Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kur humbet tenxherja kapakun

Publikuar me : 21.06.2011 Ne : Kuriozitete - 131 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'Nga Ardian Klosi Edhe pse jeta kulturore ne Shqiperi duket e fjetur, sepse ngjarje kulturore ka fare pak, perseri debati ne kulture ose me mire nen kulture zien. Vetem se per fat te keq pa u folur per ceshtje mirefilli kulturore, por ai prapeseprape zien sepse eshte, si shumica e debateve te ne, politik dhe shterp. Keshtu dje m’u desh te degjoja e te shihja te nenkuptuar emrin tim, ne shkrimin e Agron Tufes te “Gazeta Shqiptare”, si nje nder pinjojte e “Bllokut” qe nuk duhet te kene guxim e fytyre te shprehen per rastin Kongoli para se te japin llogari per familjet e tyre. Per lexuesin e informuar nuk eshte e veshtire te kuptoje qe mllefi i Tufes drejtohet pikerisht kunder personit tim edhe pse nuk me permend me emer. Me stilin e zakonshem te gjysme frikacakeve qe nje gjysme, ku bejne sikur jane te shqetesuar per nje ceshtje te madhe kombetare (ne rastin konkret per deponimet e dikurshme ne gjyq te Fatos Kongolit dhe te drejten morale qe ka nje ish-bllokmen per ta kritikuar), e shtypin ne gazete, ndersa gjysmen tjeter ose shkakun kryesor pse sulmojne nje koleg, nuk e shtypin, por e fshehin duke menduar se kolege dhe lexues te tjere te pavemendshem nuk do ta kuptojne. Para se te rikthehem te rasti Kongoli, dua te shpjegoj kete shkak te vertete. Pak kohe me pare botova ne nje gazete on-line (ose blog) shkrimin me titull “Te jetosh ne taraf”. Aty shpjegoja se si Tufa eshte bere vitet e fundit figure emblematike e nje tarafi te caktuar kulturor (politik), i cili, pasi ze pozita kyce ne ministrine e Kultures, ne Fakultetin e Letersise (ku Tufa eshte profesor dhe gruaja e mikut te tij me te ngushte, deputet i PD, shefe katedre), ne RTSh (ku Tufa eshte kryetar i Keshillit Drejtues), ne Kinostudio e Teater Kombetar (ku Tufa eshte perseri anetar bordi), shperndan cmime kombetare brenda nje rrethi te caktuar vicioz qe perputhet ku me pak e ku plotesisht me tarafin. Kjo ka bere qe cmimet kombetare te jene krejtesisht te pabesueshme, te ngrihen emra te pamerituar, te shmangen punetoret e vertete te kultures dhe te ndiqet nga viti ne vit sistemi i rotacionit brendatarafor. Tarafi, me tej, punon qe personat e padeshiruar prej tij, te nxihen edhe ne tekstet e shkollave, ceshtje te cilen rastesisht e zbulova ne nje liber shkolle te vajzes sime. Ky ishte thelbi i shkrimit tim qe u botua ne nje blog dhe jo ne gazeten time “Shekulli”, pikerisht per shkak te perhapjes se madhe qe ka “Shekulli”, per t’i rene si te thuash nje kambaneze e jo nje kambane, per t’i dhene kolegut a kolegeve mundesi meditimi te qete per kete problem. Sic shihet nga shkrimi i djeshem, meditimi jo vetem qe s‘ka qene aspak i qete, por eshte kthyer ne nje gjenerator te vertete urrejtjeje. Debatin aktual te sotem per tarafet kulturore – une mund te kisha qene i gabuar, por pse te mos merrja nje pergjigje per ate shkrim? – Tufa e zhvendos ne nje debat qe perfshin biografine e tim ati, per te thene ti rri, pusho, se s’ke te drejte te flasesh. Se sa duhet perfshire nje person trete i vdekur ne vitin 1978 ne nje debat aktual te vitit 2011, kete publiku le ta gjykoje vete, se sa ka kuptim qe une te sulmoj personin e zotit Tufa me emrin e babait ose gjyshit te tij, sikurse ben anasjelltas z. Tufa me mua, kete le te na e shpjegoje vete ai. Une do t’i thosha qe ben mire te zhvilloje dy polemika te vecanta nje kunder personit tim dhe nje kunder tim ati ish-partizan e ish-funksionar i shtetit komunist, nje te trete po deshi edhe kunder gjyshit tim, dijetar e si-themelues i arsimit shqiptar. Se ndryshe, kur kerkon te sulmoje ate qe perfaqesoj une si Ardian dhe vetem si Ardian Klosi nepermjet paraardhesve te mi, eshte jo me pak qesharak se ajo deputetja e PD-se, dje nuse e Bllokut, qe sot uleret kunder “neobllokmeneve” ose ish-ministri i drejtesise Bumci qe i ben thirrje Edi Rames te kerkoje falje per krimet e babait te tij (skulptor). E gjithe demagogjia me bllokun dhe femijet e bllokut qe ka per baba shpirteror Berishen, pikerisht sahanlepiresin e bllokut deri ne vitin 1990, rimerret dhe amplifikohet per cudi nga njerez qe mbahen si te kultures, si te letersise se madhe boterore, ne momentin kur s’kane argumente per nje teme aktuale. Vec te kuptohemi, ajo nuk eshte naivitet. Sulmi ndaj ish-femijebllokmeneve, fsheh ne te vertete friken se babait shpirteror po i lekundet pushteti dhe bashke me largimin e tij qe andej, humbasin edhe funksionet, bordet, jurite, cmimet, tekstet e shkollave dhe gjithe te tjerat. Ndryshe vrazhdesine e polemikes nuk mund ta kuptoj. Si nje tenxhere qe nga llokocitja e avujve ka humbur kapakun. Te vijme tani te debati Kongoli, te cilin e ka rihapur ne menyre te shpifur “Gazeta Shqiptare”, ndoshta thjesht per te hequr vemendjen nga tema shume me te mprehta aktuale. Eshte e vertete se mund t’i kem rene me qafe me shume se c’duhet Fatosit me nje opinion timin te para dy muajve, kur thashe se kishte heshtur teper gjate. Vec me vone morem vesh, nga pergjegjesi i arkivit te Ministrise se Brendshme, se shkaktari dhe denoncuesi i vertete i tre personave te arrestuar per agjitacion-propagande ne shtepine botuese “Naim Frasheri” ne vitin 1980 ishte dikush tjeter, teper i fshehur ne ate kohe si agjenture e Sigurimit. Nderkaq, problemi i vertete i kolegut tim te dikurshem ne “Naim Frasheri”, shkrimtarit ne emer Fatos Kongolit, nuk ishte te qenit denonciator, por (sikurse eshte edhe sot), perputhja e tij teresore me regjimin ne fuqi, mungesa e plote e revoltes ndaj autoritetit. Mbaj mend qe atehere nuk kishte asnje fije disidence, qe pengu i tij me i madh ishte se qe pranuar kandidat partie, por mu ne mes te stazhit i denuan te atin dhe keshtu s’arriti dot te behej komunist me parti. Po keshtu sot, eshte i pari qe nenshkruan sa here qe regjimi demokratik i kerkon te rreshtohet ne ndonje peticion kunder opozites etj. Kjo, e theksoj, pavaresisht vepres se tij. Une i uroj me gjithe zemer Fatosit qe t’i mbetet vepra letrare dhe gjithe keto te tjerat te harrohen. Po keshtu shpresoj qe vepra letrare e Tufes ne te ardhmen te jete aq e mire, ta perpije aq shume, sa mos t‘i lere me kohe per cicmiclleqe dhe sulme me kod gjenetik. Megjithese me thene te drejten nga romani i tij me titull “Tenxherja”, pak shpresa kam. '
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit