Nje kerkim shkencor i Prof. Daniel Ursprung arrin ne perfundimin se media dhe shoqeria civile ne ish-vendet komuniste nuk duhet te lejojne nje lider te vetem te behet shume i fuqishem dhe te ushtroje te gjitha pushtetet.
Daniel Ursprung ka zgjedhur argumente origjinale per kete konkluzion te njohur. Ai ka studiuar se si shfaqet kulti i individit permes fotove tek tre ish diktatore komuniste Stalinit, Nikolai Çausheskut dhe Enver Hoxhes. E perbashketa e tyre legjitimi i pushtetit permes krijimit te nje imazhi te idealizuar per veten e tyre.
Duke paraqitur rezultatet e ketij studime ai thote per programin shqip te DW Qe te tre i jepnin shume rendesi shfaqjes se personalitetit te tyre ne cdo institucion zyrtar, ne gazeta, TV, etj., duke synuar te idealizonin imazhin e popullit per ata.
Por ne kete synim te perbashket studiuesi Daniel Ursprung ka gjetur edhe ndryshimin mes kultit te individit tek Stalini, Çaushesku dhe Hoxha Ne rastin e Enver Hoxhes ai ishte i interesuar te paraqitej si nje lloj babai i kombit, te kishte shume kontakte me njerezit e thjeshte ne te gjithe Shqiperine, te takonte fshatare, punetore te fabrikave, gje qe duket qarte ne fotot qe kam studiuar. Ndersa ne rastin e diktatorit komunist rumun, Nikolae Çaushesku ne foto eshte vetem ai, udheheqesi dhe i pashoqeruar nga rumunet e thjeshte.
Diktatori komunist Hoxha e mori se pari modelin e ndertimit te kultit te individit nga Stalini. Por me kalimin e kohes kulti i tij mori nje lloj tradite kombetare duke u lidhur me ceshtje te realitetit shqiptar, figurave kombetare si Skenderbeu, apo luftetare si Çerciz Topulli,- thote Z. Ursprung.
Legjitimim i pushtetit ne mungese te zgjedhjeve te lira
Studimi fotografive te Stalinit, Çausheskut dhe Hoxhes e ka cuar Daniel Ursprung ne konkluzione qe i vlejne se sotmes dhe fateve te demokracise ne vendet ish komuniste te Europes Jug- Lindore. Komunistet erdhen ne pushtet duke shkaterruar shoqerine e vjeter dhe u perpjekur per te legjitimuar pushtetin e tyre ne kushtet e mungeses se zgjedhjeve te lira.
Prandaj u duhej kulti i individit, nje forme karizmatike e lidershipit, ku lideri paraqitej pothuajse si nje lloj shenjtori. Kjo duket qarte ne rastin e Shqiperise kur ne cdo shtepi ne kohen e diktatures komuniste kishte nje fotografi te diktatorit Hoxha gje qe nuk ishte ne Rumani p.sh.
Mesimet nga e kaluara i sherbejne te sotmes
Pasojat nga kulti i individit dhe perqendrim i te gjitha pushteteve tek nje njeri sherbejne si mesime nga historia. Nuk mund te ndertosh te ardhmen pa njohur te shkuaren perserit Daniel Ursprung. Mesimet nga e kaluara? Kurre nuk duhet lene nje lider qe te behet shume i fuqishem. Duhet ushtruar parimi i demokracise check and balance, - kontroll dhe ekuiliber. Nuk ka nje person apo nje institucion te vetem qe te kete te gjitha pushtetet.
Perkundrazi, ne demokraci pushtetet nuk i ushtron nje njeri i vetem dhe as nje institucion i vetem. Eshte shume i rendesishem roli i shoqerise civile dhe i medias per te vezhguar se cfare po ben qeveria, per te kritikuar ne kuptimin pozitiv te fjales kultin e individit. Pikerisht ky eshte mesimi i madh qe jep e kaluara,- thote Z. Ursprung.
Ne Shqiperi -shume pak studime per diktaturen komuniste
Ky mesim perftohet dhe transmetohet ne shoqerite e sotme postkomuniste permes kerkimeve shkencore per periudhen e diktatures komuniste. Per fat te keq ne Shqiperi te tilla studime jane te pakta. Eshte shume e rendesishme te behen me shume kerkime per periudhen e komunizmit.
Kam mbetur vertete shume i habitur qe ne Shqiperi ka shume pak studime per periudhen e Hoxhes nderkohe qe ne Rusi jane shkruar qindra mijera libra per Stalinin, po keshtu edhe ne Rumani per Çausheskun, kurse per Enverin dhe periudhen e diktatures komuniste ne Shqiperi ka shume pak. Dhe kjo eshte disi e cuditshme sepse Hoxha ishte ne pushtet 40 vjet ndryshe nga Çaushesku qe ishte vetem 25 vjet,- thote Daniel Ursprung.
Por ai beson se kjo eshte ceshtje kohe. Shembulli i studimit te periudhes se nazizmit ne Gjermani eshte nje argument ne favor te optimizmit te tij Nese shikojme se cfare ndodhi ne Gjermani ne 1945-en...u deshen rreth 20 vjet qe te fillonin vertete studime historike shkencore per periudhen e nazizmit. Me pare kishte shume pak dhe jo kerkime te mirefillta shkencore per ate periudhe. Edhe sot e kesaj dite ne Gjermani zbulohen ceshtje te reja mbi periudhen e nazizmit, qe kane qene krejt te panjohura.
Mendoj se pas periudhash te gjata diktature njerezve u duhet kohe qe te distancohen prej tyre dhe vetem pas kesaj studiues te rinj tregojne interes per te zbuluar nje periudhe ku ata nuk jetuan por qe e kane degjuar nga prinderit dhe gjysherit e tyre. Jam optimist qe ne te ardhmen do te kete me shume studime per periudhen e diktatures komuniste ne Shqiperi,- perfundon ai.