Kultura shqiptare e perbere nga paraardhesit qe ndertuan te paret vegla prej stralli, atehere kur nuk kishte as Greqi e Itali, as Bashkim Europian, as Obama, jane perdhosur, jane harruar, e jane keqtrajtuar. Jane neperkembur ne kohen e Enver Hoxhes, e se fundmi edhe ne kohen e ministrave te Aleksander Meksit, Bashkim Finos, Fatos Nanos, Pandeli Majkos, Ilir Metes, e mbi te gjitha tani, ne kohen e Sali Berishes.
Madje kjo kulture e jona eshte baltosur edhe me shume se grate, ish grate, apo dhe femijet e Fatos Nanos, Edi Rames, dhe se fundmi keta te Sali Berishes!
Epitetet perverse qe vete politikanet u kane damkosur familjareve te tyre dhe hallishverisheve qe ata jane akuzuar se kane bere, jane fare pak, po ti krahasosh me ate cfare po keta politikane, po kjo politike, e po keto pseudo-vizione, e madje po kjo shoqeri e jona u ka bere gjurmeve tona te lashta!
Profilet natyrore te ketyre lidereve tane, po ti shikosh me vemendje e me nje efekt te vecante drite, te ngjajne te gjithe me profilin e nje dhie, nje kafshe kjo gjysem e zbutur shtepiake qe sot, si edhe ata, vazhdon te shkaterroje kulturen tone.
Po, po, dhite dhe politikanet po na e shkaterrojne kulturen per te cilen paten respekt helenet dhe romaket!
Te gjitha qendrat arkeologjike dhe historike ne Shqiperi - te gjitha pa asnje perjashtim - jetojne sot ne nje llum persosmerisht te organizuar qofte institucional, qofte financiar, qofte njerezor, e qofte strukturor.
Per shembull
Po te shkoni tani ne fushen e Vrines, e te vizitoni Vilen Romake me te madhe te zbuluar ndonjehere ne territorin shqiptar (e shtrire ne mijera metra katrore, sipas gjasave vile fqinje me ate te Ciceronit) do te admironi konturet impresionuese te atyre dhjetera ambienteve qe perbenin kete vile, qe gjate dyndjeve barbare mbijetoi dhe madje u shnderrua ne shkelqimin e Butrintit, aq sa banoret besuan perfundimisht se turbullirat mesjetare kishin kaluar.
Do te shikoni edhe nje mausoleum impresionant me varre te banoreve, per te cilet dihet ekzaktesisht sa kane jetuar, nga se kane vdekur, etj. Por kujdes po aty do te shkelni edhe ne te pegerat e dhive dhe ne bajgat e lopeve, e do te pengoheni te guret dhe pllakat e shkaterruara prej ketyre bagetive e prej barinjve te tyre. Ato rrenoja jane fshehur nen toke per qindra e mijera vjet, e tani po i shkaterrojne dhite edhe lopet.
Kjo ska fjale per tu pershkruar!
Nuk ka asnje guide qe te te tregoje se ne token dikur te mbjelle me patate nga ish banoret e Ksamilit - te cilet ishin derguar atje nga rregjimi edhe qe te hidhnin tritol cdo dite per te hapur pastaj me pune skllaveruese brezaret e ullinjve - ka jetuar qindra vjet me pare ajka e Butrintit, e ne fillim te shekullit te 9-te (viti 814) edhe nje prej 5 njerezve me te fuqishem te Kostandinopojes, pra ajka e Perandorise me te fuqishme te kohes.
Mire qe nuk ka as edhe nje guide, por akoma me keq nuk ka as edhe nje rrethim qofte dhe primitiv qe te mbroje minimalisht kete zbulim, qe fale punes disa vjecare eshte shnderruar sot ne objekt debati shkencor ne disa universitete europiane. E qe duhet thene, u ka sherbyer (me te drejte!) vete arkeologeve angleze qe germojne ne Shqiperi prej vitit 1994, qe te sigurojne fonde e donacione te majme per punen e tyre ne Shqiperi.
Dhite e fermereve shqiptare qe ngjasojne si dhite e egra te maleve, leshojne cdo dite mbetjet e tyre ushqimore, jo vetem ne kete vile romake te fushes se Vrines, por edhe ne Diaporit, atje ku ndodhet manastiri i pare i te gjithe rajonit ne kohen kur njerezit mbanin mend kujtimet e dishepujve te Jezus Krishtit.
Keto kafshe te dashura por edhe te keqtrajtuara nga shqiptaret shkaterrojne gjithashtu cdo dite rrenojat e lashta, qe u ruajten deri me sot nga toka dhe natyra e qe nuk u shkaterruan nga komunizmi.
Nese doni te vizitoni sot Kryeqytetin e Epirit, Phoiniken, ne kodren rreze se ciles shtrihet fshati Finiq, duhet te pajiseni me nje makine te fuqishme fuoristrade, ose mundesisht kamion apo Gaz 51 i kohes se Enverit, qe ti beje balle rrugices bri humneres plot gropa, e balte qe te con pikerisht ne maje te kodres se lashte.
Pergjate asaj rruge do shikoni nje vegjetacion te cuditshem, te mbjelle per nder te Hrushovit e si dhurate prej tij. Vizita historike e ketij komunisti ishte gjithashtu nje shkaterrim per trashegimine tone, pasi gjate asaj vizite u realizua nje masaker e vertete ndaj gjarperinjve dhe gjallesave te rralla qe jetonin ne qytetet antike qe u vizituan nga lideri komunist Butrinti dhe Phoinike.
Nese do ngjiteni ne kete koder te Finiqit pra, per te admiruar shtepine e lashte me dy peristile, teatrin me te madh helenistik ne Shqiperi, apo mbetje te tjera aq te bukura te lashtesise, duhet te keni edhe aftesi te jashtezakonshme komunikimi per te bindur disa pseudo pronare qe pretendojne tju taksojne, meqe, sipas tyre, po kaloni me makine ne rrugen kodrinore qe paraardhesit (foinikasit????) ua kane trasheguar!
Ne maje te asaj kodre mbi 2000 vjet me pare lulezonte ajka qytetare epirote, ne qytetin e Pirros se famshem, ku Filipi i V i Maqedonise nenshkroi nje traktat paqeje me Perandorine Romake, e njejta qytetari kaonase kjo, qe ndertoi teatrin me te madh ne te gjithe territorin ku sot shtrihet politikisht Shqiperia.
Ky teater helenistik, me i madhi e me i bukuri ne te gjithe territorin tone, rrezikonte pak kohe me pare (e madje edhe tani) qe te shkaterrohej totalisht, pasi mespermes do ti kalonte nje rruge e asfaltuar me kater korsi qe do te perfundonte, sipas nje projekti idiot te ish funksionareve te komunes, ne nje parking super te madh, mu ne mes te agorase helenistike.
Ajo cimento e atij parkingu imagjinar do te shkaterronte te gjitha monumentet publike ne agorane e Phoinikes! Madje ai projekt, ende qarkullon ne mendjet e fshatareve te Finiqit... Keshtu do terheqim turistet dhe do u japim mundesi te ngjiten deri ne koder, thone banoret e Finiqit, te cilet gjate dimrit ndertojne nga nje pale themele shtepish mbi territorin e nekropolit (varrezes) se Phoinikes, duke shkaterruar keshtu, ne cdo konstrukssion, te pakten 4 varre antike!
E njejta situate eshte edhe ne Bylis! Po kaq rrezik nga shkaterrimi ka sot edhe Lezha me gjithe rrenojat mesjetare qe ajo perfaqeson. Nje pseudo project synon te ndertoje qebabtore atje, apo kioska, apo bar kafe, apo restorante, apo, pse jo edhe tymka pianecesh...
Keni degjuar per Amantian (apo ate qe njerezit e quajne Vlora antike)? Patjeter qe po!
Arkeologet shqiptare dhe angleze kane bere nje vezhgim dhe kane zbuluar jo vetem rrenoja jashtezakonisht te rendesishme per kulturen shqiptare, por edhe nivelin dramatik (po, po dramatik!) te rrezikut qe u shkaktohen rrenojave te Amantias.
Plloqe, quhet fshati shqiptar i ngritur mbi keto rrenoja. Nje fshat i braktisur totalisht nga shteti, i panjohur nga askush, qe nuk ka uje te pijshem, qe kullotat me te mira i ka mbi rrenojat e lashta te Amantias, qe nuk ka burre nene tia binde banoret te mos ushqejne dhite e lopet e tyre mbi kete pasuri te lashte!
Nje fshat qe ka me shume se gjysmen e popullsise femra, por qe vetem femer nuk shikon me sy neper shtigjet e tij - si te ishe ne kohen kulminante te Athines, atehere kur femra ishte nje qenie e dores se dyte e ku dashuria ideale, ajo qe edhe Sokrati me dishepujt predikonte ne simpoziumet (bisedat pas darkave, me nje gote vere ne tavoline) - pra ajo dashuri qe denohet sot, dashuria mes nje mashkulli te rritur e nje mashkulli minoreni...
Hajde ndergjegjesoji keta banore te varfer te fshatit Plloqe te Vlores se jetojne mbi rrenojat e Amantias!
E pse duhen ndergjegjesuar ata, kur vete pushtetaret, qofte ata lokale, qofte ata qe shahen me rob shtepie ne Kuvend, as qe nuk e kane idene e kesaj pasurie, e me keq akoma, as qe duan tia dine?!
Po rruga e Arbrit?
Ajo per te cilen duket se asnje qeveri nuk do te mendoje fare, eshte mbrojtja e zinxhirit te jashtezakonshem te fortifikimeve ilire qe gjenden rruges malore te Arbrit! Ndersa ne jug te vendit, ne Butrint, Phoinike, e kudo ku helenet apo romaket ngulen autoritetin, ka edhe sot njerez e shkencetare qe investojne miliona per ti studiuar, ne kete segment trafiku droge, nuk ka asnje interes te tille nderkombetar.
Se eshte pjese e nje kulture totalisht origjinale, si ajo e ilireve, mes tyre dhe e pjeses Dardane. Per Butrint, e Finiq, do gjejme gjithmone donacione, por per keto mure qe tregonin forcen e paraardhesve tane, do duhet te gjejme menyren si ti ruajme me forcat tona, tamam si ai sllogani komunist...
Deri atehere, edhe keto gjurme ilire qartesisht te dallueshme nga Peshkopia ne Kukes, permes rruges se droges, do te vizitohen e shkaterrohen dalengadale nga dhite, keto qenie qe as edhe shqiptaret, pasardhes te ilireve, nuk munden ti zbusin njeqindperqind...
Kafshe qe edhe mishin e kane te forte, edhe profilin e kane te ngjashem me disa politikane shqiptare...