Reforma ne fushen e trashegimise qe kerkojne autoritetet shqiptare eshte absurde dhe e kthen sistemin e administrimit ne vitet 60. E provon studimi i prof. Sebastiano Tusa-s mbi parqet arkeologjike te Apollonise dhe Antigonese. Komentojne Haxhimihali dhe Serjani
Parqet arkeologjike Shqiperia i ka te bukur. Interesi per trashegimine po rritet. Vete vendi ndodhet ne nje pozicion optimal gjeografik. Por te gjitha dyshimet bien ne strukturat drejtuese qe propozon Ligji i ndryshuar Per Trashegimine i cili behet operativ ne vjeshte. Ky hap eshte imponuar politikisht nga qeveria, me nje ekip i drejtuar nga Keshilltari i Kryeministrit per Trashegimine, Neritan Ceka dhe drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures Apollon Bace. Reforma, duke perjashtuar Butrintin, synon per 8 parqet, ne Lezhe, Shkoder, Apolloni, Bylis, Amantia, Orikum, Antigone dhe Finiqi, administrim sipas nje strukture me varesi qendrore. IMK behet Institut i Trashegimise Kulturore, institucion qendror shkencor ne varesi te Ministrit te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe prej tij varen 6 Drejtorite Rajonale te Trashegimise Kulturore (DRTK) ne Tirane, Shkoder, Berat, Vlore, Korce, Gjirokaster. Kjo hierarki eshte quajtur centralizuese dhe eshte kundershtuar rrepte nga nje brez me i ri se te lartpermendurit, eksperte me pervoja ne terrenin e trashegimise.
Para dy ditesh ne Ministrine e Kultures u ndane disa certifikata trajnimi nga nje tur ne Rome e Pompei, per specialiste te trashegimise dhe u shmang nje botim qe ndodhej ne ate tryeze ku ishte ulur ministrja ne detyre Zana Turku dhe eksperte zyrtare vendas e te huaj. Studimi i prof. Sebastiano Tusa-s, Menaxhimi fiskal dhe struktura drejtuese se sistemit te parqeve arkeologjike ne Shqiperi. Ne vemendje te vecante, parqet arkeologjike Apolloni dhe Antigone i botuar ne kuadrin e Programit Kultura dhe trashegimia per Zhvillimin Social dhe Ekonomik i cili zbatohet nga UNESCO dhe PNUD. Studimi i thelle dhe i qarte jep rekomandime qe mund te aplikohen ne sistemin e parqeve tona arkeologjike. Studimi ecen kunder reformes qe ka ndermarre qeveria, thote Engjell Serjani, drejtor i Zyres per Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik te Antigonese. Ne duhet te kemi parqe me nje strukture qe ti pergjigjet nevojave tona dhe prof.
Tusa sugjeron zgjidhjen e problemeve struktures se parkut ti shtohen kujdestare te monumenteve, punetore qe ti sherbejne turisteve. Me perjashtim te Butrintit, asnje park nuk ka roje 24 oreshe. Per Antigonene e shek. III para Krishtit, autori i studimit, nder te rrallet analiza te kesaj natyre qe kemi per trashegimine, thote se ka nje ngjashmeri tipike me Bibraktin ne France. Te dyja jane zona malore, jane te njohura per arsye te dy njerezve te medhenj te historise se shkuar Pirro dhe Vercingetorix. Aksesi i veshtire dhe margjinalizimi i Antigonese mund te tejkalohen duke investuar ne aktivitete qe lidhen me arkeologjine dhe evidencat historike te zones.
Pese vjet ka qe Antigoneja permendet si park me rendesi pas Butrintit dhe Apolonise. Pak muaj ka qe eshte bere me nje rruge 14km, me mur guri ne gjithe gjatesine, dhe ndjek gjurme te rrugeve te vjetra qe turisti pershkon gjithe Lunxherine e bukur derisa te mberrije ne Antigone. Serjani thote se eshte gati audioguida ne gjashte gjuhe te huaja, realizuar me 5 mije euro. Shkurt te dyja palet, besojne se rritja e standardit te parqeve do te thote rritje e interesit te vizitoreve. Kurse reforma qe ka ndermarre qeveria shton varesine e parqeve, shkurton punonjes dhe buxhete, filozofi mbytese e politikes per kulturen ne keto vite. Buxheti im eshte per rroga, thote Serjani qe punon me buxhet 5 milione leke dhe me 5 njerez.
Ne studimin e prof. Tusa-s, parashikohet nevoja e ligjeve te tjera qe duhet te ndikojne per ndryshime ne sistemin fiskal me qellim permiresimin e te ardhurave nga trashegimia kulturore. Eshte reale te mendohet qe per Apollonine dhe Antigonene do te duhen rreth 500 mije euro per secilen per te arritur standardet e kerkuara (pa llogaritur muzeumet qe mund te ndertohen ne te dy pikat). Per parqet e tjera kjo shume duhet te pakten dyfishuar. Por problemi kyc eshte autonomia. Tusa propozon qe te ndryshohet skema hierarkike e struktures periferike te Ministrise se Kultures (marredheniet mes parqeve dhe qeverise qendrore) si dhe me agjencite e tjera brenda ministrise (Instituti i Monumenteve) apo ministri te tjera (Instituti i Arkeologjise) duke i dhene autonomi parqeve. Mund te behet me ligj sic u be ne Sicili ne vitin 2000.
Drejtori i Zyres per Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik te Apollonise, Marin Haxhimihali pohon se per cdo njeri qe punon ne terren e kupton qe reforma nuk mund te zbatohet ashtu sic eshte shpallur nga autoritetet. Me kete lloj skeme askush nuk pergjigjet per vizitueshmerine. Vizioni i ketij brezi titullare institucionesh ne administrimin e trashegimise, ka shume pak gjera te perbashketa me cfare flasim. Kjo histori nuk eshte duel individesh, ketu diskutohet e ardhmja e trashegimise, nga te paktat fusha qe kemi cfare te ofrojme. Eshte per te ardhur keq nese nuk merren parasysh propozimet e eksperteve.
Kjo reforme nuk mund te zbatohet
Marin Haxhimihali
Profesor Tusa ka studiuar modelin e Apollonise dhe modelin e Antigonese pasi ka ardhur disa here ne terren dhe ben rekomandime per permiresimin e ketyre strukturave. Ky dokument eshte hartuar nga nje prej eksperteve me te mire te fushes se trashegimise kulturore ne Mesdhe, ne nje zone te pasur me monumente kulture te cilat perputhen ne kohe me monumentet qe ne kemi dhe problematika me te cilen perballen ne Sicili eshte e ngjashme me problematiken qe ne kemi, qofte per sa i perket raporteve privat-publik, ristrukturimit te institucioneve shteterore dhe menaxhimi ne terren.
Çelja e 8 parqeve nga autoritetet shqiptare eshte hapi i pare ne drejtimin e duhur. Jemi ne mesin e lumit, tani duhet te kalojme ne bregun tjeter. Ne bregun tjeter kalohet duke vene ne zbatim keto propozime mbeshtetje me te larte buxhetore dhe ristrukturim te drejtimit.
Duke pare organizimin ne terren, prof. Tusa jep dobesite. Ne jemi me 6 vete per nje Apoloni me 750 ha. Kur ke tri fshatra te banuar brenda perimetrit te parkut, si do ti menaxhosh marredheniet me banoret? Po me pushtetin lokal? Ketu spekulohet. Duket sikur ai qe eshte kuader i larte, rri ne hije. Studimi i Tusas sugjeron te pakten 15 vete qe eshte staf ne terren, jo staf zyre. Ligji i ndryshuar per Trashegimine thote te kete nje drejtori rajonale dhe nje brigade qe te punoje edhe ne Apoloni, edhe ne Orikum, edhe ne Bylis. Kjo skeme eshte nje piramide qe koken e madhe e ka ne Tirane dhe ka disa dege neper 7-8 rajone te vendit.
Eshte krejt e kunderta qe propozon Tusa. Do te thote ka nje park ne Antigone, atje te kete nje administrate. Eshte kthim mbrapa ne kohen e berthamave arkeologjike, me nje drejtori qendrore ne Tirane. Dokumenti qe kemi ne dore tashme eshte publik dhe mund ta konsultojne. Askush neser nuk ka me te drejte te thote, na falni se beme gabime, se nuk e dinim se si funksiononte, se parqet ishin dicka e re, se propozuam nje gje dhe na doli nje gje tjeter.
Konstatimi dhe parashikimi i prof. Tusa-s
Çfare ndodh
Ka disa persona te perfshire ne menaxhimin ditor te parqeve. Ka mungese kapacitetesh, nivel te ulet autonomie dhe pagesa te uleta. Por ka entuziazem ne staf dhe disa nga punedhenesit e parqeve kane nivel te larte profesional.
Çfare mund te ndodhe
Humbja e entuziazmit te stafit nese parqet nuk do te kene autonomi. Mbetet e forte konkurrenca e rrezikshme me Greqine fqinje. Renia e nivelit te turizmit.
Kane deklaruar
Sali Berisha
Bukurite e peizazhit nuk do te mjaftonin qe Shqiperia te ngjitej ne catine e botes si destinacion turistik. Thelbesore ne kete pozicionim te saj eshte trashegimia kulturore.
Neritan Ceka
Reforma ka ne thelb centralizimin e sistemit nen drejtimin shkencor ne IMK dhe decentralizimin ne administrimin e fondeve nga drejtorite rajonale. Kjo do te detyroje drejtorite rajonale te punojne ne menyre efektive, pasi deri tani marrin rrogen kot.
Apollon Bace
Reformen nuk e kam kerkuar as une e as ndonje tjeter, por kryeministri, koshienca e vendit, mbeshtetur nga ministri i Kultures.
Lorenc Bejko
Koncepti reformues synon te krijoje nje situate centralizimi kompetencash ne nje institucion te vetem (IMK) qe prish te gjithe ekuilibrat institucionale dhe con ne kushtet e nje konflikti te hapur interesi, ku nje institucion (kupto nje individ i vetem) planifikon, vendos, kryen, kontrollon vetveten, supervizon, nxjerr perfundime dhe ri-planifikon cdo gje qe lidhet me trashegimine materiale te ketij vendi! Model i denje per nje epoke qe kemi filluar ta harrojme! Meqe argumentet e panumerta profesionale nuk e kane tundur grupin reformator 70 e kusur vjecar mendoj se ka hapesire ti kerkohet nje institucioni legal te shqyrtoje paperputhshmerine e VKM me Ligjin e Trashegimise ende ne fuqi.