Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kujt i perkas?

Publikuar me : 27.04.2011 Ne : Kulture - 178 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Viti 1992, aeroporti i Tiranes. Doganieri i kontrollon pasaporten shtetasit slloven Martin Berishaj dhe i drejtohet Zoti Martin, ju jeni slloven? Jo, jam shqiptar, nuk jam slloven!
Qytetari i huaj insiston te mbroje nje gje qe pasaporta, ku shkruhet Nationality Slovenian!, ia pergenjeshtron. Punonjesi i doganes, aty per aty, ia kthen E cte keqe ka vellai te jesh slloven?


Aty, ne aeroportin e Tiranes, Berishajt, sot profesor i shkencave sociale ne Universitetin e Lubjanes, i lindi ideja per te shkruar Identiteti dhe shtetesia (titulli i origjinalit Identiteta in državljanstvo, recensente dr. Braco Rotar dhe dr. Irena Šumi, perkthyer nga sllovenishtja nga Nikolle Berishaj, Botues Kolegji Universitar VICTORY, Prishtine, 2010).


Ky studim u be shkas qe Instituti i Sociologjise ne Tirane, nen drejtimin e Leke Sokoli, te takoje tri universitete nga Tirana, Prishtina e Lubjana ne nje simpozium nderkombetar, me 29 prill, ora 10 00, ne Universitetin Marin Barleti. Simpoziumi mban titullin e studimit teprof. Berishajt, Identiteti dhe shtetesia.


Dr. Sokoli thote se zgjedhja per studim e ketij koncepti kryesisht ne aspektin e antropologjise sociale e politike, eshte krejt e perligjur nga Berishaj. Ai eshte nje shqiptar ne nje bote te huaj, dhe me pak fjale studimi i tij shkencor ka per pike nisjeje nje motiv personal qe shpie nje debat mbi konceptet e identitetit dhe te shtetesise ne epoken tone.


Berishaj ka dhene nje kontribut per diskutimet aktuale ne shkencat shoqerore mbi shnderrimin e formave te vjetra te shtetesise dhe formesimin e te rejave ne rrethanat e vales se fundit te globalizimit.


Autori shtron pyetjen A mund te flasim vertet
per shtetesine pa kufij (ne aspektet e shumta shtetesia nacionale eshte ende prioritare!)? Perpos kesaj, rezultatet e hulumtimeve nuk flasin per proceset e njetrajtshme dhe te njellojshme te shnderrimit te shtetesise, por jane dallime si brenda shoqerive, gjegjesisht shteteve si edhe ndermjet tyre.


Ne baze te hulumtimeve duket se mund te flasim per shumellojshmerine e krahinave te pasqyrimeve normative dhe praktiken e shtetesise si brenda shteteve nacionale ashtu dhe ne permasat boterore.


Dr. Stane Južnič autor i parathenies se Identiteti dhe shtetesia shkruan se me kete veper te prof. Berishajt, shkencat humane shqiptare, meqe libri ekziston se fundi ne shqipe, perfitojne nje studim politologjik dhe antropologjik te klases se pare te krahasueshem me studimet evropiane.


Autori do te jete i pranishem te premten. Ne konferencen nderkombetare marrin pjese akademike e eksperte te fushes. Akademik Servet Pellumbi, Afrim Krasniqi, keshilltar politik i Presidentit te Republikes qe referon per Identitetin Politik dhe identitetin kombetar. Rasti i Shqiperise; Stephanie Scheandner bashkeautore me Bernd Fischer e librit Albanian Identities Myth and History e cila referon mbi te njejten teme te studimit te saj, mbi aspektet e mitit, historise dhe aktualitetit te identitetit shqiptar; Isabel Stroehle nga Universiteti i Mynihut referon per Identitetin dhe shtetesine nga nje qasje antropologjike.


Marrin pjese dhe studiues e historiane, perfaqesues nga Qendra e Studimeve Albanologjike.


Nga Tirana, organizatoret, Instituti i Sociologjise, Universiteti Marin Barleti Tirane; Universiteti i Lubjanes, Slloveni dhe Kolegji Universitar Victory i Prishtines e zhvendosin aktivitetin ne Prishtine e Lubjane.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shkolla e restaurimit, perfundon pjesa kombetare e programit

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 69 here.
Elsa Demo Me shpërndarjen e 24 diplomave të studentëve të trajnuar në kurset e konservimit dhe restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës, mbyllet faza e parë e një programi të plotë që UNESCO po mbështet në Shqipëri. “Mund ta quanim pjesa e pastër kombëtare e programit, sepse gjatë kësaj faze zhvillohen kapacitetet e ekspertëve shqiptarë të restaurimit”, thotë për “Shekullin” Siniša Šešum, mbikëqyrësi i UNESCO-s për shkollën shqiptare të...Lexo te gjithe artikullin »


» Qeveria i sherben Aliajt pas vdekjes
» Takim me Elena Kadarene
» Tri minuta ceremonial personal i Rones
» Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP
» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit