Publikuar me : 09.12.2011 Ne :
Politike - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Delegacioni i Parlamentit Evropian pas takimeve që kishte dje me krerët e shtetit dhe politikës shqiptare ka dalë me një deklaratë përmbyllëse me anë të së cilës inkurajon palët që të vijojnë bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që të përmbushen kriteret për integrimin.
Në një prononcim për mediat kreu i delegacionit të PE-së Eduard Kukan pas takimit me zv. Kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto është shprehur se BE-ja vlerëson arritjen e dialogut politik në Shqipëri, sipas tij kjo klimë politike duhet të vijojë edhe më tej.
Kukan u ka kërkuar liderëve politikë në Shqipëri të fokusohen tek çështjet e integrimit dhe për zbatimin e 12 kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian.