ku ju punoni?

Instituti nuk ka detyrime për t’u marrë me terrenin. Dikur arkeologjia kishte bërthamat e saj nëpër rrethe. Edhe këto u mbyllën, siç e dini, dhe tashmë Instituti është në çatinë e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Dhe gjithë administrimi i pasurisë i ka kaluar Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë. Institucioneve nuk iu drejtohet kush dhe kjo është për të ardhur keq.

 

Çfarë mund të ndryshojë reforma që pritet të zbatohet në trashëgiminë kulturore?

Jam në dijeni të reformës. Kam mendime që përputhen dhe nuk përputhen me atë që propozon reforma. Por një gjë është e qartë: Institucionet, që nga Instituti i Monumenteve të Kulturës e deri te Ministria e Kulturës, nuk funksionojnë. Administratorët e ministrisë janë bërë si punonjës finance, që nuk duan t’ia dinë, nuk lëvizin vendit. Të gjithë këto struktura nuk kanë lidhje me mjedisin. Politizimi është i skajshëm. Askush nuk kërkon llogari. Reforma mendon t’i fusë në një piramidë të gjitha strukturat dhe pretendohet  se do të ketë më shumë kontroll dhe kërkesë llogarie. Ndërsa arkeologjia kthehet te modeli që ka pasur.

 

Atëherë, ju qarkulloni në terren pa jua kërkuar kush, me vullnetin tuaj?

Kam kontaktet e mia personale. Njerëzit më njoftojnë sa herë ndodh diçka.

 

 

Nga Vjosa deri në Osum

Gjithë territori i Mallakastrës që përbën zemrën e Toskërisë, që nga paleoliti deri vonë, ka pasur kushte të përshtatshme për jetuar. Njeri i lashtë gjahtar dhe mbledhës, kishte lumenj dhe detin afër që kanë krijuar luginën e Vjosës, Gjanicës e Osumit. Edhe në periudhat e neolitit, bronzit, hekurit, është prapë e pasur. Kulmi arrin në periudhën ilire antike – qytetare ilire ose periudhat klasike helenistike e pastaj romake. Ky territor ka qytete më shumë se gjithë territori i Shqipërisë. Duke pasur qytete, ka rrethe e qark vendbanime që janë të lidhura me këto qytete. Në qendër është Bylisi i madh, me qytetet e Klosit, Gurzezës, Dimali në krahun tjetër, Margëlliçi, Rabia, Kalivaçi. Të gjitha këto bënin një grupim të madh, disa qytete, disa qyteza, disa kështjella. Dhe krijonin një qytetërim së bashku, ajo që ne i themi Iliria e Jugut së bashku me pjesën tjetër të Vjosës. Po edhe një pjesë e Vjosës ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me këtë territor, siç është Amantia. Nga Kuta për të shkuar në Amantia është shumë afër.

 

Elsa Demo

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit