Dita Nderkombetare e Muzeut eshte neser. Ka tridhjete vjet qe cdo 18 maj Keshilli Nderkombetar i Muzeve (ICOM), prane UNESCO-s, e njeh si diten kur institucionet kombetare te kujteses ne te gjithe boten duhet te shpalosin mbi nje tematike qe Keshilli e cakton, nje trajte te pasurise se tyre. E natyrshme eshte qe kjo teme te kete nje koherence me dinamiken e zhvillimit qe kalon shoqeria (pavaresisht se fjala muze sugjeron vendin ku ky zhvillim koleksionohet).
Ne kete dite ofrohen disa lehtesira ne sherbime, bilete me gjysme cmimi, bilete falas, vizita pa kufizim orari. Njihet madje edhe ne vendet afer nesh, Nata e muzeve.
Shqiperia, anetare e ketyre organizmave, ka se paku dhjete vjet qe i deklaron zyrtare festat nderkombetare qe kane te bejne me muzete, monumentet, trashegimine shpirterore e materiale.
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve e cila sipas faqes zyrtare vazhdon te kete minister Ferdinand Xhaferajn, ndersa administrates vazhdon i mbahet fryma nga sherbimet e fushates per partine qe ka qeverine, sa per Xhaferajn, kandidat i humbur per bashkine e Durresit, sa per Bashen, ish kandidatin per bashkine e Tiranes, nuk i harron detyrat.
Leshon ministria nje deklarate per diten e muzeve, dhe eshte nje perkthim i deklarates se ICOMO-sit, dhe i motos qe kane shpallur nderkombetaret e trashegimise Muzeu dhe Kujtesa. Sepse Muzete bartin kujtime dhe tregojne histori. Ato kane ne koleksionet e tyre objekte te shumta qe jane thelbesore per kujtesen e komuniteteve. Keto objekte jane shprehje e trashegimise sone kulturore e natyrore.
Shume prej tyre jane delikate, disa te tjera edhe ne rrezik dhe te gjitha kane nevoje per kujdesje te vecante dhe konservim te vazhdueshem. Dita Nderkombetare e Muzeut 2011 do te jete nje mundesi e vecante per vizitoret per te zbuluar dhe rizbuluar kujtesen e tyre kolektive dhe individuale.
MTKRS njofton se muzete kombetare ne Tirane, Durres, Berat, Vlore dhe Korce, do te rrine hapur per vizita falas. Ministria ofron nje informacion te disa viteve perpara nderkohe qe njefare ndryshimi ne keta muze ka ndodhur. Muzeu Historik Kombetar prezantohet me gjendje 4750 objekte, me pavijonet e Lashtesise, Mesjetes, Rilindjes Kombetare, Pavaresise, me nje pavijon te ikonografise, ku ekspozohen ikona te piktoreve te shek. XIII dhe XIX. Thote se ka nje pavijon genocidi por ne te vertete nuk ekziston sepse eshte ne proces e siper ngritja e tij, dhe muzeu i etnografise gjithashtu po perpunohet.
Ne International Museum Day, Muzeu yne Kombetar ofron ate qe ka perdite dhe cmimi i biletes - si gjithe cmimet e biletes per cdo produkt kulture ne Shqiperi - eshte qesharak, 200 Leke, po aq sa cmimi i biletes per nje vizite ne Galerine Kombetare te Arteve, i perafert me cmimin e biletes per teater e opera.
Njoftimi se do te jete hapur gjithe dites dhe falas sherbimi, vlen edhe per Muzeun Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne Kruje. Prezantimi i ketij muzeu ne faqen te Ministrise thote Muzeu eshte ngritur ne vitin 1982, ne kalane e famshme te Krujes, kryeqendra e shtetit te arberit dhe personifikim i disfates se ushtrive turke, per tri here rresht, ne shek. XIV-XV. Jane te ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike qe flasin qarte per historine e popullit shqiptar ne shek. XV e me gjere.
Ne kete muze numerohen pavione te tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetes se hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe perballimit te ketij pushtimi, pavioni i keshtjellave mesjetare, i qendreses shqiptare, kanceleria e Skenderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinokotekes dhe se fundi pavioni i trashegimise dhe i jehones. Ne keto pavione jane ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile te ndryshme, ikona origjinale, shkrime, kembane e vitit 1462, shpata origjinale te shek. XV etj..
Ky muze, qe duke dashur ta paraqesin me nje strukture brenda parametrave te muzeologjise (ku pinakoteken e quajne pinokoteke, dhe e marrin per ndonje qender te perpunimit te kukullave prej druri qe gjepetot do ti benin per te nxjerr buken e gojes), ky muze pra, qe ha ne kurriz te qytetit, te pazarit te Krujes dhe gjithe turisteve qe e identifikojne ekzotiken e Shqiperise me ate Pazar, prape mbetet ne bisht sepse, per paradoks, eshte model autentik i muzeut apokrif mbi historine.
Seshte nevoja ta joshin me bilete falas vizitorin per te Qendra Kombetare e Muzeve Onufri dhe Etnografik ne Berat, as per te Muzete e Artit Mesjetar ne Korce, sepse pasuria qe ruhet ne to, dhjetera qindra objekte te kultit dhe artit ikonografik, jane vete muzeu me dinamik se tullat dhe guret qe i ruajne.
Por edhe per keto muze shtrohet pyetja kujt i vlen bileta falas? Korcareve dhe beratasve jo qe jo. As turistit jo.
Me cilet flasin muzete ne kete dite nese nuk e kane menduar si dite tjeter, si dite per Muzeun dhe Kujtesen?
Mos te flasim per Muzeun Arkeologjik te Durresit, objekti me i shemtuar arkitekturor, i trajtuar brenda si kacek i velur me objekte arkeologjike; as per Muzeun Kombetar te Pavaresise ne Vlore, ku i vetmi ndryshim i propozuar ne keto vite ishte propozimi i nje ish ministri Kulture nga Vlora per te futur ne muze nje seri bustesh te anetareve te qeverise se Ismail Qemalit!
Muze dhe Kujtese, kesaj moto te te tjereve muzete tane nuk i pergjigjen.
E per ta mbyllur kete llogari me frymen e fushates, ministria shton se njoftimi per vizita pa pagese, per daten 18 maj vlen edhe per parqet arkeologjike dhe te gjitha monumentet e kultures ne te gjithe territorin e vendit.
Nje teme per diten nderkombetare te muzeut ka nje qellim. Ajo i fton institucionet e trashegimise dhe kujteses historike ta aktualizojne memorien. Tema ne fjale mund te pershtatej shume mire me nevojat e nje opinioni publik lokal te ketyre koheve ne Shqiperi, i cili mund te trajtohej me koleksionet e vete muzeve, me ekspozita te perkohshme.
International Museum Day eshte nje dite per te vene ne pune fantazine, e per te treguar se muzete kane pergjegjesi per ti mbajtur gjalle idete e artit, historise duke i perditesuar per audiencen e sotme. Jane pergjegjesi ku piqen qe nga qeveria, Akademia e Shkencave, Ministria, institucionet e albanogjise, antropologjise, studimit te arteve etj..
Ne fakt, muzete tane e kane te veshtire ta levizin veten nga ketu ku jane. Muzete tane jane ca godina ku nuk qarkullon ajri dhe drita e mendjes.
Ku eshte ndryshimi i nje dite falas ne muze nga nje dite me pagese?
Kujt i drejtohen?
Ministria e Kultures eshte ne situaten e memecit qe e ndan nje lume nga njeriu me goje, te cilit i ben shenje se ka deshire te dale ne bregun e tij.
E meqe nuk ngrihet mbi nje logjike kjo dite, ajo mbetet nje dite fushatash per nxenesit e shkollave, dita me e keqe se si nuk iu duhet mesuar historia dhe nuk duhet mbajtur gjalle kujtesa.
Ky lloj muzeu duhet nxjerre jashte nga muzeu, me gjithe eren e leckes se cimentos dhe detergjentit te pastrueses, e vetmja pune qe bie ne sy ne nje vend ku nuk ndodh asgje.