Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Kur kasapi ben punen e kirurgut!

Publikuar me : 13.12.2011 Ne : Kuriozitete - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Agron Duka

 

Potë shohësh sjelljen e njerëzve karshi shoqërisë, do të vëresh se sa objektiv janë ata  në krahasim me kërkesat e saj. Pothuaj, çdo ditë kam rastin të ballafaqohem me kërkesa të njerëzve të cilët kërkojnë punë për të mbajtur familjen, por asnjëherë nuk më ka ndodhur që të kërkojnë më shumë nga sa u takon, ose diçka tjetër, tej kualifikimit të tyre. Një shofer, bie fjala, nuk kërkon të bëjë punën e ekonomistit, por të tregon patentën e mundohet të përshkruaj verbalisht, shkurt e qartë CV-në e tij, për të treguar se është i zoti vërtet në këtë lloj zanati. Në këtë këndvështrim, mund të sillnim edhe plot shembuj të tjerë, për të përforcuar mendimin se tek ne, në sektorin privat, njerëzit kërkojnë të bëjnë vetëm atë që dinë të bëjnë. Deri më sot nuk na ka ndodhur që dikush të paraqitet me diplomë apo kualifikim të falsifikuar, pasi do të dilte  krejt zbuluar qysh në ditën e parë të punës.

Por çfarë ndodh, kur i njëjti person, në kuptimin figurativ të fjalës, që ka “kontribute“ në fushatat elektorale, militant partie,  kërkon të stabilizohet me punë në struktura partie!?

I njëjti shofer, axhustator, apo punëtor ndërtimi, aq objektiv në kërkesat ndaj privatit, sillet ndryshe ndaj punëdhënësit-shtet. Meqë në fushata elektorale njihen me deputetë e ministra, i mbushet mendja top se është i aftë të bëjë edhe drejtorin e madh, jo më specialistin e thjeshtë.

Nëse guxon t’ju mbushësh mendjen personave të tillë, që nuk janë të aftë të kryejnë këtë apo atë punë, për shkak të mungesës së arsimit, kulturës dhe formimit të duhur, të përmendin menjëherë politikanë të lartë, apo drejtues aktualë në vende të rëndësishme, që nuk janë më të arsimuar se ata, pasi shkollën e kanë me të vjedhur dhe diplomën me të blerë. Dhe kështu pas këtij “presioni shoqëror”, shoferin e  fushatës e shohim drejtor e ndonjë tjetër edhe më lartë.. Dhe këta drejtorë të stisur, produkte të fushatave elektorale, kanë në varësi njerëz me të vërtetë të ditur, të specializuar brenda e jashtë vendit.

Por vetë, duke qenë të bindur se janë injorante, për atë post caktojnë një mëkëmbës, një intelektual të trembur, që u bën punën dhe u mbulon disi defiçencën intelektuale, arsimore e kulturore. Shumica e këtyre “drejtuesve”, kur shkruajnë emrin e tyre në ndonjë pusullë porosie, e fillojnë fjalinë me gërmë të vogël dhe e mbarojnë me gërmë të madhe.

Dëmi që pëson shoqëria dhe shteti nga ky fenomen i stërpërsëritur, është i pa llogaritshëm, pasi kasapi shkon të bëjë punën e kirurgut dhe kirurgut i japin kamën e madhe të kasapit. Ose e thënë më bukur, daullexhiun e orkestrinës popullore të fshatit e çojnë dirigjent në orkestrën simfonike dhe dirigjentin e çojnë t’i bjerë daulles.

Impenjimi ynë për t’u anëtarësuar në BE, është i natyrshëm dhe më shumë se i domosdoshëm, por kur në poste kyçe e drejtuese, shkojnë këta lloj tipash “të hedhur” dhe të kudogjendur, Europa na largohet gjëthnjë e më shumë. Dhe këta tipa, po u ngulën, nuk shkulen më kurrë, pasi janë mjeshtër për të mbijetuar. BE-ja, ka parametra dhe mentalitet krejt tjetër, për ndërtimin e administratës së lartë shtetërore.

Me sa shohim, mënyrën e rekrutimit në punë  në ndërmarjet private, vëren se atje kërkesat janë  shumë rigoroze. Çdo gjë shikohet me kujdes, për të emëruar dikë në një pozicion drejtues. Ndryshe shikohet ai që ka mbaruar një universitet të njohur në Angli apo Amerikë dhe ndryshe ai që ka mbaruar universitet private në Shqipëri, disa prej të cilëve mbijetojnë në saj të shtetit.

Kur them se mbijetojnë nga shteti, jo se ai i ndihmon me godina, apo asistencë, por shteti në këtë rast shërben si blerës i mallit skarco, që prodhohet me shumicë nga këto universitete. Kur këta të “diplomuar”, kanë qenë prezent  gjatë kohës studentore, është gjysma e së keqes, por kur ata i blejnë diplomat dhe kjo ndodh rëndom e me të zënë vende të rëndësishme në administratën shtetërore, dëmi është akoma më i madh. Dihet që injoranca në pushtet dhe me pushtet, të bën hatanë.

Gjithësecili nga ne, atje ku punon dhe jeton e has këtë fenomen, ndihemi  keq, por jemi ende të pa fuqishëm për ta ndryshuar këtë realitet, pasi politika i ka krijuar këto marëdhënie, sikur të ishin të  drejta, por pasojat i vuan shoqëria.

Shteti e shikon mirë, por nuk ka dëshirë të marrë shëmbull nga privati, ku ndodh krejt ndryshe nga sa thamë më lartë. Ndermarjet  private, si QTU, AMC  e të tjera, drejtohen nga specialistë shumë të kualifikuar. Madje, shpesh herë ato, nuk mjaftohen me kualifikimet e vëndasve e marrin manaxherë të huaj, të cilët japin ato rezultate, që të gjithë i shohim. Është kjo arsyeja, që njerëzit me kualifikim të lartë dhe që kanë mbaruar “pa mik” në universitete prestigjioze, thithen vazhdimisht dhe pa ngurim nga tregu i punës, e si pasojë ka një diferencë  të dukshme cilësore ndërmjet shtetit dhe privatit, rezultatet e së cilës, duken në arritjet e diferencuara të tyre.

Ka një gjë, që ndërmarjet private në Shqipëri, mund të marrin shembull nga Qeveria. Dhe kjo është “marketingu televiziv”. E them pa hezitim, se në këtë drejtim qeveritarët janë shumë të zotë dhe të pakonkurueshëm. Nëse flasim për punësimin, jemi ndër  të parët si në sasi dhe në cilësi, në se flitet për rritje ekonomike, konkurojmë me Gjermaninë, nëse flitet për turizëm, konkurojmë me ishujt Havai… Por duhet bërë pak kujdes, pasi ky “marketing” mund të përdoret për mallra stok e në se bëhet vazhdimisht, do të humbasim imazhin e për pasojë edhe klientelën.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit